16/10/2026
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në moshën 66-vjeçare, të anëtarit tonë të dashur, Adilj Dilji nga Mushnikova.
Baci Adilj, pavarësisht moshës, ishte shembull i një shpirti të vërtetë sportiv. I palodhur, gjithmonë i motivuar, i përpiktë dhe me disiplinë të jashtëzakonshme, ai dëshmoi se pasioni për sportin dhe çiklizmin nuk njeh moshë.
Në emër të K.Ç. Pro Bike Prizren, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!