Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation

Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation

Share

Mirësevini në faqen zyrtare të Federatës së Notit të Kosovës! Federata e Notit të Kosovës është themeluar me 29.11.2000.

FNK është anëtare e
Komitetit Olimpik të Kosovës, anëtare e Federatës Ndërkombëtare
të Sporteve të ujit (World Aquatic) dhe e Federates Evropiane të Sporteve të ujit (European Aquatic) që nga data 17.02.2015. Federata e Notit të Kosovës është entiteti i vetëm me kompetencë ekskluzive
për të inicuar, organizuar, udhëhequr, kontrolluar veprimtarinë e notit në të
gjithë territorin e Republikës së

Photos from Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation's post 08/09/2026

𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠

Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 v. 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka vendosur në favor të palës paditëse/apeluese, 𝗔𝗴𝗿𝗼𝗻 𝗭𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶, ish-President i Federatës së Notit të Kosovës, në çështjen ndaj palës së paditur/respondente, 𝗪𝗼𝗿𝗹𝗱 𝗔𝗾𝘂𝗮𝘁𝗶𝗰𝘀.

Përfaqësues ligjorë të palës paditëse/apeluese ishin avokatët Fis Murati dhe Shkëlzen Feka, nga zyra e avokatëve FM LAW.

Vendimi përmbyll procedurën e arbitrazhit të zhvilluar pranë CAS në Lozanë.

Federata e Notit e Kosovës do të informojë së shpejti komunitetin e notit, opinionin publik dhe institucionet relevante, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Ministrinë e Sportit (MSR), si dhe institucionet e tjera përkatëse, lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe efektet që rrjedhin nga ky vendim.

Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës

06/09/2026

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të trajnerit të notit dhe ish-anëtarit të Bordit të Federatës së Notit të Kosovës, z. Ymer Lota.

Kontributi i tij në zhvillimin e sportit të notit në Kosovë do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, familjes Lota, miqve dhe bashkëpunëtorëve u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

U prehtë në paqe!

23/08/2026

🇽🇰🏊‍♀️ KOSOVA NË MARATONËN NDËRKONTINENTALE TË BOSFORIT

Notaret Setenay Spahiu dhe Ilyada Spahiu përfunduan me sukses Maratonën Ndërkontinentale të Bosforit në Stamboll, duke përshkuar distancën prej 6.5 km nga Azia në Evropë. 🌊🇹🇷

👏 Urime Setenay dhe Ilyada për përfaqësimin e Kosovës në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare!

🇽🇰

22/08/2026

KOSOVA NË LOJRAT MESDHETARE – TARANTO 2026 🏊‍♀️

Ekipi i Kosovës në not po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke përfaqësuar vendin tonë me notaret:

🇽🇰 Dior Krasniqi
🇽🇰 Riga Shala
🇽🇰 Erina Idrizaj
🇽🇰 Hana Beiqi

Federata e Notit e Kosovës iu uron sportistëve tanë shumë sukses dhe paraqitje sa më të mira në garat që i presin! 💙

Forca Kosovë! 🇽🇰🏊‍♂️

17/08/2026

Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026 🇫🇷

Përfaqësuesja e Kosovës në not përfundoi paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian në Paris, ku vendi ynë u përfaqësua nga notarët e rinj Erina Idrizaj, Arion Budima, Riga Shala dhe Dior Krasniqi.

Edhe pse notarët tanë nuk arritën të kualifikohen në fazat e mëtejshme të garave, paraqitja e tyre u karakterizua me rekord kombëtar, rekorde personale dhe rezultate të vlefshme në një nga nivelet më të larta të notit evropian.

🏊‍♀️ Erina Idrizaj (2007)

* 50m shpinë – 30.82 PB | 661 AQUA
* 100m shpinë – 1:07.57
* 200m shpinë – 2:28.80

🏊‍♂️ Arion Budima (2008)

* 50m flutur – 26.04 – REKORD KOMBËTAR | 625 AQUA
* 100m flutur – 59.29
* 100m stil i lirë – 54.32
* 200m stil i lirë – 1:59.19
* 100m shpinë – 1:01.26

🏊‍♀️ Riga Shala (2007)

* 50m stil i lirë – 28.03 PB | 597 AQUA
* 100m stil i lirë – 1:02.33
* 200m stil i lirë – 2:18.70

🏊‍♂️ Dior Krasniqi

* 50m stil i lirë – 24.95 | 588 AQUA
* 100m stil i lirë – 56.22
* 50m flutur – 27.76 PB

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian përbën një përvojë të rëndësishme për zhvillimin e notarëve tanë të rinj dhe një mundësi për t’u matur me sportistët më të mirë të kontinentit.

🔜 Nga Parisi drejt Tarantos! 🇮🇹

Tashmë vëmendja kalon te Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku Kosovën në not do ta përfaqësojnë Hana Beiqi, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj.

Federata e Notit e Kosovës u uron shumë suksese notarëve tanë në Taranto dhe paraqitje sa më të denjë për Kosovën! 🇽🇰💙

Photos from Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation's post 12/08/2026
Photos from Federata e Notit të Kosovës/ Kosovo Swimming Federation's post 12/08/2026

Përfundoi me sukses gara memoriale “Esmir Shala”
Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dje më datë 11.08.2026, në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua me sukses gara memoriale e notit “Esmir Shala”.
Në këtë aktivitet morën pjesë afër 100 notarë nga 12 ekipe të ndryshme të Kosovës, duke e kthyer këtë garë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për kalendarin e notit kosovar.

Federata e Notit të Kosovës falënderon përzemërsisht të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe sportistët për paraqitjet e tyre shkëlqyera. Po ashtu, vlerësojmë lart përkushtimin e çdo organizatori e pjesëmarrësi për realizimin e këtij aktiviteti, i cili nderon kujtimin e Esmir Shalës dhe promovon më tej sportin e notit.

Falënderime të veçanta shkojnë për:
* Pishinën “Saum-Eli-Se” – përfaqësuar nga z. Veli Limaj
* “Ornela SH.P.K.” – përfaqësuar nga
z. Hamit Limaj
* Komunën e Malishevës dhe kryetarin
z. Ekrem Kastrati për mbështetjen dhe prezencën e tij.

Rezultatet sipas kategorive:
Kategoria e meshkujve:

🥇 Vendi i parë: KN Besa (Malishevë)
🥈 Vendi i dytë: KN Kastrioti (Ferizaj)
🥉 Vendi i tretë: KN Dielli (Skenderaj)

Kategoria e femrave:

🥇 Vendi i parë: KN Step (Prishtinë)
🥈 Vendi i dytë: KN Onix (Istog)
🥉 Vendi i tretë: KN Kastrioti (Ferizaj)

🏆 Notarja më e mirë e garës: Olta Berisha
🏆 Notari më i mirë i garës: Bledion Meha

Federata e Notit të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që ruajnë kujtimin e figurave tona të çmuara dhe që forcojnë frymën garuese mes të rinjve në të gjithë Kosovën.

🔗 Rezultatet e plota të garës i gjeni këtu:
https://kosswim.org/wp-content/uploads/Garat/2026/Esmir_Shala_2026

11/08/2026

Gara Memoriale Esmir Shala 2026

09/08/2026

🇽🇰 Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026

Reprezentacioni i Kosovës në not ndodhet në Paris, ku do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Evropian të Notit.

Kosova përfaqësohet nga notarët Arion Budima, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj, nën drejtimin e trajnerëve Besart Shala dhe Vlera Llalloshi.

Garat nisin nesër, ndërsa ekipit tonë i urojmë shumë suksese, rezultate të mira dhe paraqitje dinjitoze në arenën evropiane.

30/07/2026

Congratulations to Dr.Varvodic Josip

The Kosovo Swimming Federation extends its warmest congratulations to Dr. Josip Varvodić on his election as President of the Croatian Olympic Committee.

We are confident that his experience, professionalism, and dedication to sport will further strengthen the Olympic Movement and contribute to the continued development of sport in Croatia and beyond.

We wish him every success in this important role and look forward to continued cooperation and strong relations between our sporting institutions.

European Aquatics First Vice-President and Croatian Swimming Federation President Josip Varvodic has been elected as the new Croatian Olympic Committee (Hrvatski olimpijski odbor) President.

Congratulations to Dr. Varvodic from the entire European Aquatics family.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address

Shtepia Sportit
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00