30/12/2023
Festa e Vitit të ri, faleminderit që na falni kaq shumë pozitivitet e dashuri, fëmijë të dashur, jeni mrekulli! Gëzuar Vitin e Ri, faleminderit që jeni pjesë e jona, ju duam shumë! Vazhdojmë drejt sukseseve në 2024! Gëzuar!🥰🎉🎉
12/12/2023
Qendra edukative "Shpresa e fëmijeve" sot mbush dy vite të ekzistences së saj, me këtë rast falenderojmë të gjithë ata që bashkëpunuan me ne për këto dy vite! Suksesi është dëshira jonë për ju, faleminderit që na besoni! Vazhdojmë🥰🙏
01/06/2023
Gëzuar 1 Qershorin yjet tanë, çdo ditë e juaja qoftë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri! Faleminderit që na dhuroni kaq shumë lumturi! Albunita Mujaj
30/12/2022
Me një atmosferë të bukur edhe ne festuam ditën e fundit të vitit 2022 së bashku duke uruar që viti 2023 të jetë edhe më i suksesshëm për ne të gjithë! Në vitin e parë të saj Qendra edukative "Shpresa e fëmijeve" ka pas fatin të pres e përcjellë shumë fëmijë, sukseset e tyre na bëjnë shumë krenar dhe na japin motiv të punojmë tutje edhe më shumë drejt sukseseve tjera!
Faleminderit të gjithë atyre që na besuan fëmijët e tyre! Gëzuar Vitin e Ri 2023 çdo të mirë për të gjithë ju!
28/11/2022
Qendra edukative "Shpresa e fëmijeve" uron të gjithë shqiptaret kudo që janë për Ditën e Flamurit, gëzofshim përherë të lirë në Shqipëri e Kosovë! Gëzuar!
Me këtë rast Qendra ditën e hënë nuk do të punojë.
26/11/2022
Si në çdo cep të Kosoves edhe Qendra jonë festoj festën e Flamurit shqiptar, fëmijët kudo që janë japin energji pozitive me buzëqeshjen e tyre, andaj ne i urojmë të rriten të gëzuar në Liri! Gëzuar 28 Nëntorin gjithë shqiptarëve kudo që janë! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
P.s.
Faleminderit prindër të dashur për bashkëpunimin me ne dhe për besimin që keni ndaj nesh, ky besim neve na jep motiv për punë e aktivitete!🙏🙏🙏👌🥰
22/11/2022
Çdo ditë punë drejt dijes, faleminderit prindërve për besimin!
22/10/2022
Dje festuam dy ditëlindje në qendrën tonë, Fatimja u bë 8 dhe Bora 6, festa ishte fantastike dhe fëmijët u argëtuan pafundësisht, një ambient që fëmijeve u ofron rehati dhe komoditet për të festuar! Eja edhe ti festoje ditëlindjen në Qendrën tonë, ju na përzgjedhni ne, ne ju ofrojmë një ditëlindje të paharruar! Na shkruani në DM apo në tel. 049422460
13/10/2022
Punë individiuale vetëm me fëmijën tuaj, për ushtrime në shkrim dhe lexim, shqiptim i duhur i fjalëve dhe tingujve etj. Nëse dëshironi sukses të shpejtë athere puna individuale është zgjedhja
Na kontaktoni në DM apo në nr 049422460, suksesi i fëmijëve tuaj është ne duart tona!