31/12/2025
Sot u mbajt ceremonia e laureatëve për vitin 2025, ku Klubi i Volejbollit “Klina” u nderua me dy çmime të rëndësishme.
🏆 Çmimi për Volejbollisten më të Mirë iu dha lojtares sonë Blinera Sejdiu, ndërsa
🌟 Çmimi i Shpresës së Volejbollit iu dha lojtares Julia Deskaj.
Urime të sinqerta për vajzat tona për këtë sukses të merituar! U urojmë shumë arritje dhe suksese të tjera në të ardhmen. 💙🏐
14/12/2025
Në Pejë u zhvilluan garat për grupmoshën U14, ku pavarësisht rezultateve, vajzat tona treguan paraqitje dhe lojë mjaft të mirë. KV Klina u përball me KV Suti Sport, duke u mposhtur me rezultat 1:2, ndërsa në ndeshjen tjetër ndaj KV Vëllaznimit rezultati përfundoi 0:2. Megjithatë, ekipi ynë dëshmoi përkushtim, luftë dhe potencial për të ardhmen.
13/12/2025
Sot në Pejë u mbajtën garat për grupmoshat U20, ku vajzat tona patën një paraqitje shumë të mirë. Ndeshja e parë përfundoi në disfavorin tonë ndaj Vëllaznimit me rezultat 0:2, ndërsa në ndeshjen e dytë vajzat tona treguan karakter dhe fituan ndaj Pejës me rezultat 2:1.
07/12/2025
Sot, në qytetin e Pejës, u mbajtën garat për grupmoshën U16, ku vajzat tona shfaqën një paraqitje shumë të mirë dhe plot vullnet. Ato arritën të festojnë një fitore të pastër ndaj Pejës me rezultat 2:0, duke dëshmuar punën dhe përkushtimin e tyre.
Në ndeshjen e dytë, përballë ekipit të Vëllaznimit, pavarësisht luftës në fushë, rezultati përfundoi 0:2. Megjithatë, vajzat tona treguan se kanë potencial të madh dhe vazhdojnë të rriten nga ndeshja në ndeshje
03/08/2025
Adea Millaku pjesë e Kombëtares A! 🇽🇰🏐
Lojtarja jonë 18-vjeçare, Adea Millaku, është bërë pjesë e Kombëtares A në kualifikimet për Kampionatin Evropian EuroVolley 2026.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë arritje dhe i urojmë Adeas shumë suksese në përfaqësimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
25/05/2025
Sot u zhvilluan garat me grupëmoshat U14.
Ku vajzat e ekipit tonë treguan nje loje dhe nje angazhim të shkëlqyeshem.
Kv.Klina 2:0 Kv.Suti Sport
Kv.Klina 0:2 Kv.Vellaznimi
07/04/2025
Dje, në Skenderaj, u zhvillua ndeshja e barazhit ku, për fat të keq, vajzat tona, megjithë një paraqitje shumë të mirë, pësuan humbje. Me këtë postim, duam të shfrytëzojmë rastin që nga zemra t’i falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe kanë besuar në ne. Ky nuk është fundi – ju premtojmë se do të luftojmë deri në fund për të arritur qëllimin tonë!
Me respekt,
KV Klina
05/04/2025
NDESHJA E BARAZHIT – LE TË BASHKOHEMI PËR FITORE!
Të dielën udhëtojmë drejt Skenderajt për t’u përballur me KV Gjinocin në ndeshjen vendimtare të barazhit. Një fitore në këtë sfidë do ta ngjitë automatikisht KV Klinën në elitën e volejbollit kosovar!
Më shumë se kurrë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ftojmë të gjithë dashamirët e volejbollit dhe tifozët e ekipit të qytetit të jenë pranë nesh në këtë ditë të rëndësishme.
Në bashkëpunim me agjensionin turistik Gjafa Tours, kemi organizuar një autobus për të gjithë ata që duan të na mbështesin. Nisja do të bëhet në orën 16:45 nga QTA.
Së bashku do t’ia dalim!
29/03/2025
Përfundojmë sezonen pa humbje!!
Kv.Kastrioti 1:3 Kv.Klina
22/03/2025
BIG WIN!!
Kv.Klina 3:0 Kv.Prishtina Elite
…
19/03/2025
ADEA MILLAKU – SHPRESA OLIMPIKE 2025
Lojtarja jonë 17-vjeçare, Adea Millaku, është përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës si Shpresë Olimpike për vitin 2025. Me paraqitjet e saj të shkëlqyera si në klub ashtu edhe me grupmoshat e Kombëtares së Kosovës, Adea ka dëshmuar përkushtim, talent dhe nivel të lartë loje.
Si klub, i urojmë Adeas suksese në vazhdimësinë e karrierës së saj si volejbolliste dhe besojmë se e ardhmja e saj do të jetë e ndritur!
16/03/2025
Fitoree!!
Kv.Trepça 0:3 Kv.Klina
Vazhdojmë…