06/10/2024
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Ibrahim Zogaj, aktivist shumëvjeçar i shoqërisë civile dhe anëtarë i kryesisë së klubit tonë
Aktivisti Zogaj do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në promovimin dhe avancimin e drejtave të personave me aftësi të kufizuara si dhe qështje me interes të përgjithshme të shoqërisë civile.
Me vlerat njerëzore e intelektuale, për punën në shoqëri civile e angazhim qytetar, do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të jenë miq e bashkëpuntor të tij.
Vepra e aktivistit Zogaj do të jetë frymëzuese për ne dhe gjeneratat që vijnë, ndërsa në historinë e promovimit të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, do të jetë përgjithmonë si emër i respektuar që dha kontribut të madh në zhvillimin e aktiviteteve të shoqërisë civile në Lipjan.
JR Lipjani Futsal, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Zogaj, të afërmit, miqtë e bashkëpunëtorët e tij!
Aktivisti Ibrahim Zogaj u prehtë të paqe!
Kryesia e JR LIPJANI FUTSAL