KB Drita

KB Drita

Share

KB DRITA | Gjilan
🏀 Klub zyrtar i basketbollit
🏆 Garues në Ligën e Parë – FBK
🤝 Sponsorizime & partneritete
📩 [email protected]
🔵⚪️

15/07/2026

DEKLARATË ZYRTARE

Me keqardhje të thellë njoftojmë opinionin sportiv, tifozët tanë dhe gjithë qytetarët se KB Drita nuk do të licencohet për garim në Superligën e Kosovës, jo për mungesë rezultatesh sportive, jo për mungesë organizimi apo vullneti, por për shkak të mungesës së një palestre të licencuar ku klubi të zhvillojë ndeshjet si vendas.

Ky është një moment jashtëzakonisht i dhimbshëm për klubin tonë. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, me shumë sakrificë, përkushtim dhe punë të palodhshme nga lojtarët, trajnerët, kryesia dhe të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin tonë drejt Superligës, sot po përballemi me një realitet të hidhur: ëndrra jonë po ndalet për arsye që nuk varen nga ne.

Palestra e qytetit vazhdon të jetë në proces renovimi, ndërsa, për fat të keq, nuk u arrit të sigurohej një alternativë nga institucionet komunale për zhvillimin e ndeshjeve. Kryesia e klubit ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të gjetur zgjidhje në komuna të ndryshme, duke zhvilluar takime dhe kontakte të shumta, por pavarësisht angazhimit maksimal, nuk kemi arritur të sigurojmë një palestër që do të na mundësonte licencimin.

Si kryesi e KB Drita, jemi thellësisht të zhgënjyer. Është e papranueshme që një klub i cili me meritë sportive fitoi të drejtën për të garuar në elitën e basketbollit të Kosovës, të mbetet jashtë vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe mungesës së përkrahjes institucionale.

Ky nuk është vetëm një dështim për KB Dritën. Ky është një dështim për sportin e qytetit tonë, për të rinjtë që ëndërrojnë të veshin fanellën e këtij klubi dhe për të gjithë ata që besuan se puna, sakrifica dhe suksesi sportiv do të shpërbleheshin.

Përkundër këtij zhgënjimi të madh, falënderojmë nga zemra lojtarët, stafin teknik, sponsorët, tifozët dhe çdo mbështetës që qëndroi pranë nesh në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ju ish*t forca jonë dhe arsyeja pse luftuam deri në fund.

KB Drita nuk do të dorëzohet. Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim, me shpresën se institucionet do ta kuptojnë më në fund rëndësinë e investimit në sport dhe se asnjë klub tjetër nuk do të përjetojë një padrejtësi të tillë.

Photos from Kosovo Basketball Federation's post 23/04/2026

🔵⚪️🏆

20/04/2026

KB DRITA NË SUPERLIGË🔵⚪️🏆👏🏽

20/04/2026

👏🏽🔵⚪️

20/04/2026

KB DRITA NË SUPERLIGË 🔵⚪️🏆

20/04/2026

Ndeshja kthyese e finales së play-off-it ndërmjet KB Drita dhe Proton Cable Prizreni do të zhvillohet sot nga ora 19:30 në ISP, Marigona Residence.

Ju presim për ta përkrahur ekipin!🔵⚪️

17/04/2026

Finalja e parë e playoff-it, e zhvilluar sot në Prizren, përfundoi me fitoren e KB Drita ndaj KB Proton Cable Prizrenit. Drita dominoi ndeshjen duke shënuar 85 pikë, ndërsa vendasit e mbyllën takimin me 71 pikë.

Seria vazhdon me ndeshjen kthyese të finales së playoff-it, e cila do të zhvillohet të hënën.

Stay Tuned🔵⚪️

Photos from KB Drita's post 04/04/2026

Mbrëmë në Gjakovë u luajt ndeshja kthyese e çerekfinales së play-off-it mes KB Gjakova dhe KB Drita.

Me një paraqitje shumë të mirë dhe energji të lartë në fushë, KB Drita arriti fitore sërish, me rezultat 114-79.

Një hap i rëndësishëm për ekipin! Urime djema dhe suksese në vazhdim! 🔵⚪️

Photos from KB Drita's post 31/03/2026

Mbrëmë, pas një loje entuziaste, KB Drita fitoi ndaj KB Gjakova me rezultat 118-80!

Lojtarët treguan fokus të madh dhe ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes, duke e merituar plotësisht fitoren.🔵⚪️

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address

Prishtine
Pristina
10000