26/02/2018
Ekipi i Yllit ka arritur të përmbys me sukses disavantazhin e ndeshjes së parë përballë ekipit MobiCasa, fillimisht për ta dërguar ndeshjen në penalti dhe më pas për ta triumfuar krejt.
Një ndeshje fantastike ndërmjet dy ekipeve që solli rivalitet deri në minutat e fundit dhe fituesi u përcaktua nga goditjet e penaltisë, diçka që nuk kishim parë shumë kohë në "Ligën Agim Ramadani".
22/11/2017
Karadaku ka triumfuar përballë Xixës në një ndeshje aspak të lehtë edhe pse në fillim dukej e tillë. Përballë disavantazhit prej pesë goalve ekipi i Xixës për pak sa nuk e ktheu rezultatin në fundin e lojës.
22/11/2017
Ekipi Vëllezërit Aliu është rikthyer sërish tek fitoret, derisa në kuadër të javës së tetë u treguan superior përballë ekipit Haxhaj që nuk e kishte natën më të mirë.
22/11/2017
Dueli i parë i javës së tetë ndërmjet Presingut dhe Jetoni Keramik paralajmëroi se do kemi një javë dinamike me ndeshje mjaft interesante. Ekipi nga Vitia e triumfoi duelin përballë gjilanasve me shifra të ngushta pas një ndeshje dramatike.
14/11/2017
Njëra ndër ndeshjet më interesante të javës së shtatë ishte ajo ndërmjet ekipeve Vëllezërit Aliu dhe Presingu. Këta të fundit nuk arritën të mbanin epërsinë prej dy golave dhe u detyruan të pranojnë përmbysjen.
14/11/2017
Karadaku është rikthyer sërish tek fitoret, derisa në kuadër të javës së shtatë ka mposhtur ekipin Jetoni Keramik me rezultat binës për të vazhduar luftën për titullin kampion.
14/11/2017
Njëra ndër ndeshjet më spektakolare ndërmjet Orange Net dhe Ylli, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit në mënyrë dramatike. Pranë rezultatit të barabartë 4:4, futbollistët e Yllit nuk u dorëzuan dhe disa sekonda para se të mbyllej ndeshja realizuan edhe golin e fitores.
14/11/2017
Fantasike paraqitja e kampionëve në fuqi përballë skuadrës Haxhaj. Një ndeshje fantastike e zhvilluar nga skuadra All Stars që paraqitjen e mirë e kurorëzoi me gjashtë gola të realizuar.
19/10/2017
Kampioni në fuqi vazhdon me paraqitje të mira edhe pas javës së katërt, derisa këtë herë mposhti skuadrën e Dalisë që tregoi një paraqitje mjaf të mirë pavarësisht disfatës.