FC Obiliqi

FC Obiliqi

Share

Futsal Club

11/05/2025

Gati për betejën vendimtare!

KF Obiliqi është gati për ndeshjen e sotme, me një skuadër të përgatitur dhe të motivuar për të siguruar fitoren që na çon drejt fazës Play-Off!

Ekipi ynë përfaqësohet nga lojtarë të përkushtuar dhe luftarakë:
E. Rexhepi, E. Hoxha, D. Berisha, E. Maxharaj, E. Demaj, A. Ramadani, J. Uka, V. Islami, M. Haliti, D. Hodaj dhe S. Dimovski – një grup i fortë që do të luftojë për çdo top, për çdo centimetër të fushës dhe për çdo gol që na afron drejt objektivit tonë.

Me në krye dyshjen e trajnerëve I. Baxhaku dhe Z. Hashani, të cilët kanë ndërtuar një skuadër kompakte dhe të vendosur, besimi ynë është i plotë: Sot është dita jonë!

Ejani dhe na përkrahni në këtë sfidë të madhe. Së bashku, e bëjmë historinë!

10/05/2025

FC OBILIQI – NDESHJE VENDIMTARE!

Klubi ynë FC Obiliqi nesër zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit! Përballë do të kemi ekipin e fortë të KF Drenasit, ndërsa një fitore në këtë përballje do të na sigurojë zyrtarisht vazhdimin në fazën Play-Off.

Djemtë tanë janë të motivuar dhe të përkushtuar më shumë se kurrë për ta dhënë maksimumin në fushë dhe për të sjellë edhe një fitore të madhe për qytetin tonë. Ju ftojmë të gjithëve që të na përkrahni me zemër, sepse bashkë jemi më të fortë!

E diel | Ora 21:00 | FC Obiliqi vs KF Drenasi

05/05/2025

DITA E NDESHJES
FC Obiliqi do të zhvillojë sonte një përballje të rëndësishme ndaj skuadrës së Vjosa Shtime.
Ftojmë të gjithë adhuruesit e sportit dhe përkrahësit tanë të jenë të pranishëm dhe të na mbështesin drejt një performance sa më dinjitoze.

E hënë | Ora 20:30
Shihemi në palestër!

01/05/2025

Dardan Hodaj është një nga lojtarët më të dalluar të klubit tonë, FC Obiliqi, në Superligën e Kosovës në Futsal. I njohur për tekniken e shkëlqyer, shpejtësinë në fushë dhe instinktin e fortë për gol, ai ka treguar vazhdimisht përkushtim dhe performancë të lartë. Në xhiron e 15-të të kampionatit, ai u shpall “Lojtari i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës – Futsal, pas paraqitjes mbresëlënëse në ndeshjen derbi kundër FC Liqeni, ku realizoi tre gola dhe kontribuoi në fitoren bindëse 2-9.

Ky është çmimi i parë i këtij lloji për Dardanin këtë sezon, dhe është një dëshmi e qartë e rritjes së tij si lider në fushë dhe pjesë kyçe e suksesit të ekipit tonë.
Dardan Hodaj

𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧 𝐇𝐨𝐝𝐚𝐣, shpallet "Lojtari i Javës" së 15-të, në Superligën e Kosovës - Futsal.

Federata e Futbollit e Kosovës – Futsal ka ndarë çmimin “Lojtari i Javës”.

Për xhiron e 15-të Superligës së Kosovës, ky çmim i ka takuar lojtarit të KF Obiliqi, 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧 𝐇𝐨𝐝𝐚𝐣.

Ai shkëlqeu në ndeshjen derbi ndaj FC LIQENI, duke shënuar tre gola, dhe duke i dhënë skuadrës fitore me rezultat 2-9.

Kjo është hera e parë që 𝐃𝐚𝐫𝐝𝐚𝐧 𝐇𝐨𝐝𝐚𝐣 e fiton çmimin “Lojtari i Javës” këtë sezon.

Photos from FC Obiliqi's post 28/04/2025

Dominim i madh në Drenas!
Skuadra jonë FC Obiliqi tregoi forcën dhe karakterin në një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj FC Liqenit, duke triumfuar me rezultat të thellë 2-9 si mysafirë.
Me lojë kolektive, pasime të sakta dhe përkushtim maksimal, djemtë tanë kontrolluan çdo moment të ndeshjes dhe vulosën një fitore të merituar.

Krenarë për këtë paraqitje!

21/04/2025

Sot do të takohemi në një përballje të rëndësishme kundër ekipës së FC Drenicës, në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq (20:30). Një ndeshje që pritet me padurim, ku ekipi ynë do të japë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

06/04/2025

BB Llapi (1:4) Fc Obiliqi
FC Obiliqi vazhdon formën e shkëlqyer me një fitore bindëse si mysafir në Podujevë ndaj BB Llapit. Skuadra jonë dominoi takimin dhe doli me rezultat të pastër 1:4, duke dëshmuar forcën dhe përkushtimin në çdo cep të fushës. Një paraqitje mbresëlënëse që forcon pozitën tonë dhe rrit motivimin për sfidat e ardhshme!

05/04/2025

Sot jemi mysafirë në Podujevë!

FC Obiliqi përballet me BB Llapin në një përballje të rëndësishme të futsallit, e cila pritet të zhvillohet me intensitet të lartë dhe me shumë emocione. Ndeshja luhet sonte (e shtunë, 05.04.2025) nga ora 21:00, dhe djemtë tanë janë të përgatitur maksimalisht për të dhënë më të mirën në parket.

Me përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues, synojmë të rikthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv. Mbështetja juaj na jep fuqi!

Forca Obiliqi!

16/03/2025

FC Obiliqi Vs FC Malisheva
E Diele 20:30

02/03/2025

Gëzuar ditëlindjen, Besart!
Sot festojmë jo vetëm ditëlindjen tënde, por edhe gjithë kontributin, pasionin dhe udhëheqësinë që ke dhënë për ekipin tonë gjatë këtyre katër viteve të jashtëzakonshme. Si kapiten, ti ke qenë shembull i përkushtimit, forcës dhe frymës ekipore, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë.

Faleminderit për çdo betejë të luftuar, për çdo fitore të festuar dhe për çdo sfidë të kapërcyer së bashku. Do të na mungosh në fushë, por mbetesh gjithmonë pjesë e familjes sonë sportive!

Suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd të ardhshëm!

10/11/2024

Fc Obiliqi Vs Fc Prishtina 01
🕗 20:00 Palestra “Adem Jashari”-Obiliq

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Obiliq?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Obiliq
15000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00