K.F Arbanasi

K.F Arbanasi

Share

JEMI FAMILJE ⚽️

27/05/2026

E nderuara familja Thaçi,
Të nderuar bashkëluftëtarë të Përparimit,
Të dashur sportistë, shokë dhe futbollistë që patëm nderin të luanim bashkë me të,

Sot, në 28 vjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit, Përparim Ali Thaçi, në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj veprës së tij dhe respektin e pashuar për familjen Thaçi.

Rënia heroike e Përparimit në maj të vitit 1998, në mbrojtje të atdheut, ishte një lajm tronditës për shokët e tij dhe për ne futbollistët që ndamë fushën me të. Vendimi i tij për të lënë studimet dhe për të varur këpucët e futbollit, që t’i kapte armët e lirisë, është akt sublim që pak kush do ta ndërmerrte. Përparimi e bëri, dhe me gjakun e tij shkroi emrin në historinë e artë të Kosovës.

Sot, me krenarinë më të madhe, stadiumi i qytetit të Prizrenit mban emrin e tij “Përparim Thaçi” një emër që do të mbetet përjetësisht, brez pas brezi, në kujtesën tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Përparim Thaçit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Me respekt,
Mirsad Çollaku
Kryetar

27/05/2026

𝑇𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒𝑠𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑖𝑠𝑙𝑎𝑚!
𝑇𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑘𝑙𝑢𝑏𝑒, 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑠𝑡 𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑡𝑜𝑟 𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑣!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, t’ju uroj përzemërsisht këtë festë me urimet dhe dëshirat më të mira për ju.

Festa e Kurban Bajrami është një mundësi për të gjithë ne, si qytetarë e si sportistë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë.

Kurban Bajram është festë e solidaritetit, humanitetit dhe e kujdesit ndaj të tjerëve, prandaj uroj që edhe këtë vit Kurban Bajramin të kalojmë me shëndet, mirëqenie dhe harmoni mes njeri-tjetrit dhe lumturi në familjet tuaja.

Me respekt,
Mirsad Çollaku
Kryetar

21/05/2026

🟥🟨 Gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

📆21 maj 2026
⏰20:00
🏟️Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

21/05/2026

ALARMANTE!

Komunat i kemi praktikisht para falimentimit!

Te nderuar

Si pasoje e udheheqjen nga VV dhe Kurti:

• President nuk kemi
• Kuvend nuk kemi
• Qeveri praktikisht nuk kemi, vetem UD
• Gjykata Kushtetuese funksionon me 7
gjyqtarë nga 9 sa janë të parashikuar
gjithsej. Nga këta, pesë gjyqtarëve
pritet t'u përfundojë mandati brenda
verës së vitit 2027, duke rrezikuar
kuorumin për vendimmarrje nëse
Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh gjyqtarët
e rinj në kohë.
• Komunat i kemi praktikisht para
falimentimit

A nuk eshte ky defunkcionalizim i shtetit?

Kujt i konvenon kjo situate ne Kosove ?

20/05/2026

FALENDERIM

Klubi i Futbollit Arbanasi falenderon të gjithë ata që kontribuan dhe e përkrahën klubin tonë për të qenë pjesëmarrës në Ligën e III-të të Futbollit të Kosovës, veqanërisht falenderime dhe mirënjohje për heronjët e fushës së gjelbërtë; lojtarët, të cilët djersitën fanellën dhe mbrojtën ngjyrat e ekipës tonë dhe na mirëkuptuan pikërisht në sezonën më të vështirë që kaloi klubi në raport me Institucionet kompetente.

Përkundër të gjithave, klubi ynë arriti të renditet i dyti në tabelën përfundimtare dhe kjo është meritë e trajnerit dhe të gjithë lojtarëve vullnet mirë që kontribuan në forma të ndryshme për mbijetesë në këtë rrugëtim sportiv.

Klubi Futbollit Arbanasi i falenderon dhe i është mirënjohës secilit për rrugëtimin e përbashkët në sezonën 2025-26 dhe e ndjejmë se nuk ka njësi matëse që peshon djersën e fanellës dhe kontributin tuaj ndaj klubit tonë.

Faleminderit dhe mirënjohje!
Përzemërsisht
K.F Arbanasi
Maj, 2026

20/05/2026

E nderuara strukture organizative e KF Shkolla e Futbollit Istogu 03

Pas një sezone të rrugëtimit të përbashkët në këtë kampionat, ekipa juaj tregoi nivel më të lartë profesional dhe organizativ; dhe meritoi ngritjen në nje ligë më të lartë.

Pranoni urimet më të sinqerta për shpalljen kampion në Ligën e Tretë – Rajoni i Dukagjinit për kampionatin 2025/2026 si dhe për inkuadrimin e ekipës tuaj në Ligën e Dytë.

Ju urojmë shëndet të mirë dhe suksese në Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës.

Përzemërsisht
K.F Arbanasi ⚽️

KAMPIONI KA EMËR - ISTOGU 03 🏆

Shpallemi kampion i Liga e Tretë e Kosovës!

Përfunduam një sezon të jashtëzakonshëm pa asnjë humbje!!

Falenderojmë lojtarët për angazhimin,stafin teknik për kompaktësinë,tifozët që na përkrahën në çdo ndeshje dhe sponzorët për mbështetjen e vazhdueshme!

ISTOGU 03 🩵🖤


Rina Market
Real Invest
Haxhijaj Electric
Komuna Istog
Poliklinika Medic-AL
3B-117

19/05/2026

SHQETESUESE!

I nderuari Kryetar i Komunës

E nderura Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport

Protagonistë të tjerë të rastit

Klubi Futbollit Arbanasi - Nënkampion i Ligës së Tretë të Futbollit të Kosovës;

Shpreh shqetësimin serioz ndaj pamundësisë së Institucionit të Komunës për të realizuar obligimet kontraktuale në kuadër të marrëveshjes për ndarjen e subvencioneve ndërmjet Komunës dhe Klubit të vitit 2025, duke kujtuar edhe obligimet e vitit 2025 dhe obligimet tjera që do të krijohen në vitin 2026.

Ju kujtojmë se përmes atyre mjeteve që i takojnë klubit; klubi zhvillon aktivitet aportiv me kompeticion garues dhe aktivizon e nxit të rinjët për sport, përveq të tjerave duke i shmnagur të rinjët nga dukurit negative dhe duke përfaqësuar vlerat sportive të qytetit tonë.

Nëse vazhdohet me raporte të tilla nga niveli qëndror ndaj Komunës tonë dhe Komuna ndaj klubeve nuk arrin finalizimin e obligimeve, të cilave klube i takojnë mjetet për të zhvilluar aktivitet sportiv atëherë mbijetesa e ekipeve sportive rrezikohet apo shuhet ashtu siç e kanë shuar aktivitetin sportiv dhjetra organizime tjera në kuadër të Ligës dhe Komunës.

Shuarja e një klubi sportiv nënkupton;

- mbi 18 të rinjë sportist pasivizohen

- disa gjyqtarë futbolli janë më pak të angazhuar

- disa mjek sportiv janë të paangazhuar

- trajner, personalitete sportive pushojnë nga angazhimi sportiv

- institucioni sigurisë, policia është më pak e angazhuar

- dhjetra të angazhuar të tjerë që janë pjesëmarrës aktiv dhe indirekt pushojnë së angazhuari!

Prandaj, KF Arbanasi shpreh shqetësimin serioz ndaj gjendjes aktuale dhe i adresohet protagonistëve të rastit që të angazhohen për përmisimin e situatës veqanërisht Institucioneve Qëndrore sepse janë duke pamundësuar ekzistencën dhe mbijetesën e sportit në Komunën tonë.

Nëse edhe pak kohë përdoren politika të tilla bllokuese ndërmjet Institucioneve, klubet dhe organizimet sportive shuhen thuajse plotësisht dhe kjo është ALARMANTE për sportin dhe të ardhmen.

Mbesim me shpresë në përmisimin e situatës dhe të kuptuarit e drejtë të gjendjes shumë të rëndë në të cilin ndodhen ekipet që kanë përfituar subvencionet por që nuk kanë pranuar mjetet.

K.F Arbanasi
19 maj 2026

Poshtërësia ka emër dhe mbiemër!

Përmes përmbaruesit, në emër të kontratës kolektive, Komunës së Prizrenit i merren 360,000.00€ nga kategoria e subvencioneve.

Gjatë vitit 2026 në total Komunës iu janë marrë afër 17 milion€!

10/05/2026
Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Prizren