Klubi Skitar "Prishtina"

Klubi Skitar "Prishtina"

Share

Faqja zyrtare ne Facebook e Klubit Skitar "Prishtina". Ketu do te publikojme materiale te aktiviteteve tona stervitore dhe garuese.

Klubi Skitar Prishtina është themeluar në vitin 1948 së bashku me Shoqatën e Bjeshkatarëve dhe nga viti 1980 kanë funksionuar si klube sportive të veçanta. Që atëherë, Klubi Skitar ka zhvilluar shumë gara në Kosovë dhe jashtë vendit. Klubi ka një histori shumë të pasur në sportin e skitarisë dhe ka shërbyer si një shembull i shkëlqyer i punës së përbashkët ekipore. Sponzorët tanë janë @toyotakosova @maxx.group @illyrialife.ks @omnisportprishtina @gorenjedepartmentstore @somaslowfood

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 30/03/2026

🇽🇰⛷️ 44 Pinocchio Sugli Sci - Abetone, ITALY 🇮🇹

Amea Shala dhe Liza Xhambazi, si pjesë e përfaqësueses U16 të Kosovës, morën pjesë në edicionin e 44 të garës prestigjioze Pinocchio Sugli Sci në Abetone 🇮🇹✨

Edhe pse këtë herë nuk arritën të përfundojnë asnjërën nga garat, pjesëmarrja në një event të këtij niveli është një përvojë e çmuar dhe hap i madh në zhvillim të këtyre skitareve të reja💪🔥

Këto gara janë më shumë se rezultate — janë eksperiencë, mësim dhe motivim për sfidat e radhës 🚀🏁

Vazhdojmë përpara, më të forta dhe më të vendosura! 💙⛷️

SkiLife FutureChampions NeverGiveUp 🇽🇰

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 21/03/2026

🏆🇽🇰 Klos Vokshi dhe Lirika Deva të pa-konkurrencë në Kampionatin e Kosovës për të Vjetër, SL dhe GS🇽🇰🏆

Garuesit senior të Klubit të Skitarisë Prishtina, morrën pjesë në Kampionatin e Kosovës për të vjetër ku u mbajtën dy gara, në Giant Slalom (GS) dhe Slalom (SL). ⛷️🔥

👩‍🦰 Lirika Deva dominoi garën te femrat 💪🔥
🥇 GS
🥇 SL

🥇 Me kohën më të mirë në të gjitha kategoritë e femrave, në të dy garat SL dhe GS – një paraqitje kampionesh! 🏆👑

👨‍🦱 Klos Vokshi ishte i pakonkurrueshëm te meshkujt 🚀🔥
🥇 GS
🥇 SL

🥇Koha më e shpejtë në të gjitha kategoritë e meshkujve, SL dhe GS – dominim total! 💪🏆

🔥 Performanca që tregojnë forcë, përkushtim dhe nivel të lartë gare!

👏 Urime për garuesit tanë për këto rezultate fantastike! 🇽🇰⛷️

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 16/03/2026

🏔️🇽🇰 FIS Children Race – Vasilitsa, GREECE

Sportistet tona Liza Xhambazi dhe Amea Shala, si pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për të rinj, morën pjesë në garën ndërkombëtare FIS Children në Vasilitsa, Greqi, duke përfaqësuar me krenari klubin dhe vendin tonë. 💙⛷️

🔹 Rezultatet Slalom (SL) U16 F
💪 Liza Xhambazi – Vendi 7
🎿 Amea Shala – DNF

🔹 Rezultatet Giant Slalom (GS) U16 F
🏆 Liza Xhambazi – Vendi 1 🥇
💪 Amea Shala – Vendi 9

Performancë shumë e mirë nga vajzat tona në konkurrencë ndërkombëtare! 👏
Urime Lizës për fitoren në GS dhe bravo Ameas për garën dhe përvojën e fituar në këtë nivel. 🚀

ProudTeam 🇽🇰⛷️

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 06/03/2026

⛷️🏆 Dardania Cup 2026 – FIS Children International Race

Më 2 dhe 3 mars u zhvillua gara ndërkombëtare e fëmijëve FIS Children “Dardania Cup 2026”, ku garuesit tanë morën pjesë si pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për të rinj dhe arritën rezultate shumë të mira në pistë. 🔥💪

Rezultatet në Giant Slalom (GS):
🥇 Liza Xhambazi – vendi 1
🥈 Amea Shala – vendi 2
⛷️ Klea Vokshi – DNF
🎿 Diar Sadiku – vendi 8

Rezultatet në Slalom (SL):
🥇 Liza Xhambazi – vendi 1
🥈 Klea Vokshi – vendi 2
🥉 Amea Shala – vendi 3
🎿 Diar Sadiku – vendi 5

Një paraqitje shumë e fortë nga sportistët tanë, të cilët përfaqësuan me sukses Kosovën në këtë garë ndërkombëtare dhe treguan potencial të madh për të ardhmen. 🇽🇰🔥

Urime për të gjithë garuesit dhe vazhdojmë të punojmë fort për sfidat e ardhshme! 💪⛷️

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 05/03/2026

🏆 Kampionati i Kosovës U8-U16 ⛷️🔥

Fundjavë fantastike për ekipin tonë në garat e Kampionatit të Kosovës! U zhvilluan dy gara GS për U8–U12, një garë GS për U14–U16 dhe një garë SL për U14–U16, ku sportistët tanë treguan rezultate të shkëlqyera. 💪❄️

🥇🥇 Noel Kel Malazogu (M U10) – vendi 1 në të dy garat
🥈🥉 Andon Mal Malazogu (M U12) – vendi 2 në garën e parë, vendi 3 në garën e dytë
🥇🥇 Rene Xhambazi (F U12) – vendi 1 në të dy garat
🥈🥈 Noa Shala (F U12) – vendi 2 në të dy garat

🥇 🥈 Liza Xhambazi (F U16) – vendi 1 në GS, vendi 2 në SL
🥈 🥇Klea Vokshi (F U16) – vendi 2 në GS, vendi 1 në SL
⛷️ Amea Shala (F U16) – DNF me super paraqitje! 💪🔥
🥈🥈 Diar Sadiku (M U16) – vendi 2 në GS dhe SL

Jemi shumë krenarë për përkushtimin dhe rezultatet e sportistëve tanë!🔥🏆

24/02/2026

Coach Life 🤪

Photos from Klubi Skitar "Prishtina"'s post 24/02/2026

🏆 SkiPrishtina – Vendi i Parë për vitin 2025! 🎿❄️

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe krenari për klubin tonë! Në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Federata e Skijimit të Kosovës, atletët e SkiPrishtina u nderuan për përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit. Me shumë nder ndajmë lajmin se Klubi Skitar Prishtina u shpall klubi më i suksesshëm, duke fituar vendin e parë për vitin 2025 – një arritje që përfaqëson punën e përbashkët të një komuniteti të tërë sportiv. 🥇

Ky sukses është ndërtuar mbi sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve tanë, profesionalizmin e trajnerëve dhe mbështetjen e vazhdueshme të prindërve që qëndrojnë gjithmonë pranë ekipit. Orët e panumërta në pistë, udhëtimet drejt garave dhe dëshira për të përmirësuar çdo detaj kanë sjellë këtë rezultat që na bën krenarë të gjithëve.

🙏 Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët dhe partnerët tanë, pa të cilët ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur. Mbështetja juaj është shumë më tepër se financiare – është besim në të rinjtë, në sport dhe në të ardhmen e skijimit në Kosovë. Çdo sukses i arritur nga atletët tanë mban edhe kontributin tuaj, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme.

Jemi krenarë për secilin atlet që përfaqëson ngjyrat e SkiPrishtina me pasion dhe shpirt garues. Ky çmim është motivim për të vazhduar edhe më fort, për të zhvilluar gjeneratat e reja dhe për të ngritur standardin e skijimit në vendin tonë. Rrugëtimi vazhdon – dhe së bashku synojmë sfidat e radhës! 💪✨

2025

28/10/2024
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Hajvali?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Hajvali
10000