24/03/2026
⚽️Turneu Memorial "Njazi Rexhepi"
📍 Sllatinë e Epërme - VITI
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Turneu Përkujtimorë "Dëshmori-Ibrahim Krasniqi", Sports Event, Fsh Smallushë, Lipjan.
24/03/2026
⚽️Turneu Memorial "Njazi Rexhepi"
📍 Sllatinë e Epërme - VITI
🎥 Me këtë video të realizuar nga Ron Hyseni, shpalosim emocionet, përkushtimin dhe arsyen e thellë që qëndron pas këtij organizimi.
Me mirënjohje të thellë falënderojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në realizimin e këtij manifestimi domethënës.
Një falënderim i veçantë i shkon SHFMU “Ibrahim Krasniqi”, drejtorit dhe stafit të përkushtuar pedagogjik, për përgatitjen e denjë të manifestimit qendror.
🇦🇱 🇽🇰Kështu nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve, me respekt, kujtim dhe përkushtim të përhershëm.
Kështu nderohet sakrifica. Kështu ruhet kujtesa. Kështu rritet brezi që nuk harron.
18/06/2025
👏 Respekt dhe mirënjohje për dyshen e referëve Milot Rexhepi dhe Gentrit Zogaj!
Në edicionin e 7-të të Turneut Përkujtimor “Ibrahim Krasniqi”, këta dy gjyqtarë u dalluan me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, duke dhënë një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e çdo ndeshjeje.
Faleminderit që ish*t pjesë e këtij turneu dhe që me punën tuaj nderuat kujtimin e Ibrahim Krasniqit! 🖤⚽️
17/06/2025
Shqiprim Kelmendi shkëlqen sërish – fiton për herë të pestë titullin kampion në turne!
Kapiteni i Talent Factory, Shqiptim Kelmendi, vazhdon të tregojë klas dhe lidership në fushën e lojës. Në një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, ai udhëhoqi ekipin drejt fitores dhe e mbylli turneun si lojtari më i mirë. Me këtë triumf, Kelmendi regjistron titullin e tij të pestë kampion në këtë turne, duke vendosur një rekord personal dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si lider i padiskutueshëm.
Në fund të ndeshjes, në një gjest që tregon madhësinë e karakterit të tij, ai dhuroi topin e ndeshjes Neron Canollit, një moment simbolik që u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
17/06/2025
🎉 Festë kampionësh ❤️
📸 Pamje nga festa e madhe e kampionëve "Talent Factory"
🏆 Kupë, medalje, festë dhe emocione të paharrueshme me skuadrën e Talent Factory në Turneun “Dëshmori Ibrahim Krasniqi” 2025
17/06/2025
📸 Momente nga NATA FINALE & CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE
Turneu Tradicional “Dëshmori Ibrahim Krasniqi” – 2025
🏆 Emocione, përkushtim dhe krenari në çdo çast!
16/06/2025
📸 Foto nga ndeshja hapëse e finales së Turneut Tradicional “Dëshmori Ibrahim Krasniqi”, e zhvilluar mes ekipeve FC Ibrahim Krasniqi dhe FC Gadimja.
⚽ Një ndeshje plot emocion, respekt dhe shpirt gare, në nderim të dëshmorit dhe traditës që vazhdon çdo vit në Smallushë.
Kjo është festa e ligjshme e ekipes kampione “Talent Faktory”💜🏆🇽🇰
Shumë urime ekipës kampione “Talent Faktory”! 🎉🏆💜🇽🇰
Një festë e merituar për një sukses të madh — puna, përkushtimi dhe talenti juaj u shpërblyen siç duhet.
Qoftë kjo vetëm fillimi i shumë fitoreve të tjera në të ardhmen! 🔥
16/06/2025
🏆 Talent Factory kampion i Turneut Tradicional “Dëshmori Ibrahim Krasniqi” 2025!
Një rrugëtim që filloi me ëndërr, u ndërtua me djersë dhe përfundoi me lavdi!
Çdo pasim, çdo gol, çdo fitore – një hap drejt majës! 🔥⚽
🔴 Urime kampionëve tanë!
Ju treguat zemër, shpirt sportiv dhe guxim në çdo sekondë të lojës.
Ky trofe është fryt i punës, unitetit dhe dashurisë për lojën më të bukur në botë! 🥇✨
16/06/2025
📸 Pamje nga programi kulturor në kuadër të Turneut Tradicional “Dëshmori Ibrahim Krasniqi”
🕊️ Fëmijët tanë sollën në skenë trashëgiminë tonë me valle e kostume popullore, duke na kujtuar se krenaria dhe respekti për dëshmorët jetojnë në çdo brez.
🇦🇱 Nder dhe lavdi për Dëshmorin Ibrahim Krasniqi
🤍 Falënderim për pjesëmarrësit, publikun dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë atmosferë madhështore.
📍 Smallushë – 16 Qershor 2025
16/06/2025
Në turneun përkujtimor kushtuar dëshmorit Ibrahim Krasniqi, dy figura spikasin jo vetëm për udhëheqjen e skuadrave të tyre, por për shpirtin dhe zemrën që i japin këtij sporti – Drilon Thaqi i Talent Factory dhe Naim Krasniqi i Pishina Freskia.
Ata nuk janë thjesht menaxherë – janë frymëzimi i lojtarve që luftojnë për çdo top, besojnë në ekip dhe respektojnë fanellën. Me pasion dhe përkushtim, po i japin jetë një turneu që është shumë më tepër se një garë – është nderim për sakrificën, për kujtimin dhe për idealet që na bashkojnë.
Lavdi dëshmorit Ibrahim Krasniqi, dhe respekt për ata që sportin e bëjnë mision!
16/06/2025
Në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorit të kombit, Ibrahim Krasniqi, sot në Smallushë – Lipjan, në shtëpinë ku ai u rrit dhe e deshi atdheun deri në frymën e fundit, u zbulua pllaka përkujtimore që do të flasë përherë për guximin dhe dashurinë e tij ndaj lirisë.
Ky moment përkujtimor, nën patronazhin e Shoqërisë LËVIZJA dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë, u shënua me praninë e shumë zemrave mirënjohëse:
– Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti
– Anëtarë të Shoqërisë LËVIZJA
– Anëtarë të Shoqatës së të Burgosurve Politikë
– Anëtarë të Shoqatës së Dëshmorëve të Kosovës
– Kryetari i PDK-së – Dega Lipjan, z. Shukri Buja
– Drejtori i SHFMU “Smallusha”, z. Idriz Krasniqi
– Familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe pjesëmarrës të Turneut Përkujtimor
Në këtë ditë përplot ndjenja dhe kujtime, u përkulëm me nderim para veprës së një burri që i dha lavdi Kosovës dhe që sot jeton në kujtesën dhe krenarinë tonë kolektive.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit Ibrahim Krasniqi!
Liria jonë mban emrin e tyre!
Faleminderit të gjithëve që ndanë këtë moment të shenjtë me ne. 🙏🏻