11/02/2021
Sot ne lokalet e QRS.SutiSport u mbajt kuvendi i regullt i klubit te volejbollit per femra
KVSUTISPORT Pejë
Ne kuvend u zgjodh kryesia e re e klubit
Kryetari i klubit Hysen Gashi
Nënkryetar Auron Osmanaj
Drejtor Ali Peshteri
Bordi mbikqyrës
Lumturije Gashi
Agron Hajdaraj
Tomas Schoffler
Trendelina Gashi
Metë Zekaj
Ne kuvendin e klubit prezent ishin edhe perfaqesues nga kuvendi komunal respektivisht drejtoresha per rini kultur dhe sport ne komunen e Pejes
Zonja Xhenet Syka edhe përgjegjësi per sport
Zotri Valdet Shoshi
Vlen te theksohet se unanimisht u votuan te gjitha pikat e rendit te dites
Ne ket takim zonja Xhenet Syka ndau mirënjohje per klubin tanë me mirenjohje per rezultatet e aritura gjithashtu mirënjohje mur edhe lojtarja ma e mir e klubit Argjenda Gashi
14/07/2020
NJOFTIM!
Klientë të nderuar për shkak të gjendjen së tanishme që po ndodhë në vendin tonë,ju njoftojmë se nga nesër Salla do jetë mbyllur...
Për qdo informacion ne do ju njoftojmë me kohë.
Shpresojmë se do ja kalojmë,kujdesuni për veten.
30/05/2020
Klientë të dashur nga data 01.06.2020 e Hënë Qendra jonë ju mirëpret përsëri.
Kushte dhe pastërti në nivel të lartë.
MIRËSEVINI
13/03/2020
Klientë të nderuar ju njoftojmë që Qendra jonë është e mbyllur për shkak të gjendjes aktuale që po ndodh tashmë.
Për qdo informacion ju njoftojmë.
Shpresojmë që gjithqka ta kalojë mirë
16/02/2020
Klientë të nderuar ju njoftojmë që me datë 17.02.2020 do të jetë ditë pushimi.
URIME FESTËN E PAVARËSISË
04/10/2019
Dje në Pejë te KB Suti Sport, u hap akademia e basketbollit, ku
interesimi i fëmijëve për të qenë pjesë e këtij programi ishte
jashtëzakonisht i madh. Së bashku me trajnerin e KBF Bashkimi,
Furkan Saglik dhe basketbollistes aktive e ndihmës trajnerës së ekipit të Kosovës U16 Saranda Dacit dhe po ashtu lojtarja aktive tek Kb.Penza Melita Luci ku është për krah tyre ku do të punojmë me përkushtim për të
ardhmen e basketbollit të Kosovës . Falenderojmë të gjithë prindërit
që na i besuan fëmijët e tyre, të cilët në akademinë tonë do të
punojnë me planprogram nga Turqia. E ardhmja, është në duar të
sigurta.
01/10/2019
Po ndodh sot, siç ju kemi paralajmëruar më herët Akademia e Basketbollit po starton në qytetin e bukur të Pejës !
Me fillimë nga ora 16:00-17:00 dhe 18:00-19:00 tek Q.R.S.Suti Sport.
Info: 049 811 331
Instagram: Kb.sutisport
Facebook: KB.SUTISport
Për herë të parë në Kosovë, hapet një akademi ndërkombëtare e
basketbollit "International Basketball Academy", enkas për vajzat.
Kjo akademi që do të nis punën prej fillimit të muajit të ardhshëm
- 1 TETOR - është projekt i përbashkët i trajnerit nga Turqia,
Furkan Saglik dhe asistentes së Përfaqësueses të Kosovës, Saranda
Daci. Saglik ka përvojë të madhe në basketbollin e femrave në Turqi
kurse Daci krahas punës së trajneres, është njëra prej
basketbollisteve më të suksesshme në Kosovë dhe krahë i këtyre do të jetë edhe Melita Luci lojtare e Kb.Penza .Këtë akademi do ta
veçojë puna profesionale me standarde të larta evropiane, që është
njëra prej shumë veçorive për vajzat. Mbi të gjitha, vajzat e
talentuara do të dërgohen nga trajneri Saglik nëpër kampet e
basketbollit në Turqi. Akademia do të ketë lidhje dhe bashkëpunim
të fortë me ekipet e Turqisë.