Fc Lipjani 01
Stop Padrejtësit !
Fc Lipjani 01
Faqja zyrtare e Shkollës së Futbollit FC Lipjani 01
Aty ku talenti rritet dhe ëndrrat marrin formë.
Fc Lipjani 01
Fc Lipjani 01
Reagim publik !
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është e papranueshme që fëmijëve t’u mohohet e drejta për të shfrytëzuar stadiumin Sami Kelmendi ne Lipjan , një pronë publike që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe veçanërisht të rinisë. Këta fëmijë duan të ushtrojnë, të merren me sport dhe të zhvillojnë talentin e tyre, jo të përballen me dyer të mbyllura.
I bëjmë thirrje Komunes së Lipjanit që të marrë masa urgjente për të siguruar që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta për të shfrytëzuar stadiumin për zhvillimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve sportive. Investimi në fëmijë dhe në sport është investim në të ardhmen e komunitetit tonë.
Në një ditë që i kushtohet fëmijëve, le të sigurohemi që të drejtat dhe nevojat e tyre të respektohen në praktikë, jo vetëm në fjalë.
Stop padrejtësive ,mos i privoni këta fëmijë nga e drejta e shfrytëzimit të pronës publike!
⚽️ FC Lipjani 01
Me krenari ndajmë disa nga momentet më të bukura të punës sonë të përditshme në shkollën e futbollit FC Lipjani 01. Rezultatet dhe zhvillimi i vazhdueshëm i fëmijëve janë fryt i një pune të palodhur, profesionale dhe të përkushtuar nga stafi ynë i trajnerëve.
Në stafin tonë mbizotëron harmonia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë. Pikërisht këto vlera na bëjnë më të fortë si ekip dhe na ndihmojnë të krijojmë një ambient pozitiv e motivues për të gjithë fëmijët që stërviten me ne.
Një mirënjohje e veçantë shkon për prindërit që na kanë besuar fëmijët e tyre dhe që kanë vlerësuar punën, seriozitetin dhe përkushtimin tonë. Besimi juaj është përgjegjësi dhe motivim për ne që të japim më të mirën çdo ditë.
Falënderojmë nga zemra edhe trajnerët tanë, të cilët me përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe dashuri për sportin punojnë çdo ditë për edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja. Puna juaj e palodhshme është baza e çdo suksesi që arrijmë së bashku.
Së bashku, me respekt, bashkëpunim dhe përkushtim, po ndërtojmë të ardhmen e futbollit dhe të rinisë sonë. ⚽🏆
FC Lipjani 01 – një familje, një ekip, një vizion. 🟡⚫️⚽️
31/05/2026
🏆⚽ FC Lipjani 01 në Play-Off!
U15
Me krenari dhe kënaqësi ju njoftojmë se FC Lipjani 01 ka siguruar pjesëmarrjen në fazën Play-Off, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira në Kosovë.
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe sakrificës së futbollistëve tanë.Çdo stërvitje, çdo përpjekje dhe çdo moment i kaluar në fushë ka kontribuar në këtë arritje të rëndësishme.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për trajnerin tonë, Elvis Arifi, i cili me shumë punë, mund, përkushtim dhe profesionalizëm ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollistëve tanë dhe në suksesin e ekipit. Angazhimi i tij i përditshëm është një nga shtyllat kryesore të këtij rezultati.
Jemi krenarë për fëmijët e shkollës sonë të futbollit, të cilët me disiplinë, vullnet dhe dashuri për sportin po përfaqësojnë denjësisht klubin tonë.
Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për të arritur suksese edhe më të mëdha.
Urime të gjithë futbollistëve, trajnerëve dhe prindërve për këtë arritje!
🟡⚫️⚽ FC Lipjani 01 – një familje, një ekip, një vizion.
29/05/2026
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Lipjan