02/01/2026
🇽🇰 HISTORI SPORTIVE PËR KOSOVËN 🇽🇰
Me plot të drejtë, ky është një rezultat sportiv i paprecedentë për Kosovën.
Në renditjen zyrtare botërore CIVL–FAI, Kosova renditet e 2-ta në botë në disiplinën Paragliding Accuracy.
Ky nuk është vetëm një sukses sportiv – është histori! Është zëri i çdo piloti, i çdo trajneri, i çdo entuziasti që besoi në qiellin tonë dhe në talentin tonë. Është rezultat i sakrificës, pasionit dhe guximit, të një komuniteti që nuk hoqi dorë kurrë, edhe kur rruga dukej e pamundur. Ku na mbetet edhe një realitet pēr tu përmbushur.
“Një renditje e paarritur më parë nga asnjë sport apo federatë sportive në Kosovë
🙏 Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ,
puna e palodhur dhe kontributi i veqant për zhvillimin e sportit në Kosovë, znj Daulina Osmani.
Kosovo Olympic Committee
Linku zyrtar FAI:
https://bit.ly/4pmDHDp
19/10/2025
14/09/2025
02/09/2025
29/08/2025
09/08/2025
08/08/2025
05/08/2025
03/08/2025