10/06/2026
Prizren: Ndërron jetë 78-vjeçari pasi u godit nga një veturë teksa po lëvizte me biçikletë
Sot, më datë 10 qershor 2026, rreth orës 10:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën "Faik Konica" në Prizren.
Deri te aksidenti ka ardhur kur një automjet udhëtarësh ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.
Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajet dërgohet për autopsi.
Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku,njofton togeri Shaqir Bytyqi.
30/03/2026
KUPA E ANAMORAVËS 2026
Federata e Çiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Dardana” – Kamenicë, organizon garën në çiklizëm rrugor:
Kupa e Anamoravës 2026
Data: 05 Prill 2026 (E Diele)
Ora: 11:00
Starti/Finishi: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë
Distanca: 90 KM
Itinerari:
Kamenicë – Berivojcë – Koretin – Topanicë – Domorovc – Hodonoc – Rogoqicë – Muqivërc – Shipashnicë – Kolloleq – Hogosht – Kopërnicë – Tugjec – Zajqec – Hojkobillë – Dubishecë – Prapashticë – Gllogovicë – Krilevë – Strezoc – Hajnocë – Kamenicë
20/03/2026
Shoqata “Marakli t’Biciklave” në Prizren ka njoftuar se anëtari i saj, Ezan Ademaj, me prejardhje nga Zhuri, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sipas njoftimit, sot, më 19 mars 2026, rreth orës 13:00, në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, është raportuar një aksident trafiku ku janë përfshirë një motoçikletë, një kamion dhe një veturë.
Shoqata ka shprehur ngushëllime për familjen Ademaj.
19/03/2026
Sot më datën 19.03.2026 rreth orës 13:00 çiklisti Ezan N. Ademaj ndëroi jetë në një aksident. Çoftë banor i xhennetit.
Ngushllime familjes Ademaj.
16/02/2024
Urime 16 vjetorin Kosovë 🚴♂️🚴♀️🚴🇽🇰
16/02/2024
Grupi çiklizmit më të madhë në Prizren Marakli't Biciklave tani me emrin e rri Cycopath do jemi më të fuqishëm dhe do mbetemi më të mirët siç kemi qenë në Prizrenin e vjetër... 🚴♂️🚴♀️🚴
Aty ku na bashkon dashuria për çiklizëm!