12/05/2023
Shkolla e futbollit AN-Winner
Kultivimin e kulturës sportive dhe përfshirja permes futbollit.
Qendra dhe interesimi i shkollës janë fëmijët e shëndetshëm dhe të cilët shprehin interesimin për lojën e futbollit.
12/05/2023
15/03/2023
RENDITJET TABELARE PAS NDESHJEVE TE FUNDIT
🏆✅FC A&N-WINNER✅🏆
18/02/2023
FC A&N organizon turnirin memorial për nder të Kol.Skender Haliti i cili një vit më parë ndërroj jetë pas një ndeshje futbolli që u zhvillua ndërrmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre të gjeneratës U-11 të shkollës tonë.
-𝗧𝘂𝗿𝗻𝗶𝗿𝗶 𝗼𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗴𝗿𝘂𝗽𝗺𝗼𝘀𝗵𝗲̈𝗻 𝗨-𝟭𝟭 𝗻𝗲̈ 𝗤𝗥𝗦 𝗚𝗲𝘁𝗼𝗮𝗿𝗶.
Rregullat e turnirit ;
1. Ekipi përbëhet maksimumi nga 12 lojtar.
Loja zhvillohet më sistemin 5+1.
2. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse duhet të posedojnë ID kartelat apo ndonjë dokument për të dëshmuar moshën e lojtarëve.
3. Ekipet pjesëmarrëse duhet të jenë te QRS Getoari në ora 12.30, të dielën me 19.02.2023.
I përjetshëm kujtimi për ty kolonel 🙏🏻🫡
• 𝐒𝐊𝐄𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐇𝐀𝐋𝐈𝐓𝐈 •
06/01/2023
Shpallja e laureatëve të vitit 2022 nga LRFP solli mirënjohjet më të shumta shkollës tonë së futbollit A&N-Winner , një vit i suksesshëm plot sfida , fitore , gëzime e hidhërime të gjithat në shijen e vet.
Një punë e madhe e bërë nga staffi i trajnerëve në përgjithësi , angazhim i staffit të klubit , përkrahja e pandalshme e prindërve të fëmijëve që kanë bërë të jemi shkolla më e organizuar në regjionin e Prizrenit ku e dëshmojnë edhe sukseset e futbollistëve në terësi.
Sot nën praninë e shumë futbollistëve , kryetarit të LRFP , drejtorive të MKRS të komunës së Prizrenit e për rreth, e shumë personalitete tjera u ndanë këto mirënjohje;
U19
Arvanit Rexhaj
Ardi Krasniqi
Ermal Kastrati
U17
Leart Popaj
Feldis Mustafi
U15
Pashtrik Morina
Orges Paqarizi
Aziz Rama
Emin Islami
U13
Rigon Jashari
Ammar Fejziu
Zylfi Berisha
Albatrit Thaqi
U11
Leon paluca
Ubejd ramadani
Dren krasniqi
Diar duraku
DENIS ISAJA
ERON SYLEJMANI
Mirënjohjet për trajnerët , shkollën e futbollit , staffin e klubit e të gjithë futbollistëve bëjnë që të jenë motiv i vazhdimit të punës së pandalshme drejt qëllimit e përmbushjes së ëndërrave.
🔵🔴
❤️💙
🏆✅
29/12/2022
🎄②⓪②③🎄
Rrjeti i njohur i marketeve "𝐌𝐘 𝐌𝐀𝐑𝐊𝐄𝐓" me seli në Prizren për festat e fundvitit ka dhuruar për shkollën tonë të futbollit dhuratat për më të dashurit tanë fëmijët.
E falenderojmë shumë staffin e "𝐌𝐘 𝐌𝐀𝐑𝐊𝐄𝐓" për kto dhurata që i gëzuan shumë fëmijët shpresojmë që ëndërrat e tyre të plotësohen e të arrinë sukseset e mëdhaja.
𝙁𝙖𝙡𝙚𝙢𝙞𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙩 𝙈𝙔 𝙈𝘼𝙍𝙆𝙀𝙏 ! 🎄🎊👏
Sekuencë e shkurtër interviste e realizuar nga portali 029 me futbollistin tonë më të shquar Pashtrik Morina i njohur si "Modriç" i Prizrenit e i Kosovës.
Një futbollistë që po rritet në klubin tonë me punën e madhe të trajnerëve Denis Isaja , Alban Guci dhe Sead Gorani , kjo ka bërë që sot Tiki të arrijë në performancat e tijë të jashtzakonshme.
E ku ka më mirë se futbollisti i shkollës tonë të futbollit A&N-Winner të jetë i vetmi në regjionin e Prizrenit pjesë e kombëtares së Kosovës për gjeneratën U15 , krenari e shumë nder e kështu si Tiki edhe shumë të tjerë do na bëjnë krenar neve , familjen , qytetin dhe kombin përgjithësi.
Faleminderit portalit 029 për intervistën !
15/12/2022
Në bazë të përgaditjeve sa më intenzive për vazhdën e zhvillimit të kampionatit shkolla jonë e futbollit zhvillon ndeshjen tjetër miqësore edhe ksaj rradhe mysafir por ndaj klubit me renome KF Vëllaznimi , ku do udhëtojmë me gjeneratat U13 dhe U15.
Puna e madhe që po bëhet nga staffi ynë me në krye trajnerët Denis Isaja dhe Alban Guci po del në pah pasiqë ky interval i punës po shpërblehet nga futbollistët tonë të jashtzakonshëm.
⚫️🔴KF Vëllaznimi - FC A&N-WINNER🔵🔴
🏆Ndeshje miqësore
✅GJENERATAT U13 dhe U15
📆E shtune , 17/12/2022
⏰Ora 12;00
🏟Gjakovë
🔴🔵
🏆
👏✅
09/12/2022
✅ NDESHJE MIQËSORE ✅
Pas një pushimi dimëror në garat rajonale Shkolla jonë e futbollit aranzhon miqësore me skuadrën FC ARENA-Pejë ku me gjeneratat U13 dhe U15 do të udhëtojmë drejt Pejës për ta zhvilluar ndeshjen kontrolluese , pas sukseseve në regjionin e Prizrenit shkolla jonë nuk do të ndalet asnjëherë së punuari deri në arritjen e sukseve në kulminacion.
🔵⚪️FC Arena(Pejë) - FC A&N-WINNER🔴🔵
🏆Ndeshje miqësore🏆
📆E shtune , 10/12/2022
⏰Ora 12:30
🏟Stadiumi në Pejë
🔴🔵
🏆🤍
💙❤️
28/11/2022
Urime festa e 28 Nëntorit !
🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
27/11/2022
Ditën e shtune me 26 nëntor në ambientet e stadiumit "Boka" - në Korishë u mbajt turneu për nder të festës së flamurit nga SHF "Teuta" , ku të ftuar ishin shumë skuadra nga vendi e nga Shqipëria me gjeneratat U13.
E nuk ka si të jetë ndryshe pos kupa të mbetet aty , aty ku e ka vendin e aty ku kta djelmosha e meritojnë plotësishtë. Turneu ishte me një organizim sipas sistemit në grupe ku deri në finale gjenerata jonë nuk pësoi asnjë humbje duke shkaktuar 4 fitore e 1 barazim.
Në fund nga drejtuesit e turneut u ndanë çmimet sipas paraqitjeve individuale , që ishin kto ;
Vendi i I ; SHF A&N-Winner
Vendi i II ; SHF "AS" - Gjakovë
Vendi i III ; SHF "Vushtrria"
Lojtari më i mirë i turneut ; SHF "AS"
Portieri më i mirë i turneut ; SHF "Teuta"
TopGolashënuesi i turneut ; Elber Grosha
Falenderojmë organizatorët , staffin , prindërit , trajnerët e në veçanti futbollistët që na sjellën emocione të jashtzakonshme me ndeshjet e zhvilluara ku dashuria e madhe për futbollit po shprehet në shumë mënyra.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Prizren
20000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |