28/01/2021
Kështu e feston ditëlindjen e 8-të, talenti ynë Loris Maliqi.
Edhe shumë e shumë të tjera për talentin tonë premtues 🎉🎂💯🌟⚽️💙
Shkolla e Futbollit 'KOHA' me trajnerin profesional:
Mr. Sc. Arben Zeqiri Gjatë karrierës së tij më shumë i mbrojti ngjyrat e K.F. "GJILANI" derisa për K.F.
Biografia e Arben Zeqiri
Arben Zeqiri karrierën si futbollist e filloi në vitin 1993 në shkollën e futbollit të KF GJILANI. Që nga fëmijëria u shqua me talentin e tij prej një mesfushori premtues për ti kaluar me shumë sukses të gjitha grupmoshat e kësaj shkolle dhe per tu kompletuar si një mesfushor që do ti j*pë shumë futbollit gjilanas dhe atij kosovar. "DRITA" luajti për një vit e gjysmë, dh
28/01/2021
Kështu e feston ditëlindjen e 8-të, talenti ynë Loris Maliqi.
Edhe shumë e shumë të tjera për talentin tonë premtues 🎉🎂💯🌟⚽️💙
Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë!
Uroj e shpresoj të jeni mirë ju dhe familjet tuaja si dhe të keni pushuar mjaftueshëm.
Pas pushimit një mujor, rikthehemi në stërvitje të dielën më 31.01.2021, në qendrën sportive PRO SPORT.
Me moton tonë: JEMI VËLLEZËR-JEMI FAMILJE,
rikthehemi në procesin stërvitor e edukativ, për të dhënë më të mirën si zakonisht, si dhe për të arritur rezultate edhe më të mëdha se vitin që e kemi lënë pas, e që kujtojmë ishte jashtëzakonshëm për të gjithë ne, duke luftuar me pandeminë globale COVID 19.
Orari i stërvitjeve për këtë fundjavë :
Grupmosha e 7-8 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 11:30;
Grupmosha e 9-10 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 10:15.
Grupmosha e 10-11-12 vjeçarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 9:00;
Grupmosha e 14-15-16 vjeqarëve:
E dielë, 31.01.2021, në ora 12:45.
Shihemi të dielën.
Gjithë të mirat!...
Trajneri:
Mr.Sc. Arben Zeqiri
Motoja e punës sonë:
"Jemi vëllezër, jemi familje"
SH.F. "KOHA"-GJILAN
Faleminderit për mbështetjen televizionit KLAN KOSOVA dhe gazetarit Kron Sadiku.
⤵️
https://fb.watch/2Ukj4Jkbl1/
Një aktivitet më ndryshe, nga stërvitjet e zakonshme.
Në aktivitetin e fundit për vitin 2020, ishim në pishinën e ASTORIA-s, për të bërë, not, relaksim e argëtim, pas një periudhe 7 mujore stërvitore.
Falënderojmë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme, futbollistët për atmosferën fantastike, dhe një falënderim i veçantë për pritjen fantastike nga menagjeri i ASTORIA, z. Naim Hyseni.
Gëzuar Vitin e Ri 2021🎉🌲🥂
30/12/2020
Përshëndetje për të gjithë komunitetin tonë të SH.F."KOHA"- Gjilan.
Me rastin e festës së Vitit të Ri 2021, iu përshëndesim të gjithëve, juve prindër dhe veçmas juve shumë të dashur futbollistë, duke iu uruar shëndet, harmoni, mirëqenie e begati në familjet tuaja.
Duke uruar e shpresuar së bashku që pandeminë globale COVID 19, ta kalojmë pa pasoja në njerëz, si dhe pas rikthimit në stërvitje në fillim të muajit Shkurt përfundimisht të zhduket virusi që na pengoi shumë jo vetëm në procesin stërvitor por në të gjitha fushat e jetës.
Shumë të respektuar prindër ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj gjatë gjithë vitit që e kemi lënë pas, derisa në Vitin e Ri 2021 motoja e punës sonë:
"JEMI VËLLEZËR - JEMI FAMILJE", do të fuqizohet edhe më shumë, duke qenë prioriteti ynë, puna efikase në edukimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve, e veçmas edukimi fizik, mendor e shpirtrorë, në lëminë e lojës së bukur e të magjishme të futbollit, e cila fëmijëve tashmë iu është bërë pjesë përbërëse e jetës.
Në vitin që po e lëmë prapa, kemi arritur të anëtarsohemi në komunë si organizatë joqeveritare dhe gjithashtu jemi anëtarësu në lidhjen rajonale të futbollit të Gjilanit me të drejta të barabarta duke u bërë pjesë e ligës së grupmoshave të 8 dhe 10 vjeçarëve, që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Me grupmoshat e 13 dhe 15 vjeçarëve planifikojmë që vitin që po hyjmë të anëtarsohemi dhe të garojmë me ekipet tjera që aktualisht garojnë në LRFGJ.
Gjithashtu në vitin që po e lëmë pas, kemi zhvilluar mbi dhjetë ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme nga mbarë Kosova, por gjithmonë duke u kujdesur nga vurusi aktual, çka i përgëzojmë e komplimentojmë futbollistët tanë të të gjitha grupmoshave për: punën, angazhimin, disiplinën, përkushtimin si dhe paraqitjet e lakmueshme të arritura me ekipet rivale.
Gjatë muajit Janar, do të pushojmë për shkak të temperaturave të ulta, derisa në stërvitje kthehemi në fillim të muajit Shkurt 2021.
Gëzuar Vitin e Ri 2021🎉🎊🥂🌟⚽️💙🤍💛
Përshëndetje!
Nesër do ta bëjmë një fotografi të përbashkët, dhe një të të gjitha grupmoshave veq e veq për fundvit, si dhe për të shkuar ne pushim te merituar përgjatë gjithë muajit Janar, meqë nga Qershori i këtij viti punuam në kushte të jashtëzakonshme, duke u përballur me pandeminë globale COVID 19.
Takimi në ora 9:15 te stadiumi te rrethi. Nga ora 10:00 deri ne 12:00 e kemi fushën të rezervuar dhe do ta shfrytëzojme për të luajtur mes vete fëmijët në porta të mesme.
Fëmijët për fundvit, do të marrin nga një mirënjohje, fotografinë e tërë grupmoshave me kalendarin e vitit 2021, dhe nga një fotografi të veçantë për secilën grupmoshë.
Paisjet e nevojshme për nesër: fanelat e bardha, shortset e kaltërta, çorapat e bardha, trenerkat komplet, kapelat, dorëzat dhe jaknet.
Për të martën, me kërkesën e fëmijëve, dhe me mirëkuptimin tuaj, kemi bashkëbiseduar dhe jemi dakorduar me fëmijët që të bëjmë një aktivitet më të veçantë për fundvit duke shkuar në pishinë te ASTORIA, për të bërë not.
Këtë ide e aktivitet e diskutojmë edhe një herë së bashku me ju prindër të nderuar.
Edhe një herë në emër të të gjithë anëtarëve të SH.F. "KOHA", juve prindër të nderuar ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të parezervë përgjatë, rritës, zhvillimit e profesionalizmit të komunitetit tonë.
I ftojmë edhe futbollistët tjerë që muajt e fundit nuk kanë stërvitur me ne, për të bërë fotografinë e përbashkët.
Shihemi nesër në ora 9:15 te stadiumi te rrethi në Gjilan.
Trajneri: Mr.Sc. Arben Zeqiri
05/10/2020
Përshëndetje!
Nga dje edhe zyrtarisht jemi pjesë e garave të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, për grupmoshat U-8 dhe U-10.
Javë më parë kemi mbaruar me sukses procedurat e regjistrimit dhe licencimit të shkollës sonë të futbollit, në organet kompetente komunale e republikane, duke ushtruar veprimtarinë tonë, tanimë ligjërisht, sikurse të gjitha shkollat tjera të futbollit në vend.
Së shpejti do të bëhemi pjesë e garave të FFK-së për grupmoshat U-13, U-15 dhe U-17, gara këto që i organizon lidhja rajonale e futbollit të Gjilanit që funksionon në kuadër të FFK-së.
Falënderime e respekt pambarim për të gjithë akterët, veçmas për ju prindërit, që gjithmonë jeni pranë nesh në çdo rrugëtim të planifikuar.
04/10/2020
Dje më 03.10.2020, me grupmoshat e:
8, 10, 13 dhe 15 vjeçarëve, zhvilluam ndeshje miqësore me K.F. "SHARRI" nga Elez Hani, që drejtohet nga trajneri Besar Luri.
Ishin ndeshje të bukura, me veprime të bukura të futbollistëve të të dyja ekipeve me çka të gjithë prindërit e pranishëm u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur, me nivelin teknik të lojës dhe veqmas me sjelljet e edukatën sportive të futbollistëve të të dyja ekipeve.
Ashtu sikurse ndodh zakonisht në të tilla takime grupmoshash, rezultati ishte jashtë objektivave tona, kur kemi parasysh faktin se po arrijmë me sukses shoqërorizimin e futbollistëve dhe me sukses po e plasojmë idenë e misionin e shenjtë të sportit duke ndikuar me sukses në edukimin fizik e shëndetsorë të rinisë sonë, dhe gjithashtu duke ndikuar tek ata që loja më e popullarizuar në Botë, futbolli, të bëhet pjesë e rëndësishme e jetës së tyre fëmijërore, e pse jo edhe profesion e pasion në të ardhmen.
Edhe juve prindër të nderuar, ju falënderojmë nga zemra që nga afër i përcjellët ndeshjet tona dhe që në vazhdimësi po i mbështesni aktivitetet e komunitetit tonë...
Jeni të mirëseardhur !
Trajneri: Mr.Sc. Arben Zeqiri
Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë !
Më poshtë ua sjellim orarin e stërvitjeve për javën e ardhshme:
Grupmosha e, 8-9 -10vjeçarëve (U-10) :
E Hënë, 13.07.2020 në ora 17:45;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 17:45;
E Premte, më 17.07.2020 në ora 17:45;.
Grupmosha e, 11-12 vjeçarëve (U-12) :
E Hënë, 13.07.2020 në ora 16:30;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 16:30;
E Premte, 17.07.2020 në ora 16:30;.
Grupmosha e 13-14-15 vjeçarëve (U-15) :
E Hënë, 13.07.2020 në ora 15:15;
E Mërkurë, 15.07.2020 në ora 15:15;
E Premte, 17.07.2020 në ora 15:15;
Iu mirëpresim!
Trajneri: Arben Zeqiri
Përshëndetje të nderuar prindër dhe të dashur futbollistë !
Më poshtë ua sjellim orarin e stërvitjeve për javën e ardhshme :
Grupmosha e, 8-9 -10vjeçarëve (U-10) :
E Hënë, 06.07.2020 në ora 17:45;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 17:45;
E Premte, më 10.07.2020 në ora 17:45;.
Grupmosha e, 11-12 vjeçarëve (U-12) :
E Hënë, 06.07.2020 në ora 16:30;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 16:30;
E Premte, 10.07.2020 në ora 16:30;.
Grupmosha e 13-14-15 vjeçarëve (U-15) :
E Hënë, 06.07.2020 në ora 15:15;
E Mërkurë, 08.07.2020 në ora 15:15;
E Premte, 10.07.2020 në ora 15:15;
Iu mirëpresim!
Trajneri: Arben Zeqiri
02/07/2020
Dy futbollistët shembull për ti ndjekur të rinjët anë e mbanë rruzullit tokësor, poashtu shumica e futbollistëve i adhurojnë me të drejtë për atë çka i kanë dhënë futbollit dhe kohës që ne jetojmë...
Cristiano Ronaldo & Lionel Messi
28/06/2020