SHBA Trepça

SHBA Trepça

Share

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça është themeluar në vitin 1948.

20/07/2026

Bistrica Summer Camp 1

Photos from SHBA Trepça's post 20/07/2026

Bistrica Summer Camp 1

10/07/2026
10/07/2026

🏕️ **BISTRICA SUMMER CAMP 2026**

🌿 **3 ditë aventurë, natyrë dhe miqësi!
** 📅 **17 – 19 Korrik 2026**
📍 **Batahir – buzë lumit Bistrica, Mitrovicë**
👧🧒 **Për fëmijë 7–15 vjeç dhe familje**
✨ **Një verë ndryshe fillon këtu!**
Larg teknologjisë, afër natyrës – një kamp ku fëmijët mësojnë, argëtohen dhe krijojnë kujtime të paharrueshme përmes përvojave reale.
🌟 **ÇFARË NA PRET?**
🧭 Eksplorime në natyrë dhe lojëra orientimi
🏃 Gara dhe sfida ekipore
⚽ Futboll dhe aktivitete sportive
🌿 Njohje me florën dhe faunën
📖 Tregime dhe aktivitete edukative
🔥 Zjarr kampi, muzikë dhe shoqëri
🧘 Relaksim dhe aktivitete buzë lumit
🎯 **QËLLIMI I KAMPIT**
✅ Zhvillimi i vetëbesimit dhe bashkëpunimit
✅ Promovimi i dashurisë për natyrën dhe aktivitetet në ambient të hapur
✅ Krijimi i miqësive të reja përmes përvojave edukative dhe sociale
🍽️ **PËRFSHIHET:**
✔️ Akomodimi gjatë 3 ditëve
✔️ Aktivitetet sportive dhe edukative
✔️ Mbikëqyrja gjatë gjithë kampit
✔️ Ushqimi sigurohet individualisht (rekomandohen minimum **6 shujta** gjatë qëndrimit)
⛺ Mundësi kampimi me tendë personale ose në zonën e kampit.
🚌 **TRANSPORTI** Transporti sigurohet individualisht.
📍 Nisja nga Mitrovica: **17 Korrik 2026, ora 15:00**
⚠️ **Vendet janë të kufizuara – maksimum 30 pjesëmarrës!**
📅 **Regjistrimi deri më: 14 Korrik 2026**
📞 **REGJISTRIM & INFORMATA** 📱 +383 49 71 71 66 📱 045 412 765
📧 [[email protected]](mailto:[email protected])
🌐 SHBA Trepça – Facebook
🌲 **BISTRICA SUMMER CAMP 2026** *Natyra na bashkon, aventura na mëson!*

02/07/2026

Jemi në përgatitjet finale për Bistrica Summer Camp, të organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça.

Për datat e sakta, programin dhe të gjitha informacionet e tjera do t'ju njoftojmë me kohë.

Qëndroni me ne – së shpejti publikojmë të gjitha detajet!

02/07/2026

Të nderuar bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës,

Në linkun e mëposhtëm gjeni formularin e anëtarësimit në klubin SHBA Trepça. Pas plotësimit të tij, si anëtar aktiv konsiderohet çdo person që kryen pagesën në llogarinë bankare të shoqërisë.

Pagesat në para të gatshme nuk pranohen. Kontributi vjetor i anëtarësisë ndihmon në realizimin e aktiviteteve të klubit SHBA Trepça, edhe pse në vlera simbolike.

Pagesa vjetore e anëtarësisë është 15 euro.
Linku
https://shbatrepca.my.canva.site/anetarsimi

22/05/2026

SHBA Trepça dhe Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Mitrovicë, 22 maj 2026
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça dhe Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve e Komunës së Mitrovicës kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të forcimit të aktiviteteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e vlerave natyrore të komunës.

Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësuesi i SHBA Trepça, Gzim Ferati dhe drejtoresha e Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve, Arjeta Beqiri Hyseni.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen e biodiversitetit, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e shtigjeve bjeshkatare, organizimin e aktiviteteve vetëdijësuese, monitorimin e gjendjes së mjedisit si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në interes të komunitetit dhe natyrës.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi në promovimin e turizmit malor, ruajtjen e hapësirave pyjore dhe ngritjen e vetëdijes qytetare për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të memorandumit, SHBA Trepça do të kontribuojë me ekspertizë dhe aktivitete praktike në terren, ndërsa Drejtoria do të ofrojë mbështetje institucionale dhe koordinim në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Palët u zotuan se ky bashkëpunim do të ndikojë pozitivisht në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore të Mitrovicës dhe zhvillimin e aktiviteteve rekreative e sportive në natyrë.

Photos from SHBA Trepça's post 06/05/2026

🔴⚪️🔴⚒️⛰️
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Trepça
SHBA Trepça
Një ditë e zakonshme pune në Qendrën informuese e aktivitetve malore.
Veriu ka bukuri pa fund, do bëhet zonë e ecjeve malore, kampim edukim, flora dhe fauna etj.
Vazhdojmë ...
6 maj 2026.

24/04/2026

Reagim publik dhe ankesë për diskriminim në ndarjen e fondeve

Të nderuar përfaqësues të institucioneve publike,

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça” shpreh reagimin e saj të fortë lidhur me mënyrën e ndarjes së fondeve publike, e cila në praktikë po rezulton diskriminuese ndaj organizatave bjeshkatare dhe atyre që veprojnë në fushën e sporteve malore, mjedisit dhe edukimit në natyrë.

Është e papranueshme që përmes thirrjeve publike të financimit të favorizohen në mënyrë të vazhdueshme organizata të profileve të caktuara, në veçanti ato kulturore, ndërsa organizatat bjeshkatare, pavarësisht kontributit të dëshmuar në komunitet, të përjashtohen ose të trajtohen si dytësore.

Kjo qasje e institucioneve publike:

* bie ndesh me parimet e barazisë dhe trajtimit të drejtë,
* dëmton zhvillimin e turizmit malor dhe zonave rurale,
* injoron rolin kyç të organizatave bjeshkatare në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore,
* dekurajon angazhimin vullnetar dhe qytetar.

Veçanërisht shqetësues është fakti se aktivitetet që ndërthurin natyrën, kulturën dhe edukimin nuk po njihen si të tilla, duke u përjashtuar padrejtësisht nga skemat mbështetëse.

Gjithashtu, konsiderojmë të nevojshme të theksojmë se një pjesë e organizatave të profileve të tjera, përtej organizimit të seminareve dhe workshopeve, nuk po arrijnë të dëshmojnë ndikim të prekshëm në terren në raport me fondet e përfituara, qoftë në aspektin kulturor, edukativ apo zhvillimor. Kjo e bën edhe më të domosdoshëm një vlerësim më të drejtë dhe të bazuar në rezultate konkrete.

Pyesim publikisht institucionet përgjegjëse:

* Mbi çfarë baze bëhet kategorizimi përjashtues?
* Pse trashëgimia natyrore nuk trajtohet me të njëjtin prioritet si ajo kulturore?
* Si justifikohet përjashtimi i organizatave që kontribuojnë drejtpërdrejt në interesin publik?

Kërkojmë urgjentisht:

1. Transparencë të plotë në procesin e vlerësimit dhe ndarjes së fondeve.
2. Rishikim të menjëhershëm të kritereve diskriminuese.
3. Përfshirjen e organizatave bjeshkatare në mënyrë të barabartë në të gjitha skemat relevante të financimit.
4. Hapjen e linjave të veçanta për zhvillimin e turizmit malor dhe edukimit mjedisor.
5. Profilizimin e veçantë të fondeve për organizatat bjeshkatare, në mënyrë të ndarë dhe të barabartë me sektorët e tjerë, e jo favorizim të njëanshëm të organizatave kulturore.

Në të kundërtën, do të detyrohemi të ndjekim rrugë të tjera institucionale dhe publike për adresimin e këtij diskriminimi.

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça” mbetet e përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kërkon vetëm trajtim të drejtë dhe të barabartë.

Me respekt,
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Trepça”

Mitrovicë, 24 prill 2026

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Kosovska Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address


Kosovska Mitrovica