21/09/2026
🇩🇪⚽️ FABJON ZEQIRAJ SHKËLQEN NË GJERMANI! 🐝💙
Një tjetër paraqitje fantastike për talentin tonë Fabjon Zeqiraj, i cili po vazhdon të tregojë cilësitë e tij edhe në Gjermani! 👏🔥
⚽️ 9 gola
🎯 6 asistime
Shifra që flasin vetë, por pas tyre qëndrojnë shumë punë, disiplinë, sakrificë dhe dashuri për futbollin. ❤️⚽️
Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për Fabjonin, për mënyrën se si po përfaqëson veten, familjen dhe Shkollën e Futbollit KF Peja në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰🇩🇪
Ky është edhe një dëshmi se puna e vazhdueshme me fëmijët, zhvillimi individual dhe përkushtimi i trajnerëve po japin rezultat. 💙🤍
Fabjon, vazhdo puno, beso dhe ëndërro edhe më shumë! 🌟
Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit tënd. Ne besojmë shumë në ty! 💪⚽️
Shkolla e Futbollit KF Peja – vendi ku lindin Kampionet! 🐝🏆💙