Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit

Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit

Share

Mir se vini në faqen zyrtare të shkollës së futbollit Sharri !

Zbulimi i talenteve ne qytetin Hani i Elezit pastaj puna profesionale nder vite si dhe percjellja e tyre ne ekipin e pare

31/05/2026

Urime kampion i Kosovës!
Mersad Shkreta 🏆🇽🇰

Jemi jashtëzakonisht krenarë për lojtarin tonë, pjesë e Shkollës së Futbollit Sharri, i cili arriti të shpallet Kampion i Kosovës me ekipin U18 të FC Ballkani duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e FC Ballkani.

Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme. Është kënaqësi e madhe të shohim futbollistët tanë duke u zhvilluar dhe duke arritur majat e futbollit të Kosovës.

Të urojmë edhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin tënd sportiv. Vazhdo të punosh fort, sepse e ardhmja është para teje!

Krenar me ty!
Shkolla e Futbollit Sharri 🔵⚪

19/05/2026

Lojërat garuese para ushtrimeve në futboll kanë ndikim shumë pozitiv tek fëmijët. Ato rrisin motivimin, përqendrimin dhe energjinë para stërvitjes. Përmes garave të vogla, fëmijët zhvillojnë shpejtësinë e reagimit, bashkëpunimin me ekipin dhe dëshirën për fitore në mënyrë sportive. Gjithashtu, këto lojëra krijojnë atmosferë argëtuese dhe i ndihmojnë fëmijët të hyjnë në stërvitje me më shumë vetëbesim dhe entuziazëm.
Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit më shum se një klub 👏

16/05/2026

EKON DËRNJANI 🥇
Për 5 ditë rresht, mbi 120 fëmijë nga e gjithë Kosova patën mundësinë të jenë pjesë e “Villarreal Camp Kosovo”, duke punuar dhe u testuar nga stafi profesional i trajnerëve të klubit spanjoll Villarreal CF.

Pas shumë ushtrimeve, testimeve dhe vlerësimeve profesionale, vetëm një lojtar nga 120 pjesëmarrësit fitoi mundësinë për të ndjekur ëndrrën e tij në Spanjë, pranë klubit Villarreal.
Ku do të ket mundësin të përcillet nga afër për dy jav rresht.
Me krenari të madhe ju njoftojmë se i përzgjedhuri është djaloshi nga Hani i Elezit dhe lojtari i Shkollës së Futbollit Sharri, Ekon Dernjani.

Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit të tij, por gjithashtu edhe një motivim i madh për të gjithë fëmijët që ëndërrojnë futbollin profesionist.

I urojmë Ekonit shëndet, suksese dhe sa më shumë arritje në rrugëtimin e tij sportiv dhe jetësor.
Vazhdo të na bësh krenar! ⚽💙

Photos from Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit's post 06/05/2026

Sharri Tournament
Gjenerata 2018 (U8)
Momente të bukura

Photos from Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit's post 03/05/2026

Të nderuar,
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për , me pronar Jasin Imishti për kontributin e çmuar në rregullimin e portave, duke mundësuar mbarëvajtjen sa më të mirë të turneut Sharri Tournament.

Angazhimi dhe përkushtimi juaj kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve cilësore për zhvillimin e ndeshjeve dhe për përvojën pozitive të të gjithë fëmijëve.
Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

Me respekt,

Photos from Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit's post 03/05/2026

🏆 Sharri Tournament 🏆

Si organizatorë të turneut, jemi shumë të lumtur që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, me ndeshje cilësore, emocione dhe frymë të vërtetë sportive. ⚽

Falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse për korrektësinë dhe fair-play gjatë gjithë turneut. Këto aktivitete janë dëshmi e punës dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të fëmijëve në futboll.

🥇 Vendi i parë: KF Yjet 05
🥈 Vendi i dytë: Fortuna Hasanbeg

Urime për fituesit dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit!

Photos from Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit's post 03/05/2026

Sharri Tournament 2026
Gjenerata 2018 (U8)

03/05/2026
Photos from Shkolla e Futbollit '' Sharri '' Hani i Elezit's post 02/05/2026

🔵⚪ SHARRI TOURNAMENT

🏟️ Gjithqka gati për nesër ⚽

✅ Gjenerata 2018

21/04/2026

⚽️ SHARRI TOURNAMENT 2026⚽️
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se për herë të parë organizohet “Sharri Tournament 2026”, nga Shkolla e Futbollit Sharri!
📅 Datat: 2 Maj & 3 Maj
✅Gjenerata 2018 sistemi 5+1
✅Gjenerata 2019 sistemi 5+1
📍 Vendi: Stadiumi i qytetit "Suad Brava" Hani i Elezit
Ky turne synon të mbledhë gjeneratat e reja të futbollit, duke krijuar një ambient garues, edukativ dhe argëtues për të gjithë pjesëmarrësit.
Ftojmë të gjitha ekipet dhe talentet e rinjë të bëhen pjesë e këtij organizimi të veçantë dhe të kontribuojnë në një atmosferë sportive dhe miqësore.
☎️049892693
☎️044907232
🏆 Ju presim për dy ditë plot emocion, pasion dhe futboll!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Han i Elezit?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Han I Elezit