07/06/2026
Ndeshjet që do të zhvillohen më 08.06.2026
“Tre Heronjët e Fshatit Nekoc”
07/06/2026
Ndeshjet që do të zhvillohen më 08.06.2026
📢 Njoftim
Ju njoftojmë se nesër nuk do të zhvillohen ndeshje.
Për shkak të zgjedhjeve, si dhe pas kërkesave të shumta nga ekipet dhe pjesëmarrësit, nesër nuk do të zhvillohen ndeshje në kuadër të turnirit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim përsëri të hënën.
Orarin e ndeshjeve për të hënën do ta publikojmë nesër gjatë ditës.
Me respekt,
Këshilli Organizativ i Turnirit “Tre Heronjët” - Nekoc
06/06/2026
Rezultatet e ndeshjeve - 06.06.2026
06/06/2026
Disa foto nga netët e mëhershme
06/06/2026
05/06/2026
Rezultatet e ndeshjeve - 05.06.2026
Turnri "Tre Heronjët" Nekoc dt 5 qershor 2026
04/06/2026
Ndeshjet që do të zhvillohen më 06.06.2026
04/06/2026
Ndeshjet që do të zhvillohen më 05.06.2026
04/06/2026
Sonte patëm edhe një herë nderin të mirëpresim ekipe të shkëlqyera dhe tejet respektuese në Turnirin Tradicional “Tre Heronjtë” - Nekoc.
Njëra ndër to ishte edhe ekipi “Heroi Ruzhdi Salihu”, i cili na emocionoi me një gjest të veçantë në nderim të Heroit Azem Kastrati.
Një dhuratë simbolike, e sjellë nga djali i Heroit dhe Dëshmorit Ruzhdi Salihu, iu kushtua Heroit Azem Kastrati, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për veprën dhe sakrificën e tij.
Mesazhi i shkruar në fanellë ishte:
“Ai ka ra hero i Kosovës në fshatin Zborc.
Me nderime, në zemrat e të gjithë shqiptarëve,
në zemrat e banorëve të fshatit Zborc.
Të duam përjetësisht.”
Falënderojmë ekipin “Heroi Ruzhdi Salihu” për këtë gjest të çmuar.
Lavdi veprës së Heroit Azem Kastrati.
Lavdi veprës së Heroit Ruzhdi Salihu.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.