14/04/2026
Federata e Taekwondo-së e Kosovës 🇽🇰 të përfaqësuar nga kryetari z.Arsim Agushi dhe sekretari gjenaral i FTWK-së, z.Muhamed Gashi zhvilluan një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e World Taekwondo në Tashkent, Uzbekistan 🇸🇱
znj. Seungmin Monika LEE Deputy Secretary General, z.Woongki Leo KIM Assistant Manager si dhe znj Claudia Cardenas Coordinator në kuadër të programit WT Development Program.
Gjatë këtij takimi u përgezuam për ngritjen e Federates së Taekwondos të Kosovës për 38 pozita më lartë ⬆️ në ranglistën e World Taekwondo si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së mëtejshme të Federatës së Kosovës në disa fusha kyçe, duke përfshirë zhvillimin e sportistëve të rinj, ngritjen profesionale të trajnerëve, si dhe avancimin e infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive në vend dhe ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Federatës të Taekwondos së Kosovës shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga World Taekwondo, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e cilësisë dhe përfaqësimit ndërkombëtar të FTWK-së.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe zhvillimit të mëtejshëm të sportit të Taekwondos në Kosovë.
11/04/2026
Federata e Taekwondo-së e Kosovës u përfaqësua sot në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Taekwondo-së (WT), e cila u mbajt në Tashkent, Uzbekistan 🇺🇿
Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Presidenti Arsim Agushi dhe Sekretari i Përgjithshëm Muhamed Gashi 🇽🇰
Njëkohësisht në Tashkent po zhvillohet edhe Kampionati Botëror për Juniorë, ku Kosova do të përfaqësohet nga sportistja Imarah Vizdiklar në kategorinë Junior -52kg.
I dëshirojmë shumë fat dhe suksese në këtë garë të rëndësishme!
09/04/2026
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES FTWK-së dhe MSR-së 2026 🇽🇰
Federata e Taekwondo-së e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin për vitin 2026. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Federatës së Taekwondo-së të Kosovës z.Arsim Agushi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë z. Blerim Gashani.
Ky bashkëpunim synon zhvillimin e mëtejmë të Taekwondo-së, mbështetjen e sportistëve tanë dhe promovimin e vlerave sportive tek të rinjtë.
Falënderojmë MSR-në për mbështetje dhe bashkëpunim!
Vazhdojmë të punojmë për suksese të reja!
26/03/2026
Asambleja e Përgjithshme e Punës KOK 2025.
Me 24 Mars 2026 Federata e Taekwondo-së e Kosovës u përfaqesua nga Kryetari z.Arsim Agushi dhe Nënkryetari z.Shqipdon Zogaj.
20/03/2026
Federata e Taekwondo-së e Kosovës ju uron festën e Fitër Bajramit!
21/02/2026
Laureatët e Vitit 2025 🇽🇰
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur Laureatët e Vitit 2025, ku Federata e Taekwondosë së Kosovës është nderuar me dy çmime.
Bleron Ademi është shpallur Shpresa e Vitit pas suksesit të tij dhe medaljes së fituar në Kampionatin Evropian U21, në Prishtinë🥉
Ndërsa Federata fitoi Çmimin për arritje të Veçantë për organizimin me sukses të Kampionatit Evropian U21 të Taekwondo-së, të mbajtur në Prishtinë.
Falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës, Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, stafin e Federatës dhe të gjithë sportistët për përkushtimin, punën dhe arritjet gjatë vitit të kaluar.
17/02/2026
Gëzuar 18 vjetorin e Pavarësisë Kosovë 🇽🇰 18 vite shtet, plot forcë, talent dhe rini që na bën krenarë çdo ditë. Federata eTaekwondo-së e Kosovës ju uron të gjithëve!
Me respekt
Arsim Agushi
Kryetar i FTWK-së
29/12/2025
EC U21 Moments 🇽🇰
Quite an entrance for the finalists of the European Championships U21, stepping in with style 🔥
26/12/2025
First fight to the last, the crowd kept the arena buzzing with unstoppable energy and heat 🔥⚡
26/12/2025
A big shoutout to our amazing Volunteers 💙🇽🇰
Your hard work, attention to detail and constant support made this event a resounding success. We truly appreciate your dedication.
Thank you ❤️
📸 Lovrić
26/12/2025
Kick it high, own the moment 🚀
25/12/2025
Season’s Greetings 🎄
As the year comes to an end, we send our warmest wishes to all athletes, coaches, clubs, officials, staff and Taekwondo friends all over the world.
We wish you a Merry Christmas and a Happy New Year, filled with health, peace, and lots of success ❤️
#2026