10/04/2026
Për nder të Dita e Dëshmorëve, në Vrellë u mbajt një turnir në futsall për shkollat fillore të komunës së Istog, nën patronatin e kryetarit të komunës ⚽️
Shkolla “Hysni Zajmi” nga Vrella arriti sukses të madh duke zënë vendin e parë në futsall në kategorinë e femrave 🏆, duke u shpërblyer me kupë për vendin e parë dhe medalje.
27/03/2026
Të mërkurën dhe të enjten, në ambientet sportive të shkollës “Hysni Zajmi” në Vrellë, në kushte shumë të mira janë zhvilluar garat komunale në volejboll për shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Istogut, të organizuara nga Sporti Shkollor Istog.
Gjatë këtyre ditëve pati ndeshje shumë cilësore në të dy konkurrencat, ku nxënësit u dalluan për angazhim, lojë të bukur dhe frymë të lartë sportive.
Shkollat fillore – Vajzat:
🥈 Vendi i dytë: SHFMU “Hysni Zajmi” – Vrellë
I falënderojmë dhe i përgëzojmë vajzat e shkollës dhe arsimtarin për këtë sukses të arritur!
16/03/2026
Në garat komunale në futsall për meshkuj, pas tri fitoreve radhazi, ekipi i Shkollës Hysni Zajmi arriti në finale dhe në fund zuri vendin e dytë. 🥈⚽
I përgëzojmë nxënësit për lojën shumë të mirë, angazhimin dhe sjelljen sportive që treguan gjatë gjithë garës. Një falënderim i veçantë shkon edhe për arsimtarin e Edukatës Fizike për përkushtimin dhe punën me nxënësit.
Urime për këtë sukses dhe suksese edhe në të ardhmen! 👏🎉
13/03/2026
Në ambientet e SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë u mbajtën garat shkollore në Futsall për vajza, ku morën pjesë shumica e shkollave të Komunës së Istogut.
Kjo garë u karakterizua me ndeshje shumë të mira, rivalitet sportiv dhe interes të madh nga vajzat për këtë sport. Nxënëset treguan përkushtim, talent dhe frymë të lartë sportive gjatë gjithë zhvillimit të garës.
Pas zhvillimit të ndeshjeve, vendin e parë e fitoi
🏆 Vendi i parë u shpall SHFMU “Hysni Zajmi” – Vrellë
🥈 Vendi i dytë i takoi SHFMU “Ndre Mjeda” – Rakosh
Falënderojmë të gjitha shkollat pjesëmarrëse për angazhimin dhe kontributin në promovimin e sportit shkollor.
05/12/2025
Më datën 05.12.2025 u mbajtën garat komunale në shah, të organizuara nga Sporti Shkollor Istog, ku nikoqire e aktivitetit ishte SHFMU “Hysni Zajmi” në Vrellë. Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm, garë të shëndoshë dhe frymë sportive, teksa nxënësit nga shkollat e ndryshme të komunës demonstruan aftësitë, përgatitjen dhe mendimin strategjik në lojën e shahut.
Fitues i garave komunale u shpall SHFMU “Hysni Zajmi” – Vrellë.
Ky aktivitet jo vetëm që ofroi mundësi për garim të ndershëm, por edhe shërbeu si një platformë e vlefshme edukative, duke i nxitur të rinjtë drejt mendimit kritik, përqendrimit dhe zhvillimit intelektual. Organizimi profesional dhe mikpritja e shkollës nikoqire kontribuan që gara të zhvillohej në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në fund, pjesëmarrësit u vlerësuan për përkushtimin e tyre, ndërsa fituesit u shpërblyen me medalje dhe kupë. Gara u përmbyll me një atmosferë pozitive, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve sportive dhe intelektuale në shkollat tona.
Urojmë shumë suksese në garat regjionale!
27/11/2025
🇦🇱 Turnir volejbolli për mësimdhënës – 28 Nëntori
Në nder të festës së 28 Nëntorit, Sporti Shkollor Istog organizoi turnirin e volejbollit për mësimdhënës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati.
Ndeshjet ishin mjaft konkurruese, duke sjellë atmosferë të shkëlqyer sportive.
🏆 Fitues u shpallën mësimdhënësit e shkollës “Hysni Zajmi” – Vrellë.
Urime ekipit fitues dhe falënderim për të gjitha shkollat pjesëmarrëse!
25/09/2025
Sot, në shkollën fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë u zhvillua aktiviteti BeActive, i organizuar nga Sporti Shkollor – Istog në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.
Nxënësit sollën energji, sport dhe shumë atmosferë pozitive, duke promovuar një jetë aktive dhe të shëndetshme.
13/04/2025
Nxënësit e shkollës fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë sot morrën pjesë në garën 2 km të organizuar nga Istogu
Trail, në nderim të dëshmorëve të Istogut, fituan vendin dytë dhe të tretë.
Në këtë ditë përkujtimi, vrapuan më zemër të madhe dhe hapa të fuqishëm, për ata që nuk ndalën asnjë hap për liri. Keta nxënësa janë anëtar Klubit të Atletikës "Burimi".
Lavdi dëshmorëve!
04/03/2025
Pjesë e projektit Drejt Malit ishin edhe nxënësit e Shfmu “Hysni Zajmi” nga Vrella, të cilët përjetuan emocionet dhe sfidat e skijimit bashkë me nxënësit e tjerë në Brezovicë 🎿
Mbrëmja vazhdoi me aktivitete jashtëkurrikulare, ku nxënësit patën mundësinë të sfidojnë njëri-tjetrin në shah, pingpong dhe pikado. Përveç argëtimit, këto lojëra ndihmuan në zhvillimin e mendimit strategjik, përqëndrimit dhe frymës sportive mes pjesëmarrësve. 🎯🏓
Në fund u sfiduan nxënësit me garë në skijim dhe fitues te djemtë u shpall Kosovë Zeqiraj nga shkolla jonë!
05/02/2025
Sot në Shfmu "Martin Camaj" në Gurrakoc u mbajtën garat komunale në Shah për shkollat e mesme të ulta, të organizuara nga Sporti Shkollor Istog në bashkëpunim me DKRS-në dhe DKA-në.
Fituese doli shkolla jonë,
SHFMU"Hysni Zajmi" Vrellë- kampion 🏆🥇
Suksese në garat Regjionale!
19/11/2024
Garat Komunale në Futboll të organizuara nga Sporti Shkollor Istog.
Vendi i parë: Shkolla “Hysni Zajmi” Vrellë
Suksese në garat regjionale !