Akademia e Futbollit Llapi

Akademia e Futbollit Llapi

Share

Faqja zyrtare e Akademisë së Futbollit "LLAPI".

Këtu do informoheni për më të rejat rreth ngjarjeve të Akademisë më profesionale dhe më të suksesshme në trevën e Podujevës!

09/05/2026

Ky është orari i ndeshjeve tona për këtë vikend! ⚪️🔵

06/05/2026

⚪️🔵 Fitore bindëse e U21! 💪

Ekipi ynë U21 triumfon në stadiumin “Zahir Pajaziti” duke mposhtur U21 të SC Gjilanit me rezultat të thellë 6-3.

⚽️ Golashënuesit:
Redon Bejta ⚽️⚽️⚽️⚽️
Arbër Curri ⚽️
Blendion Llalloshi ⚽️

📈 Me këtë fitore, të besuarit e Mehmet Agush*t arrijnë në 56 pikë, duke kryesuar tabelën dhe duke vazhduar marshimin e sigurt drejt titullit kampion.

🔥 Vazhdojmë fuqishëm!

06/05/2026

Vikend tejet i suksesshëm për njomakët tanë 🤍💙

01/05/2026

Urime ditëlindjen, Megi 🎉

Sot feston ditëlindjen trajneri i portierëve të Akademisë sonë, Mergim Boshnjaku.

KF Llapi e falënderon Megin për përkushtimin e madh dhe punën e palodhshme në shërbim të ngjyrave bardhekaltër. Njëkohësisht, i urojmë shëndet, suksese dhe gjitha të mirat, së bashku me ne 🤍💙

30/04/2026

Sërish na pret një vikend i pasur me ndeshje nga talentët tanë të rinj ⚪️🔵

Ejani të shijojmë së bashku ndeshjet dhe të mbështesim të ardhmen tonë në frymën e fair-playt!

28/04/2026

Javë e suksesshme për njomakët tanë 😎

5 ndeshje: 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Vazhdojmë përpara drejt suksesit ⚪️🔵

24/04/2026

Ky vikend për Akademinë tonë nis dhe përfundon të shtunën! ⚽

Të gjitha grupmoshat zbresin në fushë brenda një dite, me energji, përkushtim dhe synimin për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Një e shtunë e mbushur me futboll, pasion dhe sfida për njomakët tanë! 🤍💙

20/04/2026

Sukseset e futbollistëve të Akademisë së Futbollit Llapi vazhdojnë të na bëjnë krenarë!

Arbijon Fejzullahu, Enis Uka, Reis Jashari, Altin Ajeti dhe Erion Kaqiu dhe Art Zhjeqi, nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Fan S. Noli”, janë shpallur kampionë të Kosovës në garat e shkollave të mesme, pasi triumfuan ndaj të gjitha shkollave pjesëmarrëse nga mbarë vendi.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, ata do të kenë nderin ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme, ndërsa për ne mbetet krenari e madhe të shohim lojtarët tanë duke shkëlqyer dhe duke e ngritur emrin e Kosovës edhe përtej kufijve.

20/04/2026

Rezultatet e arritura këtë vikend nga njomakët tanë ⚪️🔵

Spikat fitorja e Juniorëve në derbin ndaj 2 Korrikut për të vazhduar garën për titullin kampion.

17/04/2026

🗓️ Ky është orari i ndeshjeve tona për këtë vikend!

14/04/2026

Rezultatet e arritura këtë vikend nga njomakët tanë ⚪️🔵

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga "Bedri Bajrami", Pn
Podujevë
11000