24/10/2024
Shpresoj që dita juaj e veçantë t'ju sjellë gjithçka që dëshiron zemra juaj! Këtu ju urojm një ditë plot surpriza të këndshme! Gëzuar ditëlindjen! Prof,Trainer Islam Berisha
Klubi i Volejbollit për femra "Peja"
24/10/2024
Shpresoj që dita juaj e veçantë t'ju sjellë gjithçka që dëshiron zemra juaj! Këtu ju urojm një ditë plot surpriza të këndshme! Gëzuar ditëlindjen! Prof,Trainer Islam Berisha
04/05/2024
12/07/2022
Me datë 10 dhe 11 Korrik u zhvillua Kampionati U18 në Beach Volley.
Çifti nga Peja në konkurrencën e femrave, Andeta Gashi & Erona Qerreti zunë vendin e tretë pas 5 paraqitjeve spektakulare, duke përfunduar kështu këtë garë me 4 fitore dhe 1 humbje.
Vajzat bënë një paraqitje të mahnitshme, me nivel të lartë të lojës ku arritën t’i mposhtnin edhe dy çiftet e dy pozitave të para, por fati ju mungoi në ripërballje me çiftin M.Bislimi dhe Rr. Thaqi në gjysmëfinale ku pësuan disfatë me rezultat mjaft të ngushtë 2-1 me sete, duke humbur mundësinë për tu kualifikuar në finale.
Për vajzat tona ky është suksesi më i madh personal dhe ekipor në garat Beach Volley. Vajzat i përgëzojmë për vullnetin dhe entuziazmin e paraqitur këto dy ditë dhe i urojmë për arritjet e tyre.
06/07/2022
Telegram ngushëllimi
KV Peja F ngushëllon familjen Gashi
E respektuara familje Gashi dhe lojtare e jona Fabijola Gashi
Me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për largimin nga kjo jetë të babait tuaj, z. Ilir Gash*t.
Z. Ilir Gashi ka qenë ndër suportuesit më të mëdhenjë të rrugëtimit tonë dhe emancipimit të vajzave tona në sportin e volejbollit, mungesa e tij do lëjë një boshllëk jo vetëm në tifozërinë e ekipit por edhe në zemrat tona.
Ngushëllimet më të sinqerta për Fabijolën, familjen dhe miqtë!
I paharruar qoftë kujtimi për të!
Ngushëllon:
KV Peja F
03/07/2022
⬇️
Guci: Ekipi nga Vranja nuk guxoi të luante ndaj Pejës Ne Guci, me 2 dhe 3 Korrik si çdo vit u mbajt turniri ne Volejboll te femrave, i organizuar e financuar nga Fondacioni “Gusinje” me seli ne New York. Kampion për here te trete u shpall klubi nga Peja, pa luajtur finalen meqë klubi nga Vranja – Serbi, nuk guxoi te luante ndaj Pejes me arsyen...
03/07/2022
Sot me datë 03.07.2022 ishte planifikuar të zhvillohej finalja e turnirit tradicional në Gusi ndaj ekipit KV Peja dhe KV Vranje.
Ekipi nga Serbia KV Vranje nuk pranoi të përballej me ekipin KV Peja me arsyetimin se “Kosova nuk pranohet nga Serbia”, duke refuzuar kështu pjesëmarrjen.
Ekipi ynë fiton finalen me rezultat zyrtar:
KV Peja 2-0 KV Vranje
Është hera e 3të rradhazi që shpallemi kampionë në turnirin tradicional ndërkombëtar që zhvillohet në Gusi. Vlen të ceket që ekipi ynë dhe vajzat tona treguan një lojë shumë kualitative dhe një përfaqësim të denjë të ngjyrave tona verdh e zi💛🖤
02/07/2022
Në turnirin e volejbollit që u mbajt sot me datë 02.07.2022 në Guci përfunduam dy ndeshjet kualifikuese me rezultate pozitive duke mposhtur mposhtur ekipin e Ivangradit dhe të Rozhajës më rezultat bindës 2:0. Vazhdojmë përpara duke u kualifikuar në finalen e turnirit e cila zhvillohet nesër me datë 03.07.2022.
Ekipet finaliste janë ekipi ynë KV Peja nga Kosova dhe Kv Vranja nga Serbia.
23/06/2022
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë kontribuesit e ekipit tonë të cilët na ndihmuan dhe qëndruan në vazhdimësi me ne.⬇️
Peja
LUlivo Brugg
LiVi's
Bernard Berisha
Kosovo Force - KFOR
BN Belagsarbeiten
Komuna Pejë
Riza Qerreti
Shoqata Humanitare Krysheci
15/06/2022
Sot me datë 15 Qershor 2022 u mbajt evenimenti tradicional për nder të ditës së çlirimit të Pejës, ku u zhvillua ndeshje miqësore në palestrën e sporteve “Karragaq” në Pejë ndaj ekipit vendas KV Peja dhe ekipit binjak KV Grebaje nga Gucia e Malit të Zi.
Ndeshja e organizuar shkoi si mos më mirë, ku dy ekipet patën mundësi të tregojnë lojë të mirë dhe atraktivitet. E kjo mund të shihet edhe nga fytyrat e buzëqeshura në fotografitë vijuese.
Pas ndeshjes e cila përfundoi në favorin e vajzave tona me rezultat
KV Peja 3-0 KV Grebaje
Ekipi vendas organizoi një piknik mikpritës për ekipin musafir ku vajzat dhe kryesia e dy ekipeve kaluan një kohë kualitative së bashku.
Falenderojmë KV Grebaje për pjesëmarrjen në evenimentin tradicional në këtë ditë të rëndësishme për ne dhe i’u urojmë suksese të mëtutjeshme.
📸: Rilind Bricori
14/06/2022
Me rastin e ditës së çlirimit të qytetit të Pejës mbahet evenimenti tradicional, në palestrën e sporteve “Karragaq” në Pejë, ku do të zhvillohet ndeshja mes ekipit KV Peja dhe KV Grebaje nga Gucia.
Ndeshja zhvillohet me datën 15.06.2022 ditën e Mërkurë nga ora 12:00.
Ju mirëpresim!