RDA North

Call Directions Website

RDA North ARDA North, EU funded, supports northern regional economic development.

NJOFTIM PËR HAPJEN E AFATIT TË APLIKIMITMinistria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton qytetarët se ...
20/10/2026

NJOFTIM PËR HAPJEN E AFATIT TË APLIKIMIT

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton qytetarët se është hapur afati i aplikimit për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitin 2026–2027. Mbështetja ofrohet në formën e subvencionimit të faturës së energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas programit dhe vendimit përkatës.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

Të gjitha detajet, përfshirë edhe kriteret kryesore për përfitim i gjeni në linkun e mëposhtëm:
🔗 https://mpfvlc.rks-gov.net/njoftimet/programi-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve-te-cenueshem-te-energjise-elektrike-ne-kosove-2026-2027/

Si aplikohet?

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në linkun:
🔗 https://ekosova.rks-gov.net/Service/1

Familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë ne mënyre elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Afati i aplikimit dhe kohëzgjatja
📅 19 tetor 2026 – 31 mars 2027

Subvencionimi fillon nga muaji i aprovimit të aplikimit dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për të përfituar gjatë gjithë periudhës së programit, rekomandohet aplikimi sa më i hershëm.

E rëndësishme verifikimi dhe krahasimi i të dhënave

Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar.

Informatat dhe kontaktet

Për sqarime dhe informata shtesë mund të na shkuani apo na kontaktoni në këto adresa:

📧 [email protected]
Tavolina Ndihmëse, Qafa 1 P.n. Telefoni; 038-200 27 277

APLIKONI NË KOHË DHE SIGUROHUNI QË TË DHËNAT E DEKLARUARA TË JENË TË SAKTA.

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë, i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin nr. 07/05 datë 06/10/2026  si dhe Vendimi Nr.72 të Ministrit të MPFVLÇ, mbi kushtet dhe kriteret për përfitim nga Pr...

Aplikoni mosha 18-30
15/10/2026

Aplikoni mosha 18-30

Open Call for Albania, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia and Serbia.

Grante per startup (riciklim)
13/10/2026

Grante per startup (riciklim)

Web faqja zyrtare e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

🥔 Në kuadër të Festivalit të Patates në Vushtrri, Agjencia për Zhvillim Rajonal – Veri (AZHR Veri), me financim nga Mini...
08/10/2026

🥔 Në kuadër të Festivalit të Patates në Vushtrri, Agjencia për Zhvillim Rajonal – Veri (AZHR Veri), me financim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), organizoi Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Artizanale.

Në panair morën pjesë rreth 30 gra, të cilat prezantuan prodhimet e tyre bujqësore dhe artizanale, duke dëshmuar rolin e rëndësishëm të grave në zhvillimin ekonomik lokal.

🌿 Përmes këtij aktiviteti synojmë të promovojmë prodhimet vendore, të fuqizojmë gratë ndërmarrëse dhe të krijojmë mundësi të reja për promovimin e produkteve të tyre.

🥔 Festivali vazhdon deri të shtunën!

Ejani, vizitojeni Vushtrrinë dhe përkrahni prodhuesit tanë vendorë! ❤️

06/10/2026
Storie Suksesi- Miradije Hasani 👩‍🍳❤️Sot ju prezantojmë Miradija Hasanin nga Mitrovica, e cila prej gati 8 vitesh merret...
05/10/2026

Storie Suksesi- Miradije Hasani 👩‍🍳❤️
Sot ju prezantojmë Miradija Hasanin nga Mitrovica, e cila prej gati 8 vitesh merret me përgatitjen e produkteve dhe ushqimeve tradicionale. 🌿
Me shumë përkushtim, dashuri dhe pasion ❤️, Miradija përgatit ajvar, pestil, dhe turshi, por gjithashtu përgatit edhe gatime të ndryshme tradicionale si pite 🥧, flija, bakllava dhe shumë ushqime të tjera të shijshme. 😋
Puna e saj është një shembull i bukur i ruajtjes së traditës sonë dhe i përcjelljes së shijeve tradicionale brez pas brezi. 👩‍🍳🌿
Me punë, përkushtim dhe dashuri për atë që bën, Miradija vazhdon të sjellë në tryezat tona shijen e vërtetë të traditës. ❤️✨
📞 Kontakti:
📱+383 49 554 773

Komuna e Mitrovicës Thirrje për Aplikim – Faza e Dytë e Skemës së Granteve “E Ardhmja e Saj”Faza e dytë u drejtohet grav...
02/10/2026

Komuna e Mitrovicës
Thirrje për Aplikim – Faza e Dytë e Skemës së Granteve “E Ardhmja e Saj”

Faza e dytë u drejtohet grave dhe vajzave të moshës 18–65 vjeç, të cilat kanë një ide biznesi dhe fokusohet në ide që lidhen me:

🔹 Turizmin
🔹 Produktet autoktone
🔹 Artizanatin
🔹 Kulturën
🔹 Trashëgiminë lokale

Përfshirja në këtë program ofron:
✅ Trajnim 3-ditor online
✅ Mentorim dhe konsulencë profesionale
✅ Set pajisjesh për fillimin e biznesit

📅 Afati për shprehje interesi: 7–13 tetor 2026

📧 Email për aplikim dhe informata:
[email protected]

🌐

04 Aug Project Her Future 30 Business Ideas by Women and Girls in Kosovo to Receive Support through the Grant Scheme Read More

📢 Me datë 29.09.2026 u mbajt trajnimi për “Rreziqet ndaj sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse!”Në kuadër të proje...
29/09/2026

📢 Me datë 29.09.2026 u mbajt trajnimi për “Rreziqet ndaj sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse!”

Në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri”, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe i zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri (AZHR Veri), u realizua me sukses trajnimi i Modulit të Tretë, me temën “Rreziqet ndaj sigurisë – Masat parandaluese dhe mbrojtëse!”.

Gjatë aktivitetit, Drejtoresha e AZHR Veri, znj. Rreze Duli, pati një fjalë rasti, ku përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të bizneseve lokale dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Po ashtu, z. Kreshnik Uka, Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Nismave Rajonale, pati një fjalë rasti duke adresuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së bizneseve lokale në kuadër të nismave për zhvillim rajonal.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e njohurive dhe kapaciteteve të bizneseve lokale për identifikimin e rreziqeve në vendin e punës dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse.

📚 Gjatë Modulit të Tretë u trajtuan këto mësime:

✅ Veglat dhe makineritë
✅ Rryma elektrike
✅ Automjetet në vendin e punës
✅ Zjarret, shpërthimet dhe emergjencat e tjera
✅ Rëniet dhe puna në lartësi
✅ Sinjalizimi për sigurinë dhe shëndetin

Përmes prezantimeve teorike, diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi konkrete për parandalimin e rreziqeve, zbatimin e masave mbrojtëse dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt në vendin e punës.

AZHR Veri mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve lokale për rritjen e kapaciteteve, përmirësimin e kushteve të punës dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

The Empowering Regional Cooperation (ERC) Grants Call for Proposals is now open!The ERC Grant Scheme is open for applica...
24/09/2026

The Empowering Regional Cooperation (ERC) Grants Call for Proposals is now open!

The ERC Grant Scheme is open for applications, funding Civil Society Organizations, Business Associations, Media Associations, Educational Associations, Culture Institutions, Sports & Arts organizations and other regional stakeholders driving cooperation across the Western Balkans.
Key details:

Grants of up to €25,000 per project
Deadline: 26 October, 13:59 (local time, GMT+1)

Guidelines & applications:
www.westernbalkansfund.org

At the official website, you can also register now to attend an Informative Session close to your home, or access the dedicated Partnership Portal, providing you a formidable tool to reach new regional partners.

The ERC Grant Scheme is co-funded by the European Union through IPA III, the Instrument for Pre-Accession Assistance, under the Civil Society and Media Programme for the Western Balkans and Türkiye.
Activate to view larger image,

Address

Milan Perkaj
Kosovska Mitrovica
40.000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38328515011

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RDA North posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share