Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë

Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë

Share

Bëje SHARE :)

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 01/08/2026

🇽🇰🥋🇸🇰 Klubi i Karatës Besa-Lluzhan në Kampin Ndërkombëtar të Karatesë në Sllovaki

Klubi i Karatës Besa-Lluzhan mori pjesë në 5th International Sparring Karate Camp 2026, i mbajtur nga 26 korriku deri më 1 gusht 2026 në Moštenica–Kyslá, Sllovaki.

Klubin tonë e përfaqësuan kampioni Aid Curri dhe trajneri Sensei Isak Curri, duke zhvilluar stërvitje intensive me sportistë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

🙏 Falënderime të veçanta për miqtë dhe organizatorët tanë Josef Poljak dhe Ján Kalčok për mikpritjen e ngrohtë, profesionalizmin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij kampi.

Ishte një privilegj të stërviteshim krah për krah me kampionë botërorë, evropianë dhe kombëtarë nga 7 shtete, në një ambient ku u shkëmbyen përvoja, njohuri dhe standarde të larta të karatesë. Kjo përvojë është një motivim i madh dhe një hap shumë i rëndësishëm në përgatitjet tona sportive.

Ky kamp shërbeu si një përgatitje shumë e vlefshme për Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në tetor 2026 në Poloni.

🙏 Një falënderim i sinqertë për Komunën e Podujevës për mbështetjen financiare përmes subvencioneve për vitin 2026, që bëri të mundur pjesëmarrjen në këtë kamp ndërkombëtar.

Faleminderit të gjithë miqve tanë për mikpritjen dhe miqësinë. Shpresojmë të takohemi sërish shumë shpejt në tatami!

Me respekt,
Klubi i Karatës Besa-Lluzhan

🇽🇰🥋🇸🇰 OSS!

Komuna e Podujevës e Karatës se Kosovës

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 06/07/2026

Çdo garë është një hap më afër suksesit. 🥋🏆

Klubi i Karatesë "Besa-Lluzhan" u përfaqësua me dinjitet në Ligën Botërore të të Rinjve të WKF-së nga sportisti ynë Aid Curri, në kategorinë Junior -68 kg.

Aid zhvilloi paraqitje shumë të mira, duke regjistruar 2 fitore dhe 1 humbje në një konkurrencë të nivelit më të lartë botëror. Edhe pse kësaj radhe nuk arriti të fitojë medalje, ai dëshmoi karakter, cilësi dhe shpirt luftarak, duke na bërë krenarë me përfaqësimin e tij.

Kampionët nuk dorëzohen. Çdo sfidë është një mësim, çdo fitore një motivim dhe çdo humbje një hap drejt sukseseve edhe më të mëdha.

Aid, vazhdo të punosh me të njëjtin përkushtim. Besojmë fuqishëm se medaljet do të vijnë shumë shpejt.

Faleminderit familjes për mbështetjen e vazhdueshme dhe Federatës së Karatesë së Kosovës për transportin e siguruar.

Me respekt,
Klubi i Karatesë "Besa-Lluzhan" 🥋🇽🇰

Komuna e Podujevës Klubi Karatesë Besa-Lluzhan Podujevë Federata E Karatesë E Kosovës Aid Curri

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 14/06/2026

🥋🔥 Aid Curri – Dy Tituj Kampioni në Kumanova Open 2026! 🔥🥋

Një tjetër sukses i madh për Klubin e Karatesë Besa-Lluzhan!

🥇 Aid Curri u shpall Kampion Junior -68 kg dhe njëkohësisht Kampion i Open Junior në turneun ndërkombëtar Kumanova Open 2026, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të garimit.

💰 Përveç dy titujve të kampionit, Aidi u shpërblye edhe me 200 euro, si fitues i kategorisë Open Junior.

👏 Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, Aidi dëshmoi se është ndër karateistët më të mirë të rajonit në kategorinë e tij.

🏆 Urojmë suksese të mëtejshme për kampionin tonë! Pavarësisht mungesës së sponsorëve dhe sfidave të shumta, ne nuk po ndalemi së punuari. Rezultatet dhe sukseset tona po dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur drejt objektivave edhe më të mëdha.

🇽🇰🥋 K.K. Besa-Lluzhan – aty ku formohen kampionët!

🏆🥇

Komuna e Podujevës
Aid Curri
e Karatës se Kosovës

13/06/2026

🥋🔥 Aid Curri – Kampion Open Junior në Kumanova Open 2026! 🔥🥋

Një tjetër sukses i madh për Klubin e Karatesë Besa-Lluzhan!

🥇 Aid Curri u shpall Kampion Open Junior në turneun ndërkombëtar Kumanova Open 2026, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të garimit.

👏 Urime Aidit për këtë arritje të shkëlqyer dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe karatesë sonë!

🏆 K.K. Besa-Lluzhan – aty ku formohen kampionët. 🇽🇰🥋

🏆🥇

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 07/06/2026

🥋🏆 Dy tituj kampioni për Aid Currin në Turneun Ndërkombëtar “Xhevat Makolli”

Klubi i Karatesë Besa Lluzhan pati një paraqitje të shkëlqyer në turneun tradicional “Xhevat Makolli”, ku sportisti ynë Aid Curri konfirmoi edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.

🥇 Vendi i Parë – Junior -68 kg
🥇 Vendi i Parë – Junior Open
💰 Fitues i shpërblimit në kategorinë Open

Me performanca bindëse nga ndeshja në ndeshje, Aidi tregoi pjekuri sportive, cilësi të lartë teknike dhe karakter kampioni. Dominimi i tij në kategorinë Junior -68 kg dhe triumfi në Open janë rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Ky sukses është dëshmi se puna serioze dhe sakrifica japin rezultate, ndërsa Aid Curri vazhdon të jetë një nga emrat më premtues të karatesë kosovare.

Urime kampionit për këto arritje të merituara dhe suksese të reja në sfidat e ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare! 🇽🇰🥋

K.K. Besa Lluzhan


Komuna e Podujevës
Klubi Karatesë Besa-Lluzhan Podujevë

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 30/05/2026

🥋🎉 Urime Ditëlindjen, Trajner Osmon Ejupi! 🎉🥋

Klubi i Karatesë Besa-Lluzhan, në emër të Kryesisë, trajnerëve, sportistëve dhe gjithë familjes së klubit, i shpreh urimet më të përzemërta për ditëlindje themeluesit dhe trajnerit tonë të nderuar, Osmon Ejupi.

Me përkushtimin, vizionin dhe punën e tij të palodhshme, ai hodhi themelet e një klubi që ndër vite ka sjellë suksese të shumta në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Sot, duke jetuar dhe vepruar në Suedi, vazhdon të japë kontribut të çmuar në sportin e karatesë përmes udhëheqjes së klubeve të tij, duke edukuar dhe formuar gjenerata të reja sportistësh.

I urojmë shëndet të plotë, lumturi familjare, jetë të gjatë dhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij sportiv dhe profesional.

Gëzuar ditëlindjen, Trajner Osmon! Me respekt dhe mirënjohje të veçantë për gjithçka që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni për karatenë dhe sportin në përgjithësi.

Klubi i Karatesë Besa-Lluzhan 🥋🇽🇰🎂🎉👏

Klubi i Karatesë "Besa-Obiliq"
Klubi i Karatesë "Fushë Kosova"
Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 17/05/2026

🥋🏆 Në turneun tradicional “Haki Iberdemaj”, Klubi ynë K.K. Besa Lluzhan u prezantua me sukses të jashtëzakonshëm përmes kampionit tonë, Aid Curri. 🇽🇰

🥇 Aid Curri – Vendi i Parë | Junior -68 kg

Me paraqitje dominuese dhe nivel të lartë profesional, Aidi edhe njëherë dëshmoi se në kategorinë Junior -68 kg është ndër më të mirët dhe momentalisht pa konkurrencë në Kosovë. 💪🔥

Vendosmëria, disiplina dhe puna e pandalshme po e shndërrojnë Aidin në një emër të respektuar të karatesë kosovare. Një paraqitje kampioni që na bën krenarë si klub dhe si sport.

Urime kampionit për suksesin e radhës dhe shumë fitore të tjera në arenat vendore e ndërkombëtare! 🥋🇽🇰

Me respekt,
K.K. Besa Lluzhan 🥋

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 03/05/2026

Në Palestrën Sportive në Kamenicë u zhvillua turneu tradicional “DITËT E AGIMIT 2026”, ku Klubi ynë, K.K. Besa Lluzhan, u përfaqësua denjësisht nga kampioni ynë, Aid Curri.

🥇 Aid Curri – Vendi i Parë, Kumite Junior -68 kg
🥉 Aid Curri – Vendi i Tretë, Kumite Open Junior

Në një konkurrencë të fortë, Aidi dominoi në tatami me vendosmëri, guxim dhe nivel të lartë profesional. Ai u shpall kampion në kategorinë individuale Junior -68 kg, ndërsa në Open Junior arriti të renditet në vendin e tretë.

Një paraqitje prej kampioni që dëshmon punën, disiplinën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm.

Kryesia e klubit e përgëzon kampionin për sukseset e arritura dhe për përfaqësimin dinjitoz të klubit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me respekt,
K.K. Besa – Lluzhan 🥋🇽🇰💪

e Podujevës
i Karatës Besa Lluzhan
Curri@Aid Curri

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 12/04/2026

Në Palestra Sportive “Dresha”, ne "Banja Istog” u zhvillua turneu tradicional “Mesuesi Mustaf Blakaj 2026”, ku Klubi ynë K.K. Besa Lluzhan u përfaqësua denjësisht nga kampioni ynë, Aid Curri.

🥇 Aid Curri – Vendi i Parë, Kumite Junior -68 kg
🥈 Aid Curri – Vendi i Dytë, Kumite Open Junior

Në një konkurrencë të fortë, Aidi dominoi në tatami me vendosmëri, guxim dhe nivel të lartë profesional. Ai u shpall kampion në kategoritë individuale Junior-68kg dhe ne Open Junior vendi i dyt pas nje lendimi nuk u paraqit ne aren.

Një paraqitje kampioni, që dëshmon punën, disiplinën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm.

Kryesia e klubit përgëzon kampionin për sukseset e arritura dhe për përfaqësimin dinjitoz të klubit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me respekt,
K.K. Besa – Lluzhan 🥋🇽🇰💪

Komuna e Podujevës Aid Curri I Karatës Besa Lluzhan Isak Curri

Photos from Klubi i karates "Besa-Lluzhan" | Podujevë's post 09/04/2026

🥋🔥 Klubi i Karatës “Besa-Lluzhan”, me përkushtim në kampin përgatitor 🇽🇰🌍

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin ndërkombëtar 2026, Klubi i Karatesë “Besa-Lluzhan” u paraqit në kampin përgatitor në Ulqin me një sportist, duke dëshmuar seriozitet dhe fokus në ngritjen profesionale.

Në këtë kamp mori pjesë: 🔹 Aid Curri

I shoqëruar dhe i udhëhequr nga trajneri personal: 🥋 Sensei Isak Curri

Gjatë kampit, nga data 04/ 09.Prill 2026 u zhvillua një program intensiv me ushtrime tri herë në ditë, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me fokus në përgatitjen tekniko-fizike për sfidat e mëdha që e presin sportistin gjatë vitit 2026 💪

Ky angazhim është pjesë e përgatitjeve për garat ndërkombëtare: 🥇 Youth League WKF – Poreč (Kroaci)
🥇 Kampionatin Mesdhetar
🥇 Kampionatin Ballkanik
🥇 Kampionatin Evropian dhe Botëror 2026

👏 Pjesëmarrja në këtë kamp është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit në arenën ndërkombëtare.

🙏 Falënderim i veçantë për Klubin e Karatesë “Ulqini” dhe Shihan Ruzhdi Rama, për mikpritjen, bashkëpunimin dhe ofrimin e kushteve profesionale gjatë kampit. Mbështetja juaj është gjithmonë e çmuar dhe një shtysë e madhe për zhvillimin e sportistëve tanë 🤝

🚀 Me punë dhe përkushtim – drejt sukseseve të reja!

Me respekt,
KK “Besa-Lluzhan”

🥋🔥

Aid Curri Isak Curri Komuna e Podujevës Klubi i Karatesë "Fushë Kosova" Klubi I Karatesë AS Prishtina Bardhosh

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Podujevë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Podujevë