Manchester United Fans-Mitrovica

Manchester United Fans-Mitrovica

Share

MANCHESTER UNITED

23/09/2021

A po me doket qe i ka ardhe koha trenerit me ec qa po mendoni fansa

11/09/2021

A po me doket mu a u plak Ronaldo hahahahaha veq 2 kajmak per fillim hahah

31/10/2020

a do ta shkaterrojme arsenalin qka po mendoni

Photos 04/06/2017

SOT mund ta keni mundsin ta ndiqni gjeniun e futbollit Paul Scholes me fillim nga ora 15:30 mos e humbisni këtë rast ⚽

Photos from Manchester United Fans-Mitrovica's post 15/07/2015
29/04/2012

Njoftim për tifozat nga Mitrovica:

► Kush është tifoz i Man United nga qyteti i Mitrovices nëse dëshiron ta shikojmë ndeshjen bashkë ndaj City të mblidhemi tek Bastorja Sportive,"TOTO SPORT " TE AVNIA

Photos 13/08/2011

Premier League - Krejt kundër United



Kjo e shtunë shënon nisjen e kampionatit më të fortë e atraktiv të botës – Premier League.

Kampioni rekord 19 herë, Manchester United është sërish favoriti absolut për ta fituar një tjetër titull. Skuadrës së Sir Alex Ferguson i kanë ikur në pension Van der Sar e Scholes, dhe janë sh*tur O’Shea, Brwon e Obertan. Por, në portë do të jetë i talentuari i ri spanjoll David de Gea, mbrojtjen e përforcon Phil Jones nga Blackburni, e energji të re në mesfushë ka sjellur Ashley Young nga Aston Villa. Wesley Sneijder ka gjasa të mos shkojë në Old Trafford, por aty është Tom Cleverly.



Chelsea nuk e ka zyrtarizuar ende blerjen e talentit të jashtëzakonshëm, Romelu Lukaku, por do ta bëjë shumë shpejt. Natyrisht, përforcimi më i madh është vetë trajneri i shumëkërkuar, portugezi i suksesshëm Andre Villas Boas. Yuri Zhirkov u largua, por Chelsea e pret ende Luka Modricin. Me blerjen rekord Fernando Torres, Lampardin, Terryn e Drogban në ekip, Chelsea është sërish kandidat serioz për titull.



Arsenal e nis me problem sezonin e ri, me dy yjet kryesore që janë në prag të largimit. Teksa Fabregas duket se ka kryer punë, Nasri pritet ta bëjë shumë shpejt. Por, Arsene Wenger vazhdon të besoj në rini, duke blerë Alex Oxalde Chamberlian, Carl Jenkinson dhe Gervinhon. Ky i fundit shënoi menjëherë në para-sezonë. Askush nuk e sheh Arsenalin kampion sivjet, për më tepër parashikojnë vështirësi në sigurimin e Top 4.



Më shumë se asnjë vit, kohëve të fundit, Liverpool hedh kandiaturën më serioze për mundësinë e fitimit të parë të Premier League. Skuadra e Kenny Dalglish ka bërë një seri blerjesh, që prej “çlirimit” nga Fernando Torres. Pas Suarezit e Carollit në janar, në këtë verë Liverpool është përfocuar edhe me mesfushorin Adam Johnson, pastaj Stewart Doëning, Jordan Henderson, Jose Enriquen dhe portierin Doni.


Manchester City mendon se ky është më në fund sezoni i vet, edhe pse nuk e nisi mirë me Superkupën. Në skuadër kanë ardhur përforcime të rëndësishme si Sergio Aguerro, Gael Clichy, si dhe malazezi Stefan Savic (që shënoi dy gola ndaj Shqipërisë). Roberto Mancini e pret ende ardhjen e Samir Nasrit, teksa vazhdon të ketë probleme me Mario Balotellin.


Të gjitha skuadrat me pretendime, direkt e indirekt, kanë thënë se lufta e tyre është me Manchester United, si ekipi më i fortë në ishull, që të gjithë duan ta mposh*tin.


Ky është parashikimi i kryeredaktorit të sportit në BBC, Phil McNulty, për atë se si do të përfundojë ky sezon.



1. Manchester United

2. Manchester City

3. Chelsea

4. Liverpool

5. Arsenal

6. Tottenham

Photos 07/08/2011

Djajt e Kuq tregojn se kush eshte KAMPIONI

Manchester United ka shënuar fitore sensacionale ndaj rivalit të përbetuar Manchester Cityt në momentet përfundimtare të takimit të zhvilluar në Wembley i vlefshëm për Superkupën e Anglisë, me rezultat 3-2 dhe atë pas disavantazhit prej dy golash.

Ndeshja filloi tepër e baraspeshuar me Unitedin që dominoi në posedim dhe në përgjithësi në lojë.

Sidoqoftë, pas disa gjysmë rasteve ishte David Silva ai që nga goditja e dënimit ia servoi në kokë topin mbrojtësit JoLeon Lescott, i cili pa prolem shënoi për 1-0 (38’). Reagim i dobët i portierit De Gea, i cili po e zhvillonte debutimin zyrtar në fanellën e Djajve.

Përsëri në shprehje erdhi De Gea. Në fund të pjesës së parë Edin Dzeko nga 30 metra lansoi një goditje jo dhe aq të pa përshtatshme që u shndërrua në gol falë intervenimit katastrofal nga gardiani spanjoll (45’), 2-0.

Sir Alex Ferguson njihet si motivues i përkryer dhe pasi zëvëndësoi tri lojtarë titullarë dhe futi në lojë tri lojtarë të rinj me të filluar pjesa e dytë, skocezi aplikoi presion mbi rivalin.

Një harkim i Ashley Young nga gjuajtja e lirë përfundoi në këmbët e Chris Smalling (52’) i cili shkriu epërsinë e Cityt në 2-1.

Dhe presioni i United vazhdoi deri në minutën e 58-të, kur pas një aksioni të përbashket të Rooneyt, Tom Cleverleyt dhe Nanit, shënoi ky i fundit për 2-2 dhe rikthimin në lojë të Djajve. Ishte ky aksion tipik me një prekjke në hapësirë të vogël. Edhe më mirë se Barcelona…

Në vazhdim ndeshja u baraspeshua, me Cityn që rrezikoi seriozisht De Gean nga distanca, por spanjolli ishte më i sigurtë në fund të takimit.

Një kundërsulm i shpejtë i Manchester United bëri që hero i takimit të shpallej Nani, (90+2’) i cili shënoi për 3-2 dhe fitoren sensacionale.

Kjo ndeshje garantoi se Liga Premier sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e zjarrtë, me Manchester Unitedin si favorit absolut për ta mbrojtur titullin, duke parë dhe lojën fantasike të shfaqur në pjesën e dytë

05/08/2011

Manchester United Vs Manchester City

Kjo osht ndeshja ndermjet dy Klubeve rivale te nje qyteti qe quhet Numancia kshtu qe kto dy klube do ndeshen me 7 Gusht ne ora 15:30 Në Wembley I Ftojm Te gjith Fansat e United qe me Këtë Datë Te Vijn te vendi i THE REDS NE Mitrovic QE GJENDET MBRAPA SUPERMARKETI FLORENTI ME RESPEKT Stafi i Faqes Manchester United Fans Mitrovica

Photos 09/06/2011

ZYRTARE :
MANUTD , ka pranuar oferten e Sunderland prej 12 milion funteve per treshen , Brown , Gibson dhe O'Shea. Sunderland , ka arritur marreveshje me dy nga keta , por ende jane ne negociata me njerin prej tyre, ne menyre qe t'a bindin se Sunderland eshte destinacioni i duhur.

Photos 05/06/2011

Sneijder të zgjedh mes United & Cityt

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka shkuar në Kaliforni, vend në të cilin do të vendosë të ardhmen e tij, tek United apo tek City.

The Daily Mirror raporton se ish-lojtari i Real Madrid ka udhëtuar nga Kaliforni për t’u takuar me gruan e tij modele, Yolanthe, ku atje do të vendosin se a është i dëshirueshëm një transferim në Angli.

Sneijder u ka bërë me dije të dy klubeve se nëse dëshirojnë kartonin e tij, ata duhet të paguajnë 200.000 £ në javë, çmim që është më shumë real për Cityn, por në anën tjetër edhe United mund të konsiderohet favorit për shkak të trajnerit që posedon dhe klasit të ekipit.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Mitrovica
40000