06/12/2025
Profi Zenel sot ka ditelindjen, profi ne si klub te urojm cdo te mire, te urojm shendet e lumturi gjithmone per ty.
Faleminderit qe je pjese e sukseve te klubit tone, ne te cilin klub je edhe themelues!
Gezuar🥂
07/04/2025
Tuana Gacaferi dhe Anisa Domaniku(KPP Prishtina) - kampione të kategorisë së çifteve në Kampionatin Individual të Kosovës për U17.
Paraqitje të mirë Tuana pati edhe në kategorinë individuale ku rëndit e 3-ta, pasi në gjysmëfinale u mund nga kampionia e kësaj kategorie me rezultat 3:1.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Adena Berisha e cila fitoi nje ndeshje dhe tregoi lojë shumë të mirë edhe në kategorinë e çifteve.
16/02/2025
Finalja e kategorisë se meshkujve: Sina Keyhan vs Kreshnik Mahmuti
Login • Instagram
Welcome back to Instagram. Sign in to check out what your friends, family & interests have been capturing & sharing around the world.
14/02/2025
Është mësuar shorti i turneut "Dita e Pavarësisë", Junik
Këtë të dielë, me datë 16 shkurt, në palestrën sportive "Ereniku" në Junik, klubi i pingpongut "Juniku" në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut e Kosovës, dhe Komunën e Junikut organizon turneun "Dita e Pavarësisë".
Për të qenë pjesë e këtij turneu janë paraqitur 72 lojtarë nga 21 klube nga Kosova.
Turneu fillon me ndeshjet e grupeve, 8 të meshkujve dhe 3 të femrave, për të vazhduar pastaj me skeletet kryesore.
12/02/2025
Junik: Më 16 shkurt mbahet turneu tradicional “Dita e Pavarësisë” për seniorë
Të dielën, më 16 shkurt, në Junik zhvillohet turneu tradicional për seniorë “Dita e Pavarësisë” duke shënuar njëkohësisht fillimin e vitit të ri garues.
11/02/2025
Shume krenarë që do të mirëpresim disa nga lojtarët më të mirë të Pingpongut kosovar në qytetin tonë. 🥰
Elita e klubit tonë është gati të shkëlqejë! Këtë të diel, do të marrim pjesë në turneun e parë "DITA E PAVARĚSISË", të organizuar nga FPPK në Junik.
Leoresa Imeri, Altin Muli, Aulon Bivolaku, Ylber Beka, Ibrahim Maloku 🏓
11/02/2025
Ju mirepresim ne Junik 🥰
Lojtarët e KPP Priping do të garojnë në turneun "Dita e Pavarësisë" organizuar nga FPPK, që do të mbahet në Junik me date 16 shkurt 🇽🇰🏓
I deshirojmë suksese lojtarëve tanë 👏
11/02/2025
🏓 Turneu i Pavarësisë në Pingpong – Junik 2025 🇽🇰🎉
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se KPP Juniku, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës ka kënaqësinë të organizojë përsëri Turneun e Pavarësisë në Pingpong! Pas suksesit të organizimit të vitit 2023, këtë vit rikthehemi për të organizuar një turne tjetër plot pasion dhe sportivitet.
📅 Data: 16 Shkurt
📍 Vendi: Palestra sportive "Ereniku", Junik
Ftojmë të gjithë lojtarët dhe adhuruesit e pingpongut të jenë pjesë e këtij turneu të veçantë, ku përveç garës do të festojmë së bashku pavarësinë e Kosovës!
*Gara do të jetë e hapur, andaj të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më të vjetër, por edhe lojtarët nga shtetet tjera.
Luten klubet që ta bëjnë paraqitjen e lojtarëve ne emailin [email protected] më së voni, deri të mërkurën, më 12 Shkurt, në Ora 16.
Ju mirëpresim,
KPP JUNIKU