KF Trepça ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë Festën e Kurban Bajramit
🟢⚫️
K.F Trepça
Faqja zyrtare e K.F "Trepça" 1932
www.kftrepca.store Faqja zyrtare e K.F "Trepça" 1932
11/05/2026
Dokumentar
Fisnik Ademi - Legjenda e KF Trepça
Dokumentar - Fisnik Ademi legjenda e KF "Trepça" 09.05.2026 Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Dokumentar - Fisnik Ademi legjenda e KF "Trepça" 09.05.2026Ndiqni RTK për lajme, intervista, reportazhe d...
07/05/2026
Raiffeisen Liga e Parë - Java 32
KF TREPÇA x FC VUSHTRRIA
📅 E Diele / 10.05.2026
⏰ 16:00h
🏟 Stadiumi : Riza Lushta, Mitrovicë
➡️ Hyrja : 3 €
🟢⚫️
01/05/2026
KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë emërimin zyrtar të Shpëtim Babajt në pozitën e trajnerit të parë të skuadrës.
Trajneri Babaj tashmë ka nisur punën me ekipin, duke filluar përgatitjet dhe organizimin e skuadrës me synim ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të disiplinuar.
Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Shpëtim Fetahu, i cili do të ushtrojë detyrën e ndihmës-trajnerit, duke sjellë përvojë dhe mbështetje të rëndësishme në punën e përditshme me ekipin.
Gjithashtu, stafit të KF Trepça i është bashkuar edhe Yll Veliu në rolin e video-analistit, duke shtuar një dimension profesional në analizën e ndeshjeve dhe përgatitjen taktike të skuadrës.
Klubi i uron mirëseardhje stafit të ri dhe suksese në rrugëtimin e përbashkët.
28/04/2026
REAGIM nga KF Trepça
Të nderuar tifozë të KF Trepça,
Lidhur me videon e publikuar së fundmi nga individë që paraqiten si “dashamirë të klubit”, jemi të detyruar të reagojmë për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin e KF Trepça.
Ngjarja në fjalë i përket vitit 2018, kur një individ, në cilësinë e një udhëheqësi jozyrtar të Torcidës, ka marrë bileta nga klubi për t’i shpërndarë dhe sh*tur te tifozët. Pas kësaj, ai nuk i ka kthyer në tërësi mjetet financiare të përfituara, duke dëmtuar drejtpërdrejt klubin.
Për këtë arsye, klubi ka ndërprerë çdo bashkëpunim me këtë person. Që nga ajo kohë, i njëjti ka zhvilluar një fushatë të vazhdueshme kundër klubit, ndërsa së fundmi – përmes publikimit të videos – po përpiqet të manipulojë opinionin publik për interesa personale.
E theksojmë qartë: çdo tentativë për përfitim personal në kurriz të klubit është refuzuar dhe do të refuzohet gjithmonë.
Nuk do të lejojmë që individë të caktuar, me qëllime të qarta përfitimi, të dëmtojnë emrin dhe historinë e KF Trepça.
Për këtë arsye, klubi ka ndërprerë çdo bashkëpunim me B.I i cili nuk ka kthyer në tërësi mjetet financiare të përfituara nga sh*tja e biletave
Të nderuar tifozë,
Mos u manipuloni nga dezinformata dhe tentativa për përçarje. KF Trepça ka qenë dhe do të mbetet institucion i pastër, i ndërtuar mbi sakrificë dhe përkushtim.
Qëndroni të bashkuar dhe mos bini pre e provokimeve.
KF Trepça është mbi çdo individ.
31/03/2026
🇽🇰 FORCA KOSOVA
Sonte zemrat tona rrahin vetëm për një emër Kosovën
Me krenari, pasion dhe besim të palëkundur, qëndrojmë krah për krah për të mbështetur djemtë tanë në çdo hap.
🟡🔵
28/03/2026
Full Time
KF TREPÇA 2:3 FC DINAMO FERIZAJ
27/03/2026
Raiffeisen Liga e Parë - Java 26
KF TREPÇA x FC DINAMO FERIZAJ
📅 E Shtune / 28.03.2026
⏰ 15:00h
🏟 Kampi Nacional i FFK-së : Hajvali
🟢⚫️
26/03/2026
Sonte zemrat tona rrahin njësoj! 🇽🇰🇦🇱
Nga Mitrovica e deri në çdo cep ku flitet Shqip, jemi bashkë për të përkrahur Përfaqësuesën e Kosovës dhe Kombëtarën e Shqipërisë.
Forca djema, ne jemi me ju në çdo hap!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Stadiumi Olimpik "Adem Jashari"
Mitrovica
40000