Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"

Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq", Sports Team, Obiliq.

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 18/05/2026

🥋Sportisti jon Albinot Selmani ne këtë vikend do të marë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë që do mbahet në Frankfurt Gjermani.

Albinoti do jet pjes e Ekipores te Kosovës

Bashkë me perfaqesuesen e Kosovës 🇽🇰


Kryesia e klubit uron fat dhe suksese të gjithë garuesve tan te representationt te Kosovës 🇽🇰🥋

Falenderojm: Federata e Karatesë e Kosovës për mbështetje për ketë event.

European Karate Championship Frankfurt 2026 🇩🇪

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 04/05/2026

Klubi i Karatës Besa-Obiliq

Klubi i Karatesë Besa-Obiliq mori pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Ditët e Agimit 2026”, i mbajtur në Kamenicë, i organizuar nga Klubi i Karatesë “Agim Ramadani”.

Për shkak të kushteve financiare, klubi ynë u përfaqësua me vetëm një sportist, por pavarësisht kësaj, arritëm një rezultat të shkëlqyer.

🥈 Albinot Selmani – Nënkampion në turneun ndërkombëtar “Ditët e Agimit 2026”

Urime për këtë sukses të merituar dhe paraqitje dinjitoze! 🥋🇽🇰💪
Ky rezultat dëshmon përkushtimin, punën dhe potencialin e sportistëve tanë edhe në kushte jo të lehta.

Klubi ynë mbetet i përkushtuar që, pavarësisht sfidave, të vazhdojë rrugën drejt sukseseve në arenat vendore dhe ndërkombëtare.

Me respekt,
K.K Besa-Obiliq

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 23/04/2026

Klubi i Karatës Besa-Obiliq ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës në Komunën e Obiliqit 🌍🌱

Në këtë aktivitet morën pjesë Sensei Isak Curri dhe sekretarja e klubit, Besa Selmani, duke dhënë kontribut në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Faleminderit Komunës së Obiliqit për ftesën dhe organizimin!


Isak Curri I Karatës Besa-Obiliq @

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 09/03/2026

Më 07.03.2026, Klubi i Karatesë Besa–Obiliq mori pjesë në Kampionatin Shtetëror për grupmoshat 7 deri 13 vjeq , i organizuar nga FKK-se dhe i zhvilluar në palestrën sportive 1 Tetori ne Prishtinë.

Klubi ynë u paraqit me 2 sportistë, të cilët treguan nivel të lartë profesionalizmi dhe shpirt gare në tatami, duke arritur një bilanc të shkëlqyer:

🥉 2 Medalje të Bronztë

🏆 Rezultatet individuale:

🥉 Vlera Thaqi – Seniore -61 kg
🥉 Albinot Selmani – Senior -67 kg

Një paraqitje dinjitoze që dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe punën e vazhdueshme të sportistëve tanë. Këto suksese janë fryt i angazhimit serioz dhe bashkëpunimit të ngushtë brenda klubit.

Me respekt,
K.K. Besa–Obiliq
Sensei Isak Curri

Trajner Gani Pacolli
Kryetar Arben Sadiku

🥋🇽🇰

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 16/02/2026

Më 14.02.2026, Klubi i Karatesë Besa–Obiliq mori pjesë në turneun Kupa e Pavarësisë, i organizuar nga dhe i zhvilluar në .

Klubi ynë u paraqit me 5 sportistë, të cilët treguan nivel të lartë profesionalizmi dhe shpirt gare në tatami, duke arritur një bilanc të shkëlqyer:

🥇 2 Medalje të Arta
🥈 2 Medalje të Argjendtë
🥉 2 Medalje të Bronztë

🏆 Rezultatet individuale:

🥇 Matin Sadiku – 35 kg
🥇 Vlera Thaqi – Seniore -61 kg
🥈 Albinot Selmani – Senior -67 kg
🥉 Albinot Selmani – Senior Open
🥈 Aulon Selmani – 13 vjeç, 39 kg
🥉 Diar Selmani – 34 kg

Një paraqitje dinjitoze që dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe punën e vazhdueshme të sportistëve tanë. Këto suksese janë fryt i angazhimit serioz dhe bashkëpunimit të ngushtë brenda klubit.

Me respekt,
K.K. Besa–Obiliq
Sensei Isak Curri

Trajner Gani Pacolli
Kryetar Arben Sadiku

🥋🇽🇰

14/02/2026

Vlra Thaqi KAMPIONE NE KUPEN E PAVARSIS .

URIME KAMPIONE 🥋🇽🇰💪🥇

TURNEU I PAR KUPA E PAVARSIS 2026 E ORGANIZUAR NGA FEDERATA E KARATËS SE KOSOVËS

14/02/2026

MATIN SADIKU – KAMPION NË KUPËN E PAVARËSISË 2026! 🥋🇽🇰💪🥇

Urime Kampion për këtë arritje të jashtëzakonshme!

Në turneun e parë “Kupa e Pavarësisë 2026”, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, Matin Sadiku u shpall kampion, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe shpirt të fortë garues.

Suksese të tjera në rrugën drejt majave të reja!
Osss 🥋🔥

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 30/12/2025

Më 24.12.2025, Klubi ynë mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së Sportistit të Vitit në Komunën e Obiliqit, ku u nderua me Mirënjohje për klubin tonë, si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyera dhe arritjeve të rëndësishme në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Klubi ynë e meritonte një përkrahje dhe vlerësim edhe më të madh për sukseset e arritura gjatë vitit 2025 dhe në vitet me radhë.

Gjithashtu, Komuna e Obiliqit, me mirënjohje të veçantë, shpalli ish-anëtarin e klubit tonë, nënkampionin botëror Islam Selmani, si Ambasador të Sportit të Obiliqit dhe të Kosovës në aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare.

Me respekt,
K.K. Besa–Obiliq

Sensi: Isak Curri
Trajnerë: Gani Pacolli, Albinot Selmani
Kryetar: Arben Sadiku@

🥋🏆

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 22/12/2025

📅 Më 20 dhjetor 2025, sportistët tanë morën pjesë në Provimin për Breza (KYU), të organizuar me sukses nga Klubi i Karatesë Fushë-Kosova, në Fushë Kosovë.

Nga Klubi i Karatesë Besa-Obiliq, në këtë provim morën pjesë 2 sportistë, të cilët u graduan me sukses në brezat përkatës:

Orges Ramadanaj 8kyu
Jon Ramadanaj 8kyu

Klubi i Karatesë Besa-Obiliq falënderon komisionin e provimit, në përbërje:
• Gani Pacolli – Kryetar
• Gresa Zitia – Anëtare
• Isak Curri – Anëtar

Njëkohësisht, shprehim respekt dhe përgëzime për të gjithë sportistët e klubeve pjesëmarrëse, për disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij provimi.

Me respekt,
Klubi i Karatesë Besa-Obiliq

🥋🇽🇰

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 04/12/2025

📌 Njoftim nga Klubi i Karatës “Besa-Obiliq”

Më 3 dhjetor 2025, ekipi ynë mori pjesë në Venecia Cup, garë e organizuar nga Federata Italiane e Karatës.
🥋 Albinot Selmani tregoi nivel të lartë profesional, duke fituar 3 përballje radhazi dhe duke u kualifikuar në luftën për finale. Fatkeqësisht, për shkak të një lëndimi në gju, mjeku i arenës vendosi ta ndalojë vazhdimin e ndeshjes.

💪 Jemi krenar për paraqitjen e tij dhe i urojmë sherim të shpejtë e të suksesshëm. Kampioni rikthehet gjithmonë edhe më i fortë! 🔥

Me respekt,
K.K. Besa-Obiliq

🔖 🥋🇽🇰

Photos from Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"'s post 03/12/2025

KLUBI I KARATËS “BESA–OBILIQ” – ME KRENARI PËR SUKSESIN BOTËROR TË ISLAM SELMANIT! 🥋🌎🇽🇰🥈

Klubi i Karatës Besa–Obiliq është jashtëzakonisht krenar për suksesin historik të ish-nxënësit tonë Islam Selmani, i cili në Kampionatin Botëror të Karatesë – Cairo 2025, u shpall Nënkampion i Botës në kategorinë Senior. 🥈🌎🔥

URIME DHE FALËNDERIME

Nga zemra uron:

Islam Selmanin për këtë rezultat të jashtëzakonshëm

Sensei Isak Currin për punën profesionale dhe të palodhshme

Klubin e Karatës As–Prishtina (Bardhosh) për mbështetjen dhe investimin

Federatën e Karatës së Kosovës

Krejt sportdashësit dhe Kosovën tonë 🇽🇰🙌

RUGA E SUKSESIT – NJË PUNË E PËRBASHKËT🥈🌎🥋🇽🇰

Edhe pse pjesëmarrja e Islamit në Botëror nuk u mundësua nga klubi ynë për shkaqe financiare, ne mbetemi krenarë, sepse suksesi i tij është gjithashtu rezultat i bazës që ai mori në klubin tonë – duke rritur profesionalizmin, disiplinën dhe karakterin sportiv që e dallon sot.

Klubi As–Prishtina, si klub motër, ofroi kushtet e plota, investoi në kampe përgatitore dhe pjesëmarrje në aktivitete vendore e ndërkombëtare.

Nën drejtimin e Sensei Isak Currit, që nga titulli Kampion Europian Junior (2022), deri te medaljet Ballkanike dhe garat e Youth League, Islami kishte një rritje të vazhdueshme – e cila kulmoi këtë vit me:

Vendin e 5-të në Kampionatin Europian për Senior 2025, dhe

Medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror – Cairo 2025.

Suksese që i sollën gëzim kombit shqiptar, sportit të karatesë dhe institucioneve qendrore e lokale.
Kjo na bën krenar neve si klub dhe Komunën e Obiliqit. 🤝🇽🇰

RESPEKT E MIRËNJOHJE

Faleminderit Islam Selmani, Nënkampion Botëror!
Faleminderit Sensei Isak Curri, për punën, sakrificën dhe përfaqësimin dinjitoz!
Ju na bëtë krenarë. 🔝🥋💪🌎🥈❤️

Me respekt,
Klubi i Karatës “Besa–Obiliq”

-et

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Obiliq?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Obiliq