30/05/2026
Turneu Memorial i Boksit "Zijadin Rama"
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klubi Boksit AP PEJA, Boxing Studio, Palestra Karagaq, Pejë.
30/05/2026
Turneu Memorial i Boksit "Zijadin Rama"
09/05/2026
05/05/2026
09.05.2026
04/05/2026
Me datë 09.05.2026 do të organizohet turneu i dytë me radhë, i kushtuar Faruk Kaliqanit.
Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv do të zhvillohen edhe pesë (5) meçe të mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës, i mbajtur më 04–05 prill 2026, përkatësisht:
• katër (4) finale
• një (1) gjysmëfinale
Po ashtu, programi i turneut do të përfshijë edhe shtatë (7) meçe të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të dueleve në dymbëdhjetë (12).
Në këtë turne do të marrin pjesë garues edhe nga Zvicra dhe Shqipëria, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar.
⏰ Orari:
• Matjet fillojnë në ora 09:00
• Turneu fillon në ora 13:00
📍 Vendi: Palestra e Sporteve “Karagaqi”, Pejë
NJOFTIM
Klubi i Boksit A.P. Peja njofton se turneu i muajit maj, i cili do të mbahet më datë 09.05.2026 dhe është i dyti me radhë, ka pësuar ndryshim në emërtim.
Me kërkesë të klubit K.B. Besa-Pejë dhe kryetrajnerit Burhan Xhafa, emri “Ziadin Rama” është tërhequr nga ky turne dhe do të përdoret për turneun e organizuar nga K.B. Besa, i cili do të mbahet më datë 30.05.2026.
Ndërsa turneu i organizuar nga Klubi i Boksit A.P. Peja do të zhvillohet me emrin: Turneu Faruk Kaliqani
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
06/04/2026
Me datat 04 dhe 05 Prill 2026 Klubi i Boksit A.P. Peja organizoi Kampionatin Individual të Boksit në Kosovë. Në këtë kampionat, klubi ynë u paraqit me 3 boksierë:
1. Ari Krasniqi, në kategorinë 70 kg, u shpall kampion i Kosovës dhe u vlerësua si boksieri më i mirë i të rinjve (Youth).
2. Riad Alimusaj, në kategorinë 75 kg, u shpall kampion i Kosovës.
3. Erduan Gashi në kategorinë 63 kg u mposht në gjysmëfinale, duke e përfunduar garën me paraqitje të mirë.
05/04/2026
Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë
Mirëpret me krenari Kampionatin Individual të Boksit 🥊🔥, duke dëshmuar traditën sportive dhe mikpritjen e saj unike 🤝🇽🇰 — me organizim të shkëlqyer nga AP “Peja” në shtëpinë e kampionëve, Palestrën “Karagaçi” 🏟️🏆, aty ku lindin fitoret dhe shkruhet historia! ✨🥇
01/04/2026