02/09/2026
NJOFTIM I RËNDËSISHËM – SHPSR “TROFTA” PEJË
SHPSR “Trofta” Pejë njofton të gjithë peshkatarët sportivë se peshkimi i troftës autoktone është i lejuar vetëm sipas parimit:
🎣 PESHKON – LËSHON (Catch & Release)
Peshkimi lejohet vetëm me karrem jo të gjallë dhe me pajisje të përshtatshme e profesionale për heqjen e grepit, në mënyrë që peshku të lirohet pa u dëmtuar.
Kohëve të fundit kemi pranuar informacione dhe kemi evidentuar raste të keqpërdorimit të kësaj lejeje. Rastet janë duke u verifikuar dhe dokumentuar, ndërsa për disa prej tyre personat përgjegjës tashmë janë identifikuar. I kemi ne gishta kushë po e keqëperdor Lumëbardhin organet e hetuesis së policis së kosoves janë tu marë me video inqizime , se keni largë o kriminela ju njofim
Për këtë arsye, e bëjmë të qartë:
Askush nuk mund të thotë “nuk e kam ditur”. Rregullat janë të qarta dhe janë bërë të ditura.
Çdo shkelje e rregullave, përdorim i mjeteve apo metodave të palejuara, dëmtim i troftës autoktone ose marrje e peshkut në kundërshtim me kushtet e lejes, do të evidentohet dhe dokumentohet, dhe rastet do t’u përcillen organeve kompetente, përfshirë Prokurorinë, kur ka bazë për procedim.
SHPSR “Trofta” Pejë nuk do të tolerojë keqpërdorimin e lejes dhe dëmtimin e pasurisë sonë natyrore.
Kjo leje është dhënë për peshkim sportiv dhe ruajtjen e troftës, jo për abuzim. Me një tetor o rrepsisht e ndaluar peshkimi i troftes sipas rregullave te fpsrk kosova, trofta hyn ne shumim deri me daten e percaktuar ne leje te peshkimit , kush zinet duke e keqperdor ket vendim do gjobitet,