Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça

Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça

Share

Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça është aktivitet tradicional që do të mbahet çdo vit në Istog.

06/02/2026

Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe në Lojën me Kapuça.

Të gjithë ata që ende nuk i kanë paraqitur ekipet, le të na kontaktojnë për tu regjistruar.

Mund të paraqitën në:
1. Loja me Kapuça;
2. Loja me Kapuça për të rinjë;
3. Loja me Cicmic;
4. Loja me Kapuça me Filgjana;

Kampionati i Kosovës në Lojën me kapuça mbahet të dielën me 8 shkurt 2026, në Kaliqan, Lagjia Osmanaj, Istog, fillon në ora 10:00.

Na kontaktoni: 044263074, viber watsapp;


03/02/2026

Vetëm edhe 5 ditë na ndajnë nga Kampionati i 6 i Kosovës në Lojën me Kapuça

Ftohen të gjitha ekipet e interesuara të paraqiten për regjistrim.

Lojërat janë:
Ekipet në Lojën me Kapuça;
Ekipet e të rinjve në lojën me kapuça deri në moshën 15 vjeç;
Lojtarët e lojës me Cicmic (Tekërrgjik);
Shpërblimet do të ndahen për vendet e para, dyta dhe treta.

Risi në kampionat, testohet loja me filgjana, për të cilën këtë vit nuk do të ketë shpërblime në para.

Për më shumë informata kontaktoni në këtë nr. të tel. 044263074, viber, watsapp.

Kampionati i 6 i Kosovës në Lojën me Kapuça mbahet me 8 shkurt 2026, ditë e diele, fshati Kaliqan, Lagjia Osmanaj, Komuna Istog, me fillim në ora 10:00.


02/02/2026

Vallja e Rugovës edhe në odën e fshatit Uçe, e luajtur nga valltarët e Ansamblit Rugova.

Atmosfeṛë që sjell vetëm Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça.


02/02/2026

Në 34 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të shkollës shqipe në fshatin Uçë të Istogut, me 31 janar 2026, në mbrëmje këndohen shumë këngë për heronjët e trimat e Kosovës.

Këngëtari i mirënjohur Isuf Berisha me grupin, ishin mysafir në odën e fshatit Uçe, oda nuk i zinte të gjithë adhuruesit e këngës folklorike, valleve popullore, lojës e këngëve të kapuçave.

Emocione që di të sjell vetëm Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça.


01/02/2026

Po vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin e 6 të Kosovës në Lojën me Kapuça.

Kur e filluam rikthimin e lojës para 6 viteve, ishim pak. Sot nuk pa na zënë odat.

Në odën e Vllaznim Nicaj gjetëm ngrohtësinë e mikpritjen vllazërore, edhe pse ishte e ngusht për ti zënë të gjithë lojtarët e adhuruesit e lojës.

Mikpritja ndërë shqiptar është njëra ndër vlerat më të mëdha të identitetit tonë kombëtar.


01/02/2026

Në një odë të ndërtuar me stil te veçantë, e mbushur me të gjitha elementet e trashëgimisë kulturore, në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku oda ishe shumë e vogël për ti zënë të gjithë pjesmrrësit, nuk kishte si të mungonin edhe anekdotat e vjetra, me të cilat mësuesi Isuf Ibrahimaj i argëtoj të pranishmit.


01/02/2026

Këngë, valle, lojë me kapuça, e mikpritje të jashtëzakonshme në odën e Vllaznim Nicaj nga fshati Muzhevinë i Komunës së Istogut.

Emocione që sjell vetëm Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça.


31/01/2026

Dy këngëtar të rinjë Labinot Kukiçi e Ermal Nici së bashku me grupin po i shtohen skenës së folklorit, ata mbrëmë u kujdesen që ti argëtojnë dhjetëra adhurues të lojës së kapuçave e vlerave të trashëgimisë së shqiptarëve.

Kënga për Kosharen e He**in e Kosovës Agim Ramadani, ishte vetëm njëra nga këngët e kënduara.

Kampionati i Kosovës në Lojën me Kapuça është në mbështetje dhe promovim edhe të të rinjëve që i kultivojnë vlerat kulturore tek shqiptarët.


29/01/2026

Nuk mund të mungojnë këngët folklorike në një natë ku as oda nuk i zë adhuruesit e traditave shqiptare.

Vëllezërit Sadikaj dhe Grupi janë gjithëherë aty ku luhet e këndohet sipas traditave.

Një vikend i pa harruar në odën e Nexhmedin Balaj, e të mirëpritur nga Arben Kukleci.


Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Istog?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Istog