25/08/2026
💙 ENDRIT HAVOLLI VAZHDON! 💙
Familja jonë vazhdon të jetë e bashkuar edhe në sezonin 2026/27. 🤝
Me përkushtim, talent dhe shumë emocione të bukura të përjetuara së bashku, pivoti ynë Endrit Havolli vazhdon rrugëtimin e tij me fanellën e KH Llapit. 💪🤾♂️
Vazhdojmë së bashku, Endrit! 🔵⚪
21/08/2026
CAPITENI VAZHDON! 💙🔥
Kapiteni ynë, Blerton Hasani, vazhdon të jetë pjesë e familjes së KH Llapi edhe në sezonin 2026/27! 🤝💙
Me përkushtim, karakter dhe zemër në çdo ndeshje, kapiteni vazhdon të udhëheqë ekipin tonë drejt sfidave të reja. 💪🏽🤾♂️
Vazhdojmë së bashku!
19/08/2026
🎉 Urime ditëlindjen, Fatlum Hasani ! 💙🤍
Familja e KH Llapi të uron shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën tonë. Të urojmë një vit plot arritje, gëzim dhe momente të bukura!
Gëzuar ditëlindjen! 🥳🎂
17/08/2026
🔵⚪ VAZHDON RRUGËTIMI! 🔵⚪
Me kënaqësi ju njoftojmë se Jeton Havolli do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit tonë edhe në sezonin e ri 2026/27🤝
Me besim, përkushtim dhe punë të palodhshme, vazhdojmë së bashku drejt objektivave të reja. 💪🏆
Bashkë për LLAPIN ! 💙🤍
28/07/2026
🎉 Urime Ditëlindjen, Gentian Mani! 🎂🧤
Sot feston ditëlindjen portieri ynë, Gentian Mani! 💙
Në emër të kryesisë, stafit dhe të gjithë familjes së KH Llapi, i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme, si në jetë ashtu edhe në parket.
Faleminderit për përkushtimin, sakrificën dhe kontributin tënd në mbrojtjen e ngjyrave të klubit tonë. Të urojmë edhe shumë pritje vendimtare, fitore dhe momente të bukura me fanellën e KH Llapi!
Gëzuar ditëlindjen, Genti ! 🎉🥳💙
14/07/2026
🎉 Urime ditëlindjen, Enis Rexhepi! 💙🤍
Familja e KH Llapi të uron shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën tonë. Të urojmë një vit plot arritje, gëzim dhe momente të bukura!
Gëzuar ditëlindjen! 🥳🎂
07/07/2026
🎉 Urime ditëlindjen, Endrit ! 💙🤍
Sot feston ditëlindjen lojtari ynë, Endrit Havolli.
Në emër të kryesisë, stafit teknik, bashkëlojtarëve dhe gjithë familjes së KH Llapit, i urojmë Endritit shëndet të plotë, lumturi, suksese dhe sa më shumë arritje, si në jetën personale ashtu edhe në karrierën sportive.
Faleminderit për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin që jep çdo ditë për ngjyrat bardhekaltër. 🎂❤️
03/07/2026
Tre lojtarë të rinj të KH Llapi pjesë e NLB Kampit Veror 2026 në Prizren! 🤾💙
Me krenari njoftojmë se tre talentë të rinj të KH Llapi – Rinor Ademi, Dion Havolli dhe Elvidon Murtezi – janë përzgjedhur për të marrë pjesë në NLB Kampin Veror 2026, i cili po mbahet në Prizren dhe mbledh hendbollistët më premtues të grupmoshave të reja nga vendi.
Përfshirja e tyre në këtë kamp është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe talentin që kanë treguar gjatë sezonit, si dhe një motivim i madh për të vazhduar zhvillimin e tyre sportiv.
Në foto, lojtarët tanë janë së bashku me selektorin e Kombëtares A të Kosovës në hendboll, Jesper Östlund, një moment frymëzues që dëshmon rëndësinë e këtij grumbullimi dhe mundësinë për të mësuar nga një trajner me përvojë ndërkombëtare.
I urojmë Rinorit, Dionit dhe Elvidonit shumë suksese gjatë kampit dhe besojmë se kjo përvojë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt niveleve më të larta të hendbollit.
Urime lojtarëve tanë dhe stafit të KH Llapi! Vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e hendbollit me punë, përkushtim dhe talent. 💙🤍