No3
1 Shtatori një fillim i vogël, me ëndrra të mëdha!
U mbushtë ky vit me buzëqeshje, dashuri dhe hapa të bukur drejt dijes. 💕
IEFH “Pëllumbat e Paqes” - Pejë
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from IEFH “Pëllumbat e Paqes” - Pejë, Eliot Engel No173 O1: Wesley Clark PN O2, Pejë.
01/09/2026
No1
Mirë se erdhe, 1 Shtator!
Një tjetër fillim, një tjetër kapitull i bukur që po e shkruajmë së bashku.
Qoftë ky një vit i mbushur me dashuri, gëzim, rritje dhe shumë momente të paharrueshme! 🧸💛
31/08/2026
DYER TË HAPURA ME PRINDËRIT
Me rastin e fillimit të vitit të ri edukativ, në objektet O1, O2, O3 dhe O4 u organizuan “Dyert e Hapura”, të shoqëruara me mbledhjen e përbashkët me prindërit.
Një ditë e veçantë e bashkëbisedimit, informimit dhe forcimit të bashkëpunimit prind–institucion.
Faleminderit prindërve për pjesëmarrjen, besimin dhe bashkëpunimin!
Së bashku për një fillim të bukur dhe një vit të suksesshëm!
28/08/2026
28/08/2026
Sot, me datë 28.08.2026, psikologet e IEFH “Pëllumbat e Paqes”, Fjolla Avdyli dhe Festa Anadolli zhvilluan një sesion informues me edukatoret e institucionit, me fokus në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet edukatores dhe psikologes në mbështetjen e zhvillimit emocional, social dhe edukativ të fëmijëve.
Përmes komunikimit, bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët profesionale, synojmë të krijojmë një mjedis sa më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo fëmijë.
🌿 Kopshti i Kujtimeve Familjare 🌿
Objekti No2
Në përmbyllje të këtij viti edukativ, përmes një aktiviteti të frymëzuar nga qasja Reggio Emilia, rikthyem së bashku me prindërit dhe fëmijët momentet më të bukura të vitit. Përmes lojës, krijimtarisë dhe bashkëpunimit, festuam rrugëtimin e secilit fëmijë.
🎓 Fundi i një kapitulli të bukur, fillimi i një aventure të re! 💛
Me shumë krenari përcollëm vogëlushët tanë në përfundimin e parashkollorit. Ju urojmë suksese në rrugëtimin e ri drejt shkollës, plot buzëqeshje, ëndrra dhe arritje.
Urime të gjithë fëmijëve tanë! 💙🌟
Objekti No1 - B4
🎓 Dje përjetuam një ditë plot emocione, buzëqeshje dhe krenari! 🕊️
Me shumë dashuri u mbajt ceremonia e çertifikimit të fëmijëve tanë, të cilët me sukses përmbyllën një etapë të bukur të rrugëtimit të tyre.
Jemi krenarë për secilin prej jush dhe ju urojmë suksese të pafundme në hapat e ardhshëm. Ju faleminderit prindërve për besimin dhe mbështetjen.
Me respekt dhe dashuri,
IEFH “Pëllumbat e Paqes” – Objekti Karagaq🥰
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Contact the business
Telephone
Website
Address
Eliot Engel No173 O1: Wesley Clark PN O2
Pejë
30000
Opening Hours
| Monday | 06:30 - 17:30 |
| Tuesday | 06:30 - 17:30 |
| Wednesday | 06:30 - 17:30 |
| Thursday | 06:30 - 17:30 |
| Friday | 06:30 - 17:30 |