29/05/2026
🔴⚪ PËRMBYLLET SEZONI 2025/26 ⚪🔴
Ndeshja e javës së 34-të ndaj FC Sharrit nuk u zhvillua, pasi ekipi mysafir nuk udhëtoi për ta zhvilluar takimin. Si rrjedhojë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0.
Ky sezon ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, emocione, sakrifica dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë. Pavarësisht vështirësive, skuadra tregoi karakter, përkushtim dhe dinjitet, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat e FC DARDANISË në çdo ndeshje.
Falënderojmë nga zemra lojtarët, stafin teknik, donatorët, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e klubit gjatë këtij sezoni.
Një falënderim i veçantë shkon për tifozët tanë besnikë, të cilët na mbështetën në fitore dhe në momente të vështira. Përkrahja juaj ka qenë forca që na ka shtyrë përpara gjatë gjithë sezonit. ❤️
Sot mbyllet sezoni, por puna për të ardhmen vazhdon. Me përkushtim, unitet dhe ambicie, do të vazhdojmë të punojmë për objektivat e klubit dhe për sukseset që na presin.
Faleminderit për gjithçka dhe shihemi sezonin e ardhshëm!
❤️🤍 ❤️🤍
28/05/2026
🔴⚪ NDESHJA E FUNDIT E SEZONIT 2025/26 ⚪🔴
Pas një sezoni me emocione, sakrificë, humbje, fitore dhe momente krenarie, nesër zhvillojmë ndeshjen e fundit kampionale për këtë edicion. ❤️
Në kuadër të javës së 34-të, skuadra jonë FC Dardania do të përballet si vendas me ekipin FC Sharri.
📍 Brestovik, Pejë
🏟️Stadiumi “Tahir Vokshi”
🗓 E premte | 29.05.2026
⏰ Ora 16:30
Kjo ndeshje përfaqëson përmbylljen e një sezoni të mbushur me përkushtim, sakrificë dhe luftë sportive në çdo sfidë. Klubi ynë shpreh mirënjohje të sinqertë për lojtarët, stafin, dhe për tifozët tanë besnikë, të cilët kanë qenë pranë ekipit gjatë gjithë këtij rrugëtimi. 🤍❤️
Ju presim edhe një herë të gjithë bashkë për ta përmbyllur sezonin me krenari, atmosferë dhe mbështetje për ngjyrat tona! 🔥⚽
🔴⚪
22/05/2026
🔴⚪ UDHËTIMI I FUNDIT I SEZONIT
Këtë fundjavë skuadra jonë udhëton drejt Prishtinës për të zhvilluar javën e 33-të kampionale ndaj ekipit KF Rilindja. ⚽️
Kjo do të jetë transferta e fundit për këtë sezon, para se kampionati të mbyllet me ndeshjen e fundit në shtëpi. 💪
📍 Prishtinë
🏟️Stadiumi”Ibrahim Gashi”
🗓 E diel, 24.05.2026
⏰ Ora 15:00
16/05/2026
JAVA 32 - 🔵KF DEQANI vs FC DARDANIA🔴
Nesër udhëtojmë drejt Deçanit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 32-të kampionale, ku përballemi me ekipin e KF Deçanit. Një tjetër sfidë e rëndësishme ku synimi mbetet i qartë – reagim i fortë dhe rikthim te rezultatet pozitive 🔴⚪
📍 Deqan
🏟️Stadiumi “Ruzhdi Ramosaj”
🗓 E diel, 17.05.2026
⏰ Ora 15:00
❤️🤍
12/05/2026
🔴⚪ JAVA 31 - SUPER SFIDË NË SHTËPI!
Pas një jave të vështirë, nesër rikthehemi në shtëpinë tonë për një përballje kundër liderit të kampionatit! 🔥
FC Dardania 🆚 FC Mitrovica
🏟️ Stadiumi “Tahir Vokshi”
📍 Brestovik, Pejë
🗓 E mërkurë, 13.05.2026
⏰ 16:30
Na pret një ndeshje e madhe, një sfidë karakteri dhe një betejë për çdo top! 💪⚽
Djemtë kanë nevojë për përkrahjen maksimale nga tribunat – bashkë jemi më të fortë!
Ejani dhe mbusheni stadiumin! ❤️🤍
11/05/2026
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rifat Stojkaj.
Në emër të FC DARDANIA, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Stojkaj, për të gjithë të afërmit, miqtë dhe komunitetin sportiv. Humbja e tij është e madhe pasi ai do të kujtohet për përkushtimin, punën dhe gjurmën që la pas.
Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Me respekt,
FC DARDANIA
06/05/2026
🔴⚪️ Java 30 KF DRINI I BARDHË - KF DARDANIA
Pas fitores në xhiron e kaluar, këtë javë udhëtojmë drejt Hasit për ndeshjen e javës së 30-të kampionale ⚽️
Ekipi jonë përballet në transfertë me KF Drinin e Bardhë.
📅 E shtunë, 09.05.2026
🕓 Ora 16:00
📍 Has, Prizren
Skuadra është e motivuar maksimalisht për të vazhduar serinë pozitive.💪 ❤️🤍