Klubi i Tenisit Llapi

Klubi i Tenisit Llapi

Share

Klubi i Tenisit 'Llapi' është themeluar në vitin 2020!

Photos from Klubi i Tenisit Llapi's post 18/07/2026

Klubi tenist Llapi ishte bashkorganizator në kampin tradicionale verore me MAK nga Anglia

Photos from Klubi i Tenisit Llapi's post 20/06/2026

Krenari për KT Llapi! 💙

Noar Ibishi ngjitet në podium duke fituar vendin e dytë në Kosova Bowl. Një arritje që vjen si rezultat i stërvitjes, disiplinës dhe dëshirës së madhe për sukses.

Të urojmë shumë fat dhe suksese në sfidat e ardhshme. Rruga drejt majave vazhdon!🥈💪

25/12/2025

🏆 Mirënjohje për sportistët tanë të dalluar 🎾

Në ceremoninë e shpërblimit të më të mirëve të vitit, të organizuar nga Komuna e Podujevës, Klubi i Tenisit Llapi u përfaqësua me krenari.

Mirënjohje u ndanë për dy sportistët tanë:
Luan Blaku
Daris Avdyli

Ky vlerësim është rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të tyre gjatë gjithë vitit, si dhe dëshmi e progresit të vazhdueshëm të klubit tonë.

Urime lojtarëve për këtë arritje dhe falënderim Komunës së Podujevës për mbështetjen e sportit! 👏

13/11/2025
Photos from Klubi i Tenisit Llapi's post 05/07/2025

Pjesëmarrje e suksesshme e Dion Havollit dhe Luan Blakut

Në turneun Kosova BOWL 2025

Photos from Edu Courses's post 29/06/2025

🎾 Klubi i Tenisit “Llapi” x Eduvera
Një partneritet që sjell sportin më afër fëmijëve! 🌞🏃‍♂️

Jemi të lumtur që këtë verë po bashkëpunojmë me Eduvera për të sjellë orë tenisi për fëmijët, me trajnerin tonë profesionist Jeton Havolli – profesor i edukatës fizike dhe dashamirës i sportit që nga zemra.

Tenisi nuk është vetëm lojë – është edukatë, lëvizje dhe rritje me vlera të shëndetshme.

🎾 Disiplinë
💪 Energji pozitive
🤝 Bashkëpunim
❤️ Dashuri për sportin

Faleminderit Eduvera për besimin!
Me padurim për një verë të paharruar në fushë!

Photos from Klubi i Tenisit Llapi's post 12/04/2025

Kush më shumë i gëzohet përurimit të fushës së Tenisit se sa Klubi i Tenisit Llapi.
Qe katër vite punë në fusha të improvizuara...!

Urime të gjithëve!💪

11/04/2025

NESËR DO BËHET HAPJA SOLEMNE E TERENIT TË TENISIT NË PODUJEVË

Fusha e tenisit në qytetin e Podujevës është gati për hapje, nesër në ora 10 fillon ceremonia e hapjes solemne!

Ky projekt u bë realitet falë punës dhe mbështetjes së ‘’Manchester Aid to Kosovo – dhe MAK tennis club Podujeva’’ si dhe Komunës së Podujevës, të cilëve ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës.

Ejani të festojmë së bashku një hap të ri për tenisin në Podujevë!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rr. Ilir Kunushefci
Podujevë
11000