Kosova Bike

Kosova Bike

Share

"Nuk është një garë, është një udhëtim, prandaj shijoje momentin". #KosovaBike #DyRrotaNjëQëllim

17/02/2026

18 vite liri 🇽🇰🚴‍♂️. Pedalojmë drejt së ardhmes, me zemrën plot shpresë dhe qiellin e hapur mbi ne. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 💙✨

01/01/2026

Urime Viti i Ri 2026🎄 .Ju urojmë një vit të mbarë me plot suksese e km me biçikleta.Ne do të mundohemi të kontribojmë në mbrojtjen e ambientit, sigurimin e shtigjeve për bicikleta, vetëdijësimin dhe sensibilizimin qytetar për përdorimin e biçikletës dhe promovimit të çiklizmit në vendin tonë në përgjithësi.
🚴🏻‍♂️

28/11/2025

Urime 28 Nëntori 🇦🇱🚴🚴‍♀️

Photos from Kosova Bike's post 17/06/2025

🚴‍♂️ Pedalim përmes bukurive të Pejës – Me Kosova Bike në Peja Outdoor 2025

Të dielën që lamë pas, patëm kënaqësinë si grup i ftuar nga Peja Outdoor të bëhemi pjesë e një aventure të veçantë çiklistike në zemër të natyrës së Pejës, së bashku me ekipin tonë nga Kosova Bike.
Ky aktivitet ishte pjesë e edicionit të dytë të Peja Outdoor 2025, një ngjarje që po kthehet në një pikë referimi për të gjithë adhuruesit e natyrës, aventurës dhe sportit në Kosovë.

Pedaluam përmes disa prej fshatrave më të bukur të Pejës, ku rrugët e qeta dhe peizazhet mahnitëse na shoqëruan në çdo kilometër. Mikpritja e vendasve, aroma e ajrit të pastër dhe ndjesia e lirisë që të jep pedalim në natyrë – e bënë këtë përvojë vërtet të paharrueshme.

Falënderim të veçantë për Peja Outdoor për ftesën dhe për organizimin e shkëlqyeshëm – një shembull se si sporti dhe natyra mund të bashkohen për të krijuar kujtime të fuqishme dhe lidhje të reja mes njerëzve.

Në emër të Kosova Bike, urojmë që të ketë edhe shumë aktivitete të tilla që i japin zë bukurive të Kosovës – një pedal, një buzëqeshje dhe një histori në çdo shteg.

14/06/2025

🚴‍♂️ Pedalo përtej kufijve – Peja Outdoor 2025 po vjen!
📍 E diel, 15 qershor 2025 – Pejë
🎉 Edicioni i dytë

Ne, Kosova Bike, do të jemi pjesë e kësaj aventure të jashtëzakonshme – dhe ju ftojmë ta përjetoni bashkë me ne!

Peja Outdoor kthehet më i madh, më energjik dhe më inspirues se kurrë më parë!
Adhuruesit e çiklizmit, natyrës dhe aventurës – përgatituni për një ditë që nuk do ta harroni.

Pedaloni mes maleve, lumenjve dhe shtigjeve të mrekullueshme të Rugovës.
Do të ketë sfida për të gjitha nivelet, pamje që të lënë pa frymë dhe një atmosferë që bashkon çiklistë nga gjithë rajoni.

Ftoni miqtë, merrni biçikletën dhe sillni shpirtin e eksplorimit – sepse kjo e dielë do të jetë ndryshe!

📸 Mos harroni të ndani përvojën me dhe

27/05/2025

I ftojme te gjithe dashamiresit e bicikletave te na bashkangjiten ne kete ngjarje. Dita Botërore e Biçikletës 2025 – Shëtitje me Biçikletë me Komunitetin në Prishtinë.

Photos from Kosova Bike's post 29/04/2025

Një aventurë që s’harrohet lehtë!
Nga dielli, shiu, ngjitjet sfiduese e deri te pamjet magjike të Meteora dhe Liqeni i Janinës – gjithçka ishte thjesht WOW!
Me super shoqëri, shumë energji pozitive dhe natyrë që të lë pa fjalë.
Faleminderit & Kosova Bike për këtë eksperiencë epike!

Photos from Kosova Bike's post 29/04/2025

Një aventurë që s’harrohet lehtë!
Nga dielli, shiu, ngjitjet sfiduese e deri te pamjet magjike të Meteora dhe Liqeni i Janinës – gjithçka ishte thjesht WOW!

Me super shoqëri, shumë energji pozitive dhe natyrë që të lë pa fjalë.
Faleminderit & Kosova Bike për këtë eksperiencë epike!

Photos from Kosova Bike's post 29/04/2025

Një aventurë që s’harrohet lehtë!🚴🏻‍♂️
Nga dielli, shiu, ngjitjet sfiduese e deri te pamjet magjike të Meteora dhe Liqeni i Janinës – gjithçka ishte thjesht WOW!

Me super shoqëri, shumë energji pozitive dhe natyrë që të lë pa fjalë.
Faleminderit & Kosova Bike për këtë eksperiencë epike!

Photos from Kosova Bike's post 28/03/2025

Të dashur adhurues të çiklizmit,
17 Me datat 25 - 27 prill (e premte-e diel) jemi duke organizuar trip natyror dhe kulturor me biçikleta ne rajonin e Meteores dhe Janinës në Greqi. Regjionet e Epirit dhe Thesalisë kanë shumë për te ofruar perderisa ne rrugëtimin tone do te kemi rast ti vizitojme shumë pika me rëndesi natyrore dhe historike.
Plani i shkurter i ekspeditës: Nisemi me datën 25 prill dhe mbërrijme me autobus në Kalampaka ku kemi kohë të lire per vizite në qytetin vjetër. Me datën 26 prill e kemi çiklizmin nëpër rajonin e Meteorës dhe Kastrakit për tu kthyer në mbremje te i njëjti akomodim. Te dielën nisemi me autobus drejt Janines me ç’rast do të fillojme çiklizmin nga qyteti i vjetër rreth liqenit Pamvotis për tu kthyer prap te autobusi nga edhe nisemi drejt Prishtines per te arritur në oret e vona.
Shtigjet janë te hapura dhe jo të vështira, distancat të perballueshme, ndërsa karakteri eshtë travel, kulturor dhe natyror. Mund të çiklohet me çdo lloj te biçikletës (përveç e-Bike të cilat nuk i preferojmë).
Grupi i çiklizmit eshtë organizim i Klubit Alpin Prishtina dhe Kosova Bike, ndërsa numri i pjesëmarrësve eshtë i kufizuar, prandaj ju sugjerojmë të na kontaktoni sa me parë per detaje tjera dhe rezervim. Në këtë shtegtim të bukur janë të siguruara udhëtimi nga Prishtina, fjetjet dhe ushaimi në Kalampaka, si dhe guidimi ne itineraret e caktuara; ndërsa me rastin e rezervimit bähet pagesa e plotë 250.00€
Pergjegjës:
Nazmi Hasanrmaj +383 44 312 744
alpineclubprishtinagmail.com
Astrit Ismajli +383 45 555 530 [email protected]

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address

Pristina