Akademia Liria

Akademia Liria

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Akademia Liria, School Sports Team, Rr. Hoxhë Tahsini p. n, Prizren.

Photos from Akademia Liria's post 05/07/2023

FUNDI I VITIT SHKOLLOR fatosëve të SHF Liria ua gjen librezat me sukses të shkëlqyeshëm.
Përkrah futbollit edhe mësimi në shkollë shembullor.
Ju lumtë, urime, urime, urime...👌♥️♥️♥️💕

Photos from Akademia Liria's post 30/06/2023

Fatosët e SHF LIRIA iu gëzuan kupës dhe medaljeve.

Photos from Akademia Liria's post 28/06/2023

Durrës 2023

Photos from Akademia Liria's post 24/06/2023

Fëmijët e SHF LIRIA përkatësisht gjeneratat,
2010, 2011, 2012 dhe 2013 duke fituar përvoja të reja shoqërore por parasëgjithash duke u kënaqur dhe duke e shijuar bregdetin shqiptar në Durrës.

Në ndërkohë futbollistët e rinjë kanë zhvilluar takime miqësore me moshatarët e tyre nga Prishtina me ç'rast kanë shkëmbyer përvoja të reja futbollistike mes vehte.

Është kënaqësi të luash futboll dhe njëkohësisht t'i shijosh valët e detit, janë fjalët e disa fatosëve të vegjël.

28/05/2023

⚪️⚫️ Ecim tutje 💪

Liria U15 arriti një fitore të rrëndësishme për të vazhduar garën në nivel republike.

Duke mposhtur ekipin nga Gjilani.

Gjilani U15 𝗟𝗜𝗥𝗜𝗔 U15 3-3 PEN (3-5)

Photos from Akademia Liria's post 11/05/2023

Fëmijët e qytetit të Prizrenit më saktësisht nxënësit e SHF "MUSTAFA BAKIU" i shijuan hapësirat e stadiumit "Përparim Thaçi" ku patën rast të luajnë e të argëtohen për disa minuta në fushën e gjelbër.

Ata zhvilluan një ndeshje miqësore me moshatarët e tyre të gjeneratës 2009 - 2010 të trajnerit të SHF LIRIA,
ERDOGAN BRANDO, me ç'rast u shprehën shumë të lumtur që patën rastin të luajnë në fushën e madhe me dimensione profesionale.

E falenderojmë Arsimtarin me përvojë të edukatës fizike, Prof. BEDRI ÇEJKUN
i cili me kënaqësi u shpjegoi nxënësve aspekte të futbollit.

Fëmijët me kënaqësi i takoi edhe futbollisti i KF LIRIA me përvojë shumë të gjatë ROBERT GJERAJ dhe mesfushori i ri i Lirisë me të ardhme të ndritur DIELLOR BESENI të cilët iu përgjigjën fëmijëve në pyetjet e tyre që ata ua parashtruan rreth futbollit profesional.

Të gjitha shkollat e qytetit të Prizrenit dhe rrethinës janë të mirëseardhura për këtë lloj edukimi sportiv.
Ju mirëpresim të gjithëve!

Me respekt,
Departamenti për mardhënie me publikun
i KF Liria

10/05/2023

⚪️⚫️ Ecim tutje 💪
+3....
Juniorët arritën një fitore të rrëndësishme si mysafir.

Feronikeli U19 - 𝗟𝗜𝗥𝗜𝗔 U19 𝟮-𝟯
⚽️⚽️𝗢𝗿𝗹𝗮𝗻𝗱 𝗗𝘂𝗵𝗹𝗮𝗸𝘂
⚽️𝗔𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗦𝗵𝗶𝗴𝗷𝗲𝗾𝗶

Photos from Akademia Liria's post 03/05/2023

Sot, në stadiumin e qytetit të Prizrenit
"Përparim Thaçi" lojtari i ISTANBULSPOR JETMIR TOPALLI i surprizoi futbollistët e gjeneratës U15 të trajnerit Sinan Osmani dhe U15 të KF Besëlidhja me paraqitjen e tij të befasishme në ndeshjen e tyre miqësore.

Të rinjtë e të dyja ekipeve ishin të ngazëllyer me takimin nga afër me futbollistin profesional të Superligës Turke.

E falenderojmë Jetmirin për respektin e treguar ndaj shkollës sonë.

I falemnderojmë edhe të rinjtë e KF Besëlidhja dhe trajnerin e tyre Faton Cecelia për vizitën që i bënë shkollës sonë.

Me respekt,
KF LIRIA

02/05/2023

⚪️⚫️ Ecim tutje 💪

Juniorët arritën një fitore të rrëndësishme si mysafir.

Top Futboll U19 - 𝗟𝗜𝗥𝗜𝗔 U19 𝟭-𝟯
⚽️𝗫𝗵𝗲𝘃𝗮𝘁 𝗦𝘂𝘀𝘂𝗿𝗶
⚽️⚽️𝗔𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗦𝗵𝗶𝗴𝗷𝗲𝗾𝗶

30/04/2023

⚪️⚫️ Ecim tutje 💪

Liria U11 mposht 7-2 Prizrenin U11 ⚫️⚪️

Photos from Akademia Liria's post 28/04/2023

KF Liria - U15 janë nënkampion të Regjionit në Ligën A

Nënkryetari i LRF-së, Z. Labinot Ibrahimi shpërndau kupën dhe medaljet për nënkampionët.

KF LIRIA e përgëzon trajnerin Sinan Osmani dhe futbollistët e rinjë për suksesin e arritur dhe ju dëshiron edhe më shumë suksese në stinorin e ardhshëm në garat e nivelit Republikan.

Drejt sukseseve!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Rr. Hoxhë Tahsini P. N
Prizren
20000