KF.DARDANA

KF.DARDANA

Share

Faqja zyrtare e klubit " KF.DARDANA " Kamenicë

Official Page of Football Club " DARDANA " Kamenic?

23/11/2021

NJOFTIM :

Për shkak të dyshimit të bazuar se fuzionimi ( sh*tja) e ‘’ KF.DARDANA “është bërë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ju njoftojm se Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër personave që janë përfshirë në këto veprime.

Presim edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës të bëjë punën e saj, ashtu që klubit ti mundësohet vazhdimi i garave në Ligën e Parë.

Deri në përfundim të këti rasti do të vazhdojm ta kërkojm ligjëshmërin në të gjitha institucionet ligjore .

24/08/2021

NJOFTIM :

Sot, e kemi dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda pran Prokurorise Themelore në Gjilan, me të cilin kemi kërkuar që të filloj një proces hetimor në lidhje me marrëveshjen për fuziomimin e klubeve.

Pasi e kemi dorëzuar kallëzimin penal, kemi kërkuar nga Departamenti për Regjistrim dhe Nderlidhjes së OJQ-ve, të mos ndermarrë asnjë veprim në kuptim të ndryshimeve, transformimit apo shuarjes se klubit “KF.DARDANA”

Të njejtën kërkes e kemi dorëzuar edhe në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Prishtinë .

Ditën e nesërme ,një kërkese të ngjashme do ta dorezojme edhe në adrese të “ KF VUSHTRRIA “, me të cilen do të kërkojme që të mos ndermarre asnje veprim sipas marrëveshjes për fuzionim, në të kunderten do të nisim nje proces penal edhe ndaj saj.

Ndersa nga Federata e Futbollit të Kosovës do të kërkojme qe te mos i njohe dispozitat e marrëveshjes për FUZIONIM , e cila është marreveshje e kunderligjshme dhe e bazuar në dokumente të falsifikuara .

Për informata të tjera do ju njoftojm ditëve në vijim .

20/08/2021

NJOFTIM :

Në mbledhjen e mbajtur sot me datën 19/08/2021 në ora 19:00 në Shtëpin e Kultures “ ISA KASTRSTI “ Kamenicë .

Prezent në këtë takim ishin antarë të kryesisë OJQ “ KF.DARDANA “ :
Jakup Berisha
Agim Kastrati
Petrit Isufi
Irfan Hashani
Musa Ismajli
Armend Berisha
Besim Osmani
Ismajl Ismajli

Ne këtë takim është theksuar se :
Kuvend i OJQ “KF.DARDANA “ asnjëher nuk ka mbajtur mbledhje të përbashkët për diskutimin e
OJQ “KF.DARDANA “ të privatizohet , të sh*tet apo të Fuzionohet me asnjë KLUB .

Asnjë antarë i kryesis nuk ka njohuri se kur ka ndodhur ky ,,FUZIONIM ,, i kundërligjshëm duke manipulu me nënshkrime , apo mbajtje të kuvendit të klubit.

Kryesia e klubit do të ushtroj padi penale në lidhje me këtë rast dhe do te kërkoj ligjëshmëri sipas procedurave për shëndrrimin e OJQ “ KF.DARDANA “ në ShPK-ë e më pas edhe sh*tjen apo Fuzionimin e saj .

OJQ “KF.DARDANA “ i bën thirrje FFK-së që ta SHFUQIZOJ vendimin per fuzionimin me klubin “KF.VUSHTRRIA “ pasi që ky fuzionim është i kundërligjshëm .

Gjithashtu kërkojm që “KF.DARDANA “ të vazhdoj garat në LIGËN E PARË TË KOSOVËS .

08/08/2021

NJOFTIM :

Në mbledhjen e mbajtur dje me datë 07/08/2021

Diskutuam gjendjen e krijuar në klubin e qytetit ku dhe reagon për veprimet e bëra të ashtuquajtura “privatizim ose fuzionim” të OJQ “KF.DARDANA “ dhe KF VUSHTRRIA .

Andaj kuvendi i drejtohet me kërkesë FFK ,
që ta stopoj ose edhe anuloj Vendimin ku FFK ka lejuar “fuzionimin e tillë”.

Asnjeherë të vetme kuvendi i klubit OJQ “KF.DARDANA “ nuk ka diskutuar apo marrë Vendim në kryesi për ndrrimin e statusit të klubit
e më së paku sh*tjen e tij.

Gjithëashtu ju qytetarë të Dardanës,ju njoftojmë se do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdo njërit që ka gisht në këtë punë,duke mos anashkaluar edhe shkeljen ligjore të FFK .

OJQ “KF.DARDANA “ Kamenicë

03/08/2021

NJOFTIM :

Të shtunën më datë 07.08.2021 në ora 17:00h
do të mbahet takimi i kuvendit të OJQ “ KF.DARDANA “

Takimi mbahet në Shtëpin e Kultures “ ISA KASTRATI “

Në këtë takim do të diskutohet qështja e OJQ “ KF.DARDANA “ në bazë të zhvillimeve të fundit.

Në këtë takim ftohen të marrin pjesë :

Kryetari i Komunës z.Qëndron Kastrati
Përfaqesuesit Komunal
Antarët e Kuvendit Komunal
Antarët e Kryesis dhe Këshillit Organizativ

Po ashtu ftohen edhe të gjithë qytetarët të cilët dëshirojn të marin pjesë në këtë takim janë të mirëseardhur ..

Kryetar i klubit “ KF.DARDANA “
z.Jakup Berisha

20/07/2021

Me fat Kurban Bajrami nga FC DARDANA!

09/07/2021

Sot në ambientet e stadiumit 'Fadil Vokrri' është hedhur shorti për edicionin e ri 2021/22 të Ligës së Parë i cili pritet të filloj më 28 Gusht.

Orari i plotë i fazës së parë:

Java I:
FC DARDANA - Fc Vitia

Java e II:

Kf Kika- FC DARDANA

Java e III:

FC DARDANA - 2 Korriku

Java e IV:

Fc Ferizaj - FC DARDANA

Java e V:

FC DARDANA - Ramiz Sadiku

Java e VI:

Fushe Kosova - FC DARDANA

Java e VII:

FC DARDANA - Vllaznia (P)

Java e VIII:

FC DARDANA - Arberia

Java e IX:

Flamurtari - FC DARDANA



🔵⚪

Photos from KF.DARDANA's post 24/06/2021

Arianit Krasniqi vazhdon me KF DARDANA!

Arianit Krasniqi njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub.

Një vitë më parë Arianiti erdhi nga ekipi i Besës së Kavajës në klubin tonë dhe shumë shpejt u dashurua në ngjyrat bardhë e kaltër por edhe u bë i dashur për të gjithë në qytetin tonë.

Pas takimit që kishim mes drejtuesve të klubit dhe Arianitit, është arritur marrëveshja që Niti të jetë me ne edhe për dy vitet e ardhëshme deri më 2023 dhe ku pritet që Niti të jep kontributin e tij në projektet e klubit.

Në ditët në vijim do ju njoftojmë me të rejat rreth klubit.

⚪️🔵

15/06/2021

Urime Musli!

Sot ka ditëlindjen Musli Imeri, kryesia e klubit, stafi teknik, bashkëlojtarët dhe ULTRAS DARDANËT i urojnë shum fat dhe suksese të mëtutjeshme.

Urime Musli!

14/06/2021

Happy bithday TALI

Today is the birthday of our player TALISON, board of the team, coaching staff, players and the Ultras DARDANET wish all the best and to our player.

See you soon our TALI

Hoje é o aniversário do nosso jogador TALISON, diretoria da equipe, comissão técnica, jogadores e a Ultras DARDANET desejam tudo de melhor e muitos ao nosso jogador.

Te vejo logo nosso TALI

⚪🔵

09/06/2021

Në foto ish-lojtari i K.F. “Dardanës” - Faton Krasniqi.

09/06/2021

Urime Lind!

Sot futbollisti ynë Arlind Ismajli feston ditëlindjen, kryesia e klubit,bashkëlojtarët si dhe tifo grupi ULTRAS DARDANËT i utojnë jetë të gjatë e suksese të mëtutjeshme!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Kamenicë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Kamenicë