02/02/2024
KJO FOTO FLET VET 🥇🏆
KBF Penza e fiton derbin lokal ndaj Pejës 03
Prishtinë(AsistiOnline) - Derbi i xhiros në basketbollin kosovar femëror i ka takuar Penzës.Në derbin lokal të skuadrave pejane, Penza fitoi ndaj Pejës 03 me rezultat 65-72.Sara Vraniqi ishte më e dalluara sonte në rradhët e vashave pejane me 20 pikë
10/10/2022
Faleminderit që ishe pjesë e jona 🐝
22/04/2022
💛🖤
Penza kampione, mbron titullin
KBF Penza ka arritur të mbrojë titullin e kampiones të Ligës së Femrave, duke e mposhtur Prishtinën në ndeshjen e…
15/10/2021
Vajzat pejane janë padyshim kampione! 🏆 Pas shpalljes kampione të Kosovës, e fituan edhe Superkupën e Kosovës për të vazhduar tutje, ku triumfuan me Kupën Mbarëkombëtare duke mposhtur ekipet më të mira shqiptare në basketboll. KB Penza fituese e Ligës Unike që u zhvillua në Vlorë! Ju lumtë vajza! 💪🤩
14/10/2021
💛🖤
Penza fiton Superkupën Mbarëkombëtare
Penza e ka mundur në finale Prishtinën me rezultat 65:71 (28:21, 13:15, 11:21, 13:14), duke fituar Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë nga Liga Unike.
Skuadra e Prishtinës e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi në çerekun e parë, ku më e larta ishte 28:19, derisa kjo pjesë përfundon me shifrat 28:21. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku edhe pse skuadra prishtinase kishte dhjetë pikë epërsi 39:29, vashat pejane ngushtojnë shifrat në 41:36, sa përfundoi pjesa e parë.
Penza e nisi më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke barazuar rezultatin në 48:48, si dhe të kalojë në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 52:57. Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutat e fundit, duke ngritur epërsinë në 56:65, dhe arriti të menaxhojë lojën deri në fund, duke triumfuar me rezultat 65:71.
Rael Whitsitt u shpall MVP e Superkupës Mbarëkombëtare, ku në finale shënoi 21 pikë e 14 kërcime.
Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.
13/10/2021
Penza mund Flamurtarin, kualifikohet në finale
Penza është kualifikuar në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70:79 (17:20, 27:12,…
05/10/2021
🏆🏀🇽🇰 KBF Penza feston me trofeun e Superkupës së Kosovës të fituar sonte, pasi që vashat pejane mposhtën KBF Prishtina në finale të turneut me gjashtë pikë dallim, 77-71
RAPORTI: https://topsporti.com/artikulli/penza-triumfon-pejanet-fitojne-superkupen/fbk-liga-e-femrave
📸fbk