Motocross Kaçaniku

Motocross Kaçaniku

Share

Motocross Kaçaniku

02/09/2026
27/07/2026

🏍️ SUPER MOTO RACE 2026 🏁

Adrenalina rikthehet në asfalt!
Më 02.08.2026 e djelë ora 16:00 bashkohuni në një spektakël të vërtetë të motosportit,ku shpejtësia teknika dhe pasioni do të sfidojnë çdo kthesë.

Në garë do të marrin pjesë motoçikleta Supermoto, Adventure,Honda X-ADV dhe kategori të tjera duke premtuar një ditë plot emocione për garuesit dhe adhuruesit e motosportit.

🔥 Speed. Skill. Passion.
🏁 Një pistë. Një synim. 🥇

Ju presim të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje të organizuar nga Motocross Team Peja nën patronatin e Federatës së Motociklizmit të Kosovës për të përjetuar emocionet që vetëm motosporti mund t’i dhurojë.

26/07/2026

Me shumë krenari ndaj me ju një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional.

Sot përfundova me sukses Sport Administrators Course të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ky trajnim më ofroi njohuri të vlefshme në administrimin dhe menaxhimin e sportit duke më motivuar edhe më shumë për të vazhduar kontributin tim në zhvillimin e sportit në Kosovë veçanërisht në motociklizëm.

Falënderoj organizatorët ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për përvojën e shkëlqyer.Çdo certifikatë është një përgjegjësi më e madhe për të punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Mësimi nuk ndalet kurrë – sporti zhvillohet përmes dijes përkushtimit dhe bashkëpunimit 💙🏍️🏅

Motocross Kosovo LifelongLearning FederataeMotocilizmiteKosovës

19/07/2026

MIRËNJOHJE

Me rrespekt dhe mirënjohje të veçantë falënderojmë fshatin Shtrazë dhe Kryetarin z. Nexhmedin Lika për mbështetjen mikpritjen dhe kontributin e vazhdueshëm në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Përkushtimi dhe bashkëpunimi juaj kanë qenë një shtyllë e rëndësishme në suksesin e çdo aktiviteti duke dëshmuar se kur komuniteti dhe sporti ecin së bashku arrihen rezultate të jashtëzakonshme.

Ju shprehim falënderimet tona më të sinqerta dhe ju urojmë shëndet suksese dhe mbarësi në çdo angazhim të ardhshëm.

Me rrespekt dhe mirënjohje
Klubi Motocross Kaçaniku

Photos from Motocross Kaçaniku's post 11/07/2026

🏍️🇽🇰 Rrugëtimi ynë drejt Valbonës po vazhdon në mënyrën më të bukur! Mes maleve madhështore, natyrës dhe rrugëve spektakolare,po kalojmë momente të paharrueshme së bashku.

Faleminderit Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës për organizimin e këtij udhëtimi fantastik, ku pasioni për motorët na bashkon dhe çdo kilometër sjell aventura të reja.

Valbonë,po e shijojmë çdo çast! Rruga vazhdon… 🏍️⛰️💙

02/07/2026

MOTO CAMPING NË VALBONË 2026 🏕️

📍 Lokacioni: Restaurant Rilindja, Valbonë
🗓️ Data: 11–12 Korrik 2026

Bashkohuni me ne për një fundjavë të mbushur me aventurë, natyrë, miqësi dhe adrenalinë në zemër të Alpeve Shqiptare. Moto Camping në Valbonë sjell së bashku adhuruesit e motociklizmit nga të gjitha kategoritë për një eksperiencë unike në një nga destinacionet më të bukura të rajonit.



🏍️ GRUPI CROSS – ENDURO

📍 Takimi: Ora 08:30
📌 Vendi i grumbullimit: Sh.F.M.U. “Edmond Hoxha”, Junik
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/mAebZnffNieqRmSG7

🏁 Nisja: Ora 09:30
🛣️ Itinerari: Cross-Enduro drejt Valbonës

Për grupin Cross-Enduro, udhëtimi bëhet në mënyrë të organizuar nga Federata, si në vajtje ashtu edhe në kthim. Transporti i gjësendeve personale dhe tendave sigurohet nga FMKS nga vendi i grumbullimit deri në destinacion dhe anasjelltas.


🛣️ GRUPI ASFALT

📍 Takimi: Ora 10:00
📌 Vendi i grumbullimit: Restaurant Villa Italia, Morin
📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/8FCvcFhUo8CaittE9

🏁 Nisja: Ora 11:00
🛣️ Itinerari: Udhëtim i organizuar drejt Valbonës
Për grupin Asfalt, udhëtimi në vajtje bëhet i organizuar, ndërsa kthimi është i lirë për pjesëmarrësit.



✅ FMKS OFRON PËR TË GJITHË PJESËMARRËSIT

🍔 Snacks: 13:00 – 15:00

🍽️ Darkë tradicionale: Ora 19:00

☕ Mëngjes: 12 Korrik, 08:00 – 10:00

⛽ Derivate për motoçikletat Cross-Enduro për kthimin nga Valbona në Kosovë

🏕️ Transport të tendave nga Juniku në Valbonë dhe anasjelltas

🥤 Pije dhe ushqim gjatë kampimit

🎵 Program argëtues dhe muzikë gjatë mbrëmjes

🎧 Party me DJ Live nga ora 20:00

🔥 Atmosferë pranë kampit dhe socializim mes motoristëve



🧭 PJESËMARRËSIT DUHET TË SIGUROJNË

🏕️ Tendën personale për kamping

🥪 Ushqim dhe pije gjatë rrugës

🦺 Pajisjet personale mbrojtëse



🏆 AKTIVITETE GARUESE

🕓 Ora 16:00 – 18:00

1️⃣ Slow Race – Vozitja më e ngadalshme pa vendosur këmbën në tokë

2️⃣ Tërheqja me litar – Garë ekipore

3️⃣ Hedhja e gjyles – Garë individuale

🥇🥈🥉 Për vendet e para do të ketë shpërblime për secilin aktivitet.



🚦 DY GRUPE UDHËTIMI

🏍️ Cross-Enduro

🏍️ Motorë rrugorë / Asfalt

Zgjidhni kategorinë që ju përshtatet dhe bëhuni pjesë e një aventure të paharrueshme në Valbonë.



🎶 PROGRAMI I MBRËMJES

🕖 19:00 – Darka e përbashkët

🏆 19:45 – Ndarja e shpërblimeve

🎧 20:00 – DJ Live & Moto Party

🔥 Socializim pranë zjarrit

🎵 Muzikë, argëtim dhe atmosferë festive deri në orët e vona



📋 REGJISTRIMI

⚠️ Regjistrimi është obligativ për të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të rezervimit, organizimit dhe planifikimit sa më të mirë të aktivitetit.

🔗 Linku për regjistrim:
https://forms.gle/Z7bENjCa9SQL6rpv9



ℹ️ KONTAKTET E ORGANIZIMIT

🏍️ Cross-Enduro

Halit Rexhaj
📞 +383 49 600 059

🛣️ Motorët e Asfaltit

Fidan Ahmeti
📞 +383 49 175 777

🚚 Logjistikë dhe Sistemim

Artan Spahiu
📞 +383 44 308 507



Organizuar nga:
Federata e Motociklizmit e Kosovës (FMKS)

Moto Camping Valbonë 2026Shënim për organizimin e udhëtimit:
Për grupin Cross-Enduro, udhëtimi bëhet në mënyrë të organizuar nga Federata, si në vajtje ashtu edhe në kthim. Transporti i gjësendeve personale dhe tendave sigurohet nga vendi i grumbullimit deri në destinacion dhe anasjelltas. Për grupin Asfalt, udhëtimi në vajtje bëhet i organizuar, ndërsa kthimi është i lirë për pjesëmarrësit.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Kacanik?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Kacanik