19/12/2025
Perfundimi i suksesshem i vitit 2025 dhe planifikimi per 2026.
1 ne KS
, , , .fadil, , , .murati238, , , .bajrami, ,
Për Sh'net
19/12/2025
Perfundimi i suksesshem i vitit 2025 dhe planifikimi per 2026.
1 ne KS
, , , .fadil, , , .murati238, , , .bajrami, ,
16/06/2025
Pas 1200 km rrugë, ciklistët priten ngrohtësisht në Gjilan 👇
16/06/2025
Pas 1200 kilometrave – Ciklistët e Klubit Urban Bike 06 mbërrijnë sot në Gjilan!👇
16/06/2025
Dita e dhjetë
Sot do ta fillojmë ditën nga Kumanova, me emocione të përziera pasi udhëtimi ynë po i afrohet fundit.Gjatë rrugës patëm mundësi të reflektojmë mbi të gjitha përjetimet, sfidat dhe momentet e paharrueshme që kemi kaluar këto ditë.
Ne ora 16.30 - 17.00 do te arrime ne Gjilan ne sheshin Kadri Zeka - Nuhi Berisha.
Faleminderit sonzoreve tone:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan Fromager Kosova Restaurant Bujana Resort PLANET Gjilan FRON PARK shpk GigaGroup Agro Hermes Elender PILOT Danushi Com Fleta ENI Design Radio STAR Gjilan
15/06/2025
Dita e nëntë
Dita nisi në qytetin historik të Prilepit, i njohur për kalanë e tij madhështore dhe rrugicat me atmosferë autentike. Pas mëngjesit dhe një shëtitjeje të shkurtër, u nisëm drejt Velesit, një qytet i qetë buzë lumit Vardar, ku ndaluam për të marrë pak frymë dhe për të shijuar një kafe pranë qendrës. Pamja e qytetit dhe lëvizja e qetë e njerëzve krijuan një ndjesi rehatie që na shoqëroi gjatë gjithë ditës.
Pas vizitës në Veles, morëm rrugën për në Kumanovë, ku mbërritëm në orët e pasdites. Gjatë udhëtimit, natyra na shoqëroi me pamje kodrash dhe fusha të gjelbra që i dhanë rrugës një ndjesi qetësie dhe reflektimi.
Gjatë gjithë ditës, gjithçka shkoi mbarë – pa asnjë problem teknik apo shëndetësor. Atmosfera në grup ishte e mirë, plot humor dhe bashkëbisedim. Kishim kohë të bisedonim, të qeshnim dhe të shkëmbenim përshtypje për vendet që kemi parë deri tani.
Me Kumanovën si pikëmbërritje të ditës, ndjemë se po i afrohemi fundit të këtij udhëtimi, por edhe se çdo ditë na ka dhuruar diçka unike.
Faleminderit sponzoreve tone:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan Fromager Kosova Resort PLANET Gjilan Restaurant Bujana PILOT Elender FRON PARK shpk Agro Hermes GigaGroup Danushi Com ENI Design Fleta Radio STAR Gjilan
14/06/2025
Dita e Tetë – Udhëtim mes kulturës, natyrës dhe qetësisë
Këtë mëngjes u zgjuam në Strugë, të rrethuar nga ajri i freskët dhe zhurma e lehtë e lumit Drin që na përcillte prej ditësh. Pas një kafeje të shpejtë buzë qytetit, nisëm rrugëtimin tonë drejt Bitolës – një qytet me histori dhe arkitekturë të mrekullueshme, që ruan në çdo cep gjurmë të perandorive të dikurshme.
Pas një ndalese të shkurtër në Bitolë, vazhduam për në Manastir, ku vizituam disa nga vendet më simbolike dhe ndjemë thellë shpirtin kulturor të këtij qyteti. Atmosfera ishte e qetë, ndërsa rrugicat e ngushta dhe fasadat historike të godinave të çonin për pak në një kohë tjetër.
Më pas, udhëtimi na çoi në një nga perlat natyrore të kësaj zone – liqeni i Prespës. Aty ndalëm për pak më shumë kohë. U freskuam në ujin e pastër dhe pamja përreth ishte thjesht magjike – qetësi absolute, malet që reflektoheshin në sipërfaqen e liqenit, dhe zërat e natyrës që na bënin të harrojmë lodhjen.
Gjithashtu vizituam edhe shtepin ku eshte mbajte kongtesi i Manastirit ku eshte mare vendimi per Alfabetin e Gjuhës Shqipe
Pas pushimit në Prespë, udhëtimi vazhdoi drejt destinacionit tonë të fundit për ditën – qyteti i Prilepit. Edhe pse rruga ishte e gjatë, ishte një ditë që na dhuroi shumë: bukuri natyrore, histori, relaks dhe qetësi. Asnjë problem teknik, asnjë ndalesë e panevojshme – gjithçka shkoi më mirë sesa e kishim planifikuar.
Faleminderit sponzoreve tone:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan PILOT Restaurant Bujana Agro Hermes Elender GigaGroup FRON PARK shpk Resort PLANET Gjilan Fromager Kosova Fleta ENI Design Danushi Com Radio STAR Gjilan
14/06/2025
Dita e Shtatë – Nga Burreli në Strugë, përmes sfidave dhe bukurive mahnitëse
Sot ishte një nga ato ditë që do të mbeten gjatë në kujtesë. E nisëm mëngjesin herët në Burrel, me trupin paksa të lodhur nga ditët e mëparshme, por me shpirtin plot entuziazëm për atë që na priste përpara. Rruga drejt Bulqizës ishte e mbushur me ngjitje të vështira dhe zbritje që kërkonin përqendrim maksimal – një sfidë fizike dhe mendore për të gjithë.
Bulqiza na priti me atmosferën e saj të veçantë dhe mikpritjen karakteristike të zonës. Ndaluam për pak, u furnizuam me energji dhe vazhduam drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Për fat të mirë, gjithçka shkoi mbarë sot – asnjë problem teknik, asnjë pengesë e paparashikuar. Vetëm rruga, bicikletat tona dhe një ndjesi lirie që sa vjen e thellohet.
Faleminderit sponzoreve tone:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan Resort PLANET Gjilan Restaurant Bujana GigaGroup Fromager Kosova Agro Hermes Elender FRON PARK shpk PILOT ENI Design invest
12/06/2025
Dita e gjashtë
Këtë mëngjes nisëm çiklimin nga Shkodra, qyteti i bukur dhe plot histori, drejt Burrelit. Rruga që përshkuam ishte një përzierje perfekte e aventurës dhe bukurisë natyrore. Me të lënë pas rrugicat karakteristike të Shkodrës, u nisëm nëpër një terren të larmishëm, që herë ngjitej në kodra të gjelbëruara e herë zbriste pranë lumenjve të qetë.
Një nga ndalesat më mbresëlënëse ishte vizita në Liqenin e Ulzës, një perlë natyrore që të fton të ndalesh dhe të sodisësh qetësinë që ofron. Pas një pushimi të shkurtër, vazhduam drejt urës së Shkopetit, një monument i natyrës dhe njerëzimit, që lidh dy brigje të thepisura me një pamje mahnitëse. Rruga që të çon aty është e mbuluar me gjelbërim dhe aromë të freskët mali – një ndjesi që të mbush me energji.
Faleminderim i veqant per te gjithe sponzoret tone:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan Fromager Kosova Resort PLANET Gjilan Restaurant Bujana Fleta Elender Agro Hermes GigaGroup FRON PARK shpk Danushi Com PILOT Radio STAR Gjilan
invest ENI Design
12/06/2025
Nje foto ne Shkodren e bukur..
11/06/2025
Dita e pestë ishte një ditë fantastike, gjatë së cilës pedaluam nga Kotori në drejtim të Cetinjes dhe, në fund të ditës, arritëm në Shkodër. Një ditë e bukur, megjithëse me disa probleme të vogla teknike — por gjithçka u tejkalua lehtësisht, kur ke në grup shokë që nuk ndalen kurrë së ndihmuari, në çdo aspekt.
Faleminderit te veqant per sponzoret ton:
Rc Cola Kosova MobiCasa - Gjilan Fromager Kosova GigaGroup Agro Hermes PILOT Resort PLANET Gjilan FRON PARK shpk Restaurant Bujana Elender Fleta Danushi Com invest burovci Radio STAR Gjilan
Vazhdojme tutje..
11/06/2025
Dita e katërt ishte një ditë e bukur dhe e nxehtë, si çdo verë këtu. Sot pedaluam rreth Kotorit deri në Igalo, duke parë bukuritë e këtij vendi, monumente historike dhe gjithë atë bukuri tjetër që e karakterizon këtë zonë.
09/06/2025
Dita e tretë: Nga Podgorica në Budva, me përfundim në Kotor.
Një aventurë e bukur, por sfiduese — nën vapën përvëluese dhe me rrugë që kërkojnë durim e këmbëngulje. Megjithatë, dëshira dhe besimi për të pedaluar përmes këtyre bukurive natyrore nuk ka të ndalur.
Mali i Zi na dhuron pamje që lodhjen e bëjnë të vlefshme: male, det dhe qytete plot histori.
Vazhdojmë përpara, me shpresën që dita e radhës të jetë e mirë dhe pa ndonjë ekses!
| 09:00 - 17:00 |