10/08/2026
10 Gushti nuk është thjesht një datë. Është kujtesë, është dhimbje, por mbi të gjitha është krenari.
Në këtë ditë përkulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë. Ata nuk menduan për veten, por për tokën, për familjet, për të ardhmen tonë. Sot ne jetojmë të lirë falë sakrificës së tyre.
Në mesin e tyre është edhe Besnik Begunca Fikshi. Një emër që nuk harrohet kurrë. Një jetë e dhënë për atdheun, një histori që jeton ende sot mes nesh. Me krenari mbajmë emrin e tij si tifogrup FIKSHAT, duke e nderuar çdo ditë sakrificën dhe rrugën që ai la pas.
Sot për ne është edhe një ditë tjetër me peshë. Përvjetori i FIKSHAT 27 vite. Një tifogrup i krijuar me krenari, që mban emrin nga nofka e tij Fikshi. Ky emër për ne nuk është vetëm një emër, është amanet, është rrugë, është identitet.
Kjo foto flet vetë. Në të shihet qëndresa, guximi dhe dashuria për atdheun. Janë fytyra që nuk harrohen dhe histori që nuk shuhen me kohën.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të 10 Gushtit.
Lavdi Besnik Beguncës Fiksh*t.
Ata jetojnë në çdo hap që bëjmë të lirë 🇦🇱