24/05/2024
𝗕𝗘𝗦𝗔 - 𝗕𝗘𝗦𝗘̈ 🤝🔴⚪️
Rikthehet Besa e Pejës, nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Parë - Klan Kosova
Klubi i qytetit të Pejës, SC Besa, ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit, i është bërë thirrje të gjithëve që të bëhen bashkë rreth ekipit dhe të kontribuojnë në ngritjen e tij. “Nga s...
24/05/2024
Njoftim për mediat dhe publikun!
𝗥𝗶𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗟𝗮𝘃𝗱𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗙𝘂𝘁𝗯𝗼𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗲𝗷𝗲̈: 𝗦𝗖 𝗕𝗘𝗦𝗔 𝟭𝟵𝟮𝟯
Në vitin e veçantë të 100 vjetorit të themelimit SC BESA 1923 tregoj që po VJEN.
Ekipi i qytetit të Pejës, SC BESA, është gati për t'u rikthyer fuqishëm në skenën e futbollit të Kosovës. Me ngjyrat kuq e bardhë, ashtu siç e njeh Peja dhe Kosova, ky emër i madh në futbollin kosovar po bëhet gati për të garuar përsëri në ligat më të larta.
Nga sezona 2024/25, SC BESA 1923 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, duke sjellë emocion dhe energji të re në futbollin e qytetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, sponsorëve dhe mbështetësve të bashkohen rreth ekipit dhe të kontribojnë për të mbushur përsëri shkallët e stadiumit "Shahin Haxhiislami" gjatë fundjavëve. Futbolli i ka munguar Pejës, dhe Peja i ka munguar futbollit.
Le ta rikthejmë së bashku lavdinë e viteve 2005-2007 me djemtë e artë të asaj kohe, për të na dërguar përsëri atje ku e ka vendin SC BESA.
Siç ka thënë edhe Haxhi Zeka në kuvendin e Lidhjës së Pejës:
“Ta mani besën
siç e kemi pasë,
Po majt’ besën nërmjet vedit,
S’ ka ç’ na ban krajli as mbreti…”
Le të bashkohemi për të rikthyer lavdinë e futbollit në Pejë dhe për të përkrahur SC BESA në këtë kapitull të ri dhe emocionues!
𝗕𝗘𝗦𝗔 - 𝗕𝗘𝗦𝗘̈ 🤝🔴⚪️
08/03/2024
Duke e ditur se çfare emri është Besa, atëherë në harkun një apo dy vjeçar, ne synojmë të arrijmë Superligën dhe të kthehemi atje ku edhe e kemi vendin, dhe të kthehen ato vikende sportive ku stadiumi “Shahin Haxhiislami” do të stërmbushet përsëri nga tifozët dhe sportdashësit pejanë
Besa e re synon Superligën dhe daljen në Evropë, kryetari i klubit shpalos objektivat e tyre - Telenews
Qytetit të Pejës përsëri po i rikthehet klubi i futbollit Besa që është prej klubeve ikonike në sportin kosovar. Me iniciativën e disa të rinjëve në krye me Blertan Libushën, në Komunën e Pejës javën e kaluar zyrtarisht është rithemeluar klubi i futbollit, SC Besa. Lidhur me kët....
06/03/2024
🔴⚪️Fanella Unisex e klubit të qytetit do të duket kështu, përmbajtja e saj flet shumë për qytetin tonë...
Pas shumë kërkesave të qytetarëve ndresën mund ta bleni, porositni këtu në faqen tonë dhe ka një çmim simbolik 20€ ...
Të kontribojmë së bashku me edicionin e I-rë të fanellës
⚽️ Fans Only SC BESA 1923!
🔴⚪️ Fanella e bardhë me 50 lule BEHARI në fanellë, 100 lule BEHARI në 2 fanella, pasi edhe simbolika e emrit BESA ndërmjet vetit nevojiten 2 persona dhe krijojnë 100 lule BEHARI, simbolika e 100 pranverave të klubit të qyteti të Pejës.
🇦🇱"Pa majt besën nërmjet vedit, s'ka çna ban krajli as mbreti" (Kjo thënje e Haxhi Zekës shkruhet në pjesën e poshtme të fanellës për FANS që sa herë e veshin ta shohin dhe ta kujtojnë)
🤝🏼 Shtrëngimi i duarëve "Besa-Besë", "BESA" LOGO 1992
Porosit tani 20€ 🔥❤️🤍