21/06/2022
Kemi kenaqesine te ju njoftojme qe Aeroklubi Prishtina sot ka zgjedhe kryesine e re per mandatin e ardhshem 4 vjeçar. Kryetare Kosovare XH Leskovci, Nenkryetar Arsim Begolli dhe Sekretar Xhelal Leskovci. Suksese e pune te mbare kryesise dhe gjithe antareve te tjere. Falenderim i posaçem vezhguesve Ardall Celina dhe Fadil Gerguri.
05/12/2021
Me pikellim të madhë pranuam lajmin qe Hizdri Gubetini, shoku, sportisti dhe kampioni i shumëfishtë i joni dhe ndërkombëtar p***a ndërruar jetë nga një sulm në zemër.
Në këto momente të vështira, ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv.
Shkelqim Krasniqi Xhelal Leskovci Fadil Gerguri gezim statovci sokol salihu arsim begolli
24/10/2021
Hizdri Gubetini ze vendin e pare ne ngjarjen me te madhe te fluturimeve ne bote "Oludeniz Air Show" 2021 ne Turqi. URIME Hizi
12/06/2021
Me rastin e ditës së çlirimit, zhvilluam një fluturim mbi qytetin tonë. Falenderim i veçant për të gjithë pjesëmarrësit që fluturuan dhe ndihmuan në organizim. Hizdri Gubetini Safet Sylaj Fanol A Shala Xhelal Leskovci sokol salihu, arsim begolli, arber krasniqi, zyber krasniqi.
03/05/2021
Është mbajtë gara e radhës në disa diciplina të sporteve ajrore në majen e Golesh-it nga klubi "Shqiponjat e Kastriotit" Urojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit e me theks te veçant vendet e para për Kosovare XH Leskovci (Vendi parë ne kategorine e femrave) pilotin Hizdri Gubetini në garën e paramotorëve dhe Gjyqtarin e shkëlqyeshëm Xhelal Leskovci. Shihemi javën tjetër ne "Albania Open" në Vlorë
13/04/2021
Fluturime ne Istog 11.04.2021
21/12/2020
Hizdri Gubetini është shpallur fitues i trofeut "Muhamet Malo" dhe njëkohsisht gara e fundit për këtë vit. Falenderim gjithë sportistëve për pjesëmarrje pasi ishte shumë vit i vështirë shkaku i pandemisë.