03/02/2026
Kosovo Boccia Federation 👌🏻
𝐒𝐇𝐓𝐘𝐋𝐋𝐀𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐒𝐎𝐑𝐄 𝐓𝐄 𝐏𝐋𝐀𝐍𝐈𝐓 𝐓𝐄̈ 𝐏𝐔𝐍𝐄̈𝐒 𝐏𝐄̈𝐑 𝐕𝐈𝐓𝐈𝐍 𝟐𝟎𝟐𝟔
𝟏. 𝐀𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯
Gjatë vitit 2026, Federata e Boccias e Kosovës do të fokusohet në forcimin e qeverisjes së brendshme dhe përmirësimin e funksionimit administrativ. Kjo përfshin rishikimin dhe përditësimin e statutit, rregulloreve dhe akteve të brendshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimet e Ministrisë. Po ashtu, do të sigurohet funksionim i rregullt i organeve drejtuese, mbajtja e mbledhjeve statutare dhe dokumentimi korrekt i vendimmarrjes.
𝟐. 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐨𝐜𝐜𝐢𝐚𝐬
Federata do të ndërmarrë aktivitete për rritjen e bazës së sportistëve aktivë në boccia, me theks të veçantë te personat me aftësi të kufizuara. Kjo do të realizohet përmes programeve promovuese, ditëve të hapura, bashkëpunimit me qendra rehabilituese, shkolla dhe organizata joqeveritare. Qëllimi është krijimi i një baze të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të sportistëve në nivel vendi.
𝟑. 𝐎𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐯𝐞
Në vitin 2026 do të organizohet dhe zbatohet kalendari zyrtar i garave të boccias, duke përfshirë kampionatin kombëtar ekipor dhe individuale, Kupen e Kosoves në boccia dhe turne të tjera zyrtare. Federata do të sigurojë kushte të barabarta për pjesëmarrje, respektim të rregulloreve teknike dhe standardeve organizative. Garat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e sportistëve dhe përzgjedhjen e përfaqësueseve kombëtare.
𝟒. 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐚𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞
Federata do të mbështesë përgaditjen profesionale të sportistëve dhe stafit teknik për pjesëmarrje në turne ndërkombëtare të organizuara nga BISFed. Kjo përfshin planifikimin e kampeve stërvitore, pjesëmarrjen në Challenger dhe turne të tjera ndërkombëtare, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
𝟓. 𝐍𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐚𝐜𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐨𝐯𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞
Gjatë vitit 2026 do të organizohen trajnime dhe programe zhvillimi për trajnerë, referë, klasifikator dhe zyrtarë teknikë. Federata do të synojë licencimin dhe certifikimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare, duke rritur cilësinë profesionale dhe besueshmërinë e aktiviteteve sportive.
𝟔. 𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭
Federata do të vazhdojë promovimin e boccias si sport gjithëpërfshirës, në përputhje me politikat kombëtare për barazi dhe mosdiskriminim. Aktivitetet do të synojnë rritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sport dhe shoqëri.
𝟕. 𝐅𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬
Në vitin 2026 do të përmirësohet komunikimi publik përmes publikimit të rregullt të informatave mbi aktivitetet, vendimet dhe raportet e Federatës. Do të përdoren kanalet zyrtare të komunikimit dhe mediat sociale për informim transparent të publikut dhe palëve të interesit.
𝟖. 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞
Federata do të zbatojë menaxhim të përgjegjshëm dhe transparent të mjeteve financiare. Do të hartohet buxheti vjetor, do të kërkohen burime shtesë financimi përmes projekteve, donacioneve dhe sponsorizimeve, si dhe do të sigurohet raportim i rregullt financiar ndaj institucioneve përkatëse.
𝟗. 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫
Gjatë vitit 2026, Federata do të forcojë bashkëpunimin me Ministrinë përgjegjëse për sport, Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe federata partnere ndërkombëtare. Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave, rritjen e kapaciteteve dhe integrimin e mëtejmë të boccias së Kosovës në strukturat ndërkombëtare.
𝟏𝟎. 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢, 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢
Federata do të zbatojë mekanizma të rregullt monitorimi dhe vlerësimi për realizimin e planit të punës për vitin 2026. Raportimi periodik do të bëhet në përputhje me kërkesat e Ministrisë dhe organeve drejtuese të Federatës, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie.
31/01/2026
23/11/2025
06/11/2025