04/06/2026
Big News për Pressing 🏀
Me shumë kënaqësi e mirëpresim Visare Vokshin në familjen tonë Pressing.
Ish-basketbolliste e Penzës dhe tashmë arsimtare e Edukates Fizike në Pejë, Visarja do të punojë me vajzat tona U10–U12, duke sjellë eksperiencë, energji dhe përkushtim në zhvillimin e gjeneratave të reja.
Mirë se vjen Visare — bashkë për vajzat, për sportin dhe për të ardhmen. 🧡🖤
30/05/2026
APLIKO TANI - ONLINE !
https://www.shbpressing.com/contact
Pressing Basketball School - Pejë, Kosovë
Shkolla e Basketbollit Pressing - Formimi i basketbollistëve të ardhshëm në Pejë, Kosovë. Nuk Ka Limit!
30/05/2026
Aplikimet janë hapur!
Pressing Basketball School ka hapur zyrtarisht aplikimet për regjistrimin e fëmijëve që duan të bëhen pjesë e shkollës sonë të basketbollit.
Tash regjistrimi mund të bëhet shumë më lehtë, direkt online, përmes formularit zyrtar në webfaqen tonë.
Prindërit apo kujdestarët mund të plotësojnë të dhënat e fëmijës, nivelin e përvojës në basketboll dhe informacionet kontaktuese përmes formularit të regjistrimit.
Pas aplikimit, ekipi i Pressing Basketball School do t’ju kontaktojë për hapat e radhës dhe informatat e nevojshme rreth grupeve, orareve dhe stërvitjeve.
Për kë është aplikimi?
Aplikimi është i hapur për fëmijë dhe të rinj që duan të mësojnë, të zhvillohen dhe të rriten përmes basketbollit, disiplinës dhe punës ekipore.
Në Pressing Basketball School, qëllimi ynë është të ndërtojmë jo vetëm lojtarë më të mirë, por edhe karaktere më të forta.
Regjistrohu sot, mos e le për më vonë. Nëse fëmija yt e do basketbollin, ky është momenti i duhur me ia hap rrugën drejt zhvillimit.
Apliko tani online: https://www.shbpressing.com/contact
05/05/2026
Kur dy Shqiponja bashkohen, fluturimi bëhet më i madh. 🏀
Shkolla e Basketbollit Pressing, e përfaqësuar nga udhëheqësi Vigan Radoni, dhe KB Peja, i përfaqësuar nga kryetari Fatmir Gashi, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin dhe përkrahjen e gjeneratave të reja U10–U18, për djem dhe vajza.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për talentet e rinj, duke krijuar më shumë mundësi, më shumë përkrahje dhe një rrugë më të qartë drejt basketbollit profesional.
E ardhmja e basketbollit në Pejë po ndërtohet bashkë. 🧡🖤💛
25/04/2026
PRESSING 🏀
Pressing Basketball School - Pejë, Kosovë
Shkolla e Basketbollit Pressing - Formimi i basketbollistëve të ardhshëm në Pejë, Kosovë. Nuk Ka Limit!
25/04/2026
🏀🔥 ROŽAJE KUP 2026 – PRESSING
Një tjetër kapitull i rëndësishëm për klubin tonë.
Pressing po merr pjesë në Rožaje Kup 2026, përballë ekipeve nga rajoni, duke treguar karakter, disiplinë dhe shpirt gare në çdo ndeshje.
💪 Me performancë të shkëlqyer, djemtë tanë arritën një fitore bindëse:
Pressing 42 – 30 Sjenica
Ky turnir nuk është vetëm rezultat – është eksperiencë, rritje dhe një hap më afër nivelit që synojmë.
🚀 Rrugëtimi vazhdon… dhe kjo është vetëm fillimi.
20/04/2026
🏆 Në Pressing nuk ndërtojmë vetëm lojtarë… ndërtojmë të ardhmen.
Me rritjen e vazhdueshme dhe pjesëmarrjen në aktivitete vendore e ndërkombëtare, po hapim mundësi bashkëpunimi për biznese që duan të jenë pjesë e këtij rrugëtimi.
🤝 Partneritetet e forta krijojnë sukses të përbashkët – në sport dhe përtej tij.
📩 Për bashkëpunim: +38349750455
20/04/2026
🏀 Pressing vazhdon të rritet edhe përtej kufijve.
Me gjeneratën U14 do të jemi pjesë e turnirit ROŽAJE KUP 2026 në Rozhajë, ku do të marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme.
Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për zhvillimin e lojtarëve tanë dhe përfaqësimin e denjë të qytetit tonë.
🔥 Rrugëtimi vazhdon… 🏆
Më shumë informata kliko këtu: https://www.shbpressing.com/news/pressing-pjese-e-turnirit-nderkombetar-roaje-kup-2026
20/04/2026
🔥 Fitore e rëndësishme në Playoff!
Pressing barazon serinë ndaj KB Bashkimi në 1-1, pas një ndeshje me shumë luftë dhe karakter nga vajzat tona.
🏀 Vazhdojmë edhe më fort!
04/04/2026
🏀 Fitore e madhe për Pressing U18! 🔥
Një paraqitje me karakter, energji dhe zemër deri në sekondën e fundit 💙
Pressing U18 92 - 68 Golden Eagle Ylli
Urime djelmoshave dhe stafit për këtë performancë të shkëlqyer — vazhdojmë edhe më fort! 👏⚡