Omnisportprishtina

Omnisportprishtina

Share

New FB Page of OmniSport Prishtina

Photos from Omnisportprishtina's post 04/05/2026

🏅 Sukses i madh për OmniSport në Garën e Ligës C të Gjimnastikës!

Më 26 prill 2026 u mbajt Gara e Ligës C në gjimnastikë, ku Klubi OmniSport u përfaqësua me plot 26 garues.

Gjimnastet tona treguan përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm me mbi 30 medalje të fituara.

Gara e Ligës C ka një rëndësi të veçantë, sepse është vendi ku fëmijët sfidojnë veten për herë të parë në një ambient garues, mësojnë të përballen me emocionet të respektojnë rregullat dhe të ndërtojnë besimin në aftësitë e tyre. Pikërisht nga këto hapa të parë mund të lindin sportistët e dalluar të së ardhmes, të cilët një ditë mund ta përfaqësojnë klubin, qytetin dhe vendin tonë edhe jashtë Kosovës.

Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme të fëmijëve, trajnerëve dhe mbështetjes së prindërve.

Jemi krenarë për secilën garuese që dha maksimumin dhe përfaqësoi OmniSport me dinjitet.

Photos from Omnisportprishtina's post 09/12/2025

Si çdo herë, edhe këtë herë gjimnastet tona treguan rezultate shumë të mira në Kampionatin e Kosovës, i cili u mbajt nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

Kategoria Para Yllka:

Kërcime:
🥇 Parta P**a
Parter:
🥈 Parta P**a

Tra:
🥉 Nida Halilaj
Shumëgarësh:
🥉 Nida Halilaj

Kategoria Pioner:

Kërcime:
🥈 Hira Hyseni
🥉 Rene Xhambazi

Tra:
🥉 Freja Jusufi!

Photos from Omnisportprishtina's post 09/07/2025

Summertime🌞 🇽🇰

Photos from Omnisportprishtina's post 28/06/2025

Një e shtunë plot emocione!
Sot u zhvillua gara e kategorisë B në gjimnastikën artistike, ekipi i Omnisportit mori pjesë me plot 8 gjimnaste të vogla të cilat edhe një herë na dëshmuan se shpirti i madh sportiv nuk njeh moshë.

🥇🥈🥉 Së bashku, ato arritën të rrëmbejnë plot 17 medalje të arta, argjendi dhe bronzi!
Omnistet sot na kujtuan se shpirti sportiv nuk njeh dorëzim.
Për shumë prej tyre kjo ishte vetëm gara e dytë pas debutimit në Ligën C dhe arritën të renditen në çdo vegël mes tre më të mirave!
Kështu janë rritë dhe po rriten kampionet e vogla të Omnisportit me guxim, dashni e mbështetje të madhe që nga hapat e parë në stërvitje.

Jemi pafund krenarë për secilën prej jush:
Buna, Hira, Freja, Buna, Amara, Hana, Roa dhe Parta- jeni dëshmi e frymës së pastër dhe bashkëpunuese që mbizotëron në familjen Omnisport.

🙏 Faleminderit që na dhatë emocione kaq të bukura sot.
Na priftë e mbara në çdo sfidë të radhës!

Photos from Omnisportprishtina's post 19/06/2025

Sporti është çelësi! 🔑 Të qeshura, lëvizje dhe miqësi – vera po vjen! ☀️

Photos from Omnisportprishtina's post 05/06/2025

Me 31 maj, në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Maqedonisë së Veriut, Klubi OmniSport u perfaqesua nga gjimnastja Hana Rapuca. Edhe pse paraqitja e saj në këtë kampionat ishte jashtë konkurencës Hana pasqyroi standarde profesionale të larta duke deshmuar se guximi, pasioni dhe qëndrueshmëria janë suksesi i vërtetë përtej çdo medaljeje.
Faleminderit Hana që me qetësinë, këmbënguljen dhe pasionin tënd për gjimnastikën na frymëzon të ecim përpara duke ruajtur e promovuar me kënaqësi vlerat e vërteta sportive.

Photos from Omnisportprishtina's post 28/05/2025

Bukuroshet e Omnit ne Grupmoshen 2012-2013-2014-2015-2016 💪❤️

Photos from Omnisportprishtina's post 27/05/2025

Bukuroshet e Omnit ne Gara ❤️🥰

Photos from Omnisportprishtina's post 26/05/2025

Këtë të shtunë, më 24 maj 2025, 30 gjimnastet tona të vogla të OmniSportit e mbushën skenën me energji, guxim dhe buzëqeshje. Ishte një ditë që s’do ta harrojmë lehtë! Me vetëm pak javë përgatitje ato na treguan se kur ke pasion dhe beson në vete edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet.
Çdo salto çdo dridhje zemre e çdo buzëqeshje – ishin një dhuratë për të gjithë ne. Na keni bërë të ndihemi krenarë me plot emocione dhe të motivuar. Ju falenderojmë që na kujtuat se fuqia më e madhe është zemra, dhe gëzimi më i madh është të shohësh fëmijët të lumtur.

Garat e radhës po na presin, dhe zemra na rreh fort të shohim sërish magjinë tuaj!

Photos from Omnisportprishtina's post 21/03/2025
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


42. 625168309274905, 21. 161590920713564
Prishtinë
10060

Opening Hours

Monday 16:00 - 21:00
Tuesday 16:00 - 21:00
Wednesday 16:00 - 21:00
Thursday 16:00 - 21:00
Friday 16:00 - 21:00